Plas keq mes gazetarit dhe influenceres shqiptare: “Thuaj se kam ardhur për dashnorin”, Françeska i kthehet ashpër

8 Korrik 2026, 12:45Lifestyle TEMA
Plas keq mes gazetarit dhe influenceres shqiptare: “Thuaj se kam ardhur

Një përplasje e fortë publike ka shpërthyer mes personazhit të njohur për deklaratat rozë Elton Tozaj dhe influenceres, Françeska Murati.

Prej kohësh, Françeska ka qenë në qendër të spekulimeve për jetën e saj personale, pas rikthimit nga Londra në Tiranë së bashku me të birin. Ndonëse ajo nuk ka konfirmuar publikisht një divorc, ka lënë të kuptohet se fokusi i saj mbetet djali.

Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Françeska u pyet se përse kishte zgjedhur të rikthehej në Shqipëri. Ajo iu përgjigj shkurt, duke publikuar një pamje nga bregdeti dhe duke shkruar: “Sepse çdo e premte duket kështu”.

Kjo përgjigje u komentua në emisionin “T7”, ku Tozaj hodhi pretendime për arsyet e rikthimit të saj. Ai u shpreh se do të dëshironte që Françeska të ishte më transparente për jetën personale dhe deklaroi:

“Do më vinte shumë mirë që Françeska të deklaronte pse është divorcuar. E gjithë Shqipëria e di se me kë është e lidhur Françeska Murati tashmë. Mjafton ta thotë, nuk ka asnjë gjë të keqe. Nuk kemi pse të bëjmë këto filmat, ‘kam ardhur për diellin, për gurin e për rërën’, thuaj se kam ardhur për dashnorin dhe është gjëja më e thjeshtë.”

Deklarata e gazetarit ndezi menjëherë reagime në rrjet, por edhe një kundërpërgjigje të fortë nga vetë Françeska.

Influencerja komentoi në rrjetet sociale duke sfiduar publikisht gazetarin që të paraqesë prova për pretendimet e tij, ndërsa e akuzoi për shpifje dhe përpjekje për të tërhequr vëmendje.

“Keni b*thë me fol, atëherë hajdeni fakte? Se me fol e me mashtru dalim të gjithë në TV dhe themi mashtrime për me marrë pak vëmendje. Po s’keni ça me nxjerr, se jeni shpifësira që vetëm dini me shpif mashtrime, se s’keni këllqe me u marrë me lajme të vërteta,” shkroi ajo.

1 Komente

  1. S
    Shkodrani

    C'te keqe ka po te vije per dashnorin e te deklarohet se vjen per diellin? Edhe kjo Franceska pse nxehet nese dikush thote qe ajo paska ardh per dashnorin e jo per te premten e bukur? Biseda koti, mire kjo Franceska qe e kemi njohur disi, por edhe ky kullufi Tozaj, qe i futet ne breke te tjereve, kush eshte?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje