Një dërgesë me ndihma humanitare e destinuar për shqiptarët në Luginën e Preshevës është kthyer mbrapsht në pikën doganore të Vranjës, sipas një deklarate të publikuar nga Zyra për Shqiptarët në Serbi.
Sipas deklaratës, ndihmat ishin organizuar me mbështetjen e donatorëve nga Suedia dhe me përkrahjen e kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Organizatorët pretendojnë se dokumentacioni i nevojshëm ishte i plotë, por zyrtarët doganorë kërkuan dokumente shtesë, përfshirë një memorandum bashkëpunimi, të cilin ata e konsiderojnë si një kërkesë jashtë kuadrit ligjor.
Në deklaratë thuhet se, edhe pas përpjekjeve për të zgjidhur situatën përmes nënshkrimit të dokumenteve shtesë dhe ridrejtimit të ndihmave drejt Kosovës, autoritetet vazhduan të vendosnin pengesa të reja administrative.
Zyra për Shqiptarët në Serbi, duke cituar edhe qëndrimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, pretendon se arsyeja e vërtetë e bllokimit nuk lidhet me mungesën e dokumentacionit, por me faktin se ndihmat ishin të destinuara për komunitetet shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Qeveria e kryekriminelit edi rama,ben nje reagim te ashper ne fb,e lut vllaun vucic e i thote,per inat te Albinit mos e lesho kete ndihme te kaloj,vucko i pergjigjet;kuptova vllau jem edi.Shqipnia shqiptarve,vdekje trathetarve.