Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka njoftuar se Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin zyrtarisht një dialog strategjik, duke e cilësuar këtë si një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Sipas Gjuriqit, vendimi është marrë mëngjesin e së martës në Uashington, ndërsa seanca e parë e dialogut strategjik është planifikuar të zhvillohet të premten, më 17 korrik.
Ministri serb tha se, për herë të parë në histori, marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së po ngrihen në nivelin e partneritetit strategjik.
“Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara dhe administrata e presidentit Donald Trump po dërgojnë një mesazh të fortë jo vetëm për Serbinë, administratën dhe popullin tonë, por edhe për institucionet amerikane, se Serbia perceptohet si një partner dhe një vend mik”, deklaroi Gjuriq.
Ai e cilësoi këtë zhvillim si një nga arritjet më të rëndësishme të diplomacisë serbe në vitet e fundit.
“Kjo është diçka për të cilën kemi punuar për shumë vite. Në aspektin profesional, është një nga sukseset më serioze të diplomatëve tanë, si edhe i Qeverisë së Serbisë dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ministri.
Sipas autoriteteve serbe, dialogu strategjik pritet të krijojë një kornizë të re bashkëpunimi ndërmjet Beogradit dhe Uashingtonit në fusha me interes të përbashkët, duke synuar thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe të sigurisë.
Ky nivel mardhenesh Serbi-Amerike eshte rezultat I politikave antiamerikane qe ka ndjekur katundari malazias Albin Kurti. Cfare do thoni tani ju koqevarur analfabet funksional qe votoni Kurtin?
Ja, kete arriti Albin Kurvi! Dhe tani serbet jane "trimeruar" perseri te shprehin pa fre mendimet e tyre gjenocidiale, apo edhe te dhunojne fizikisht, si incidenteti qe ndodhi dje ne Maqedonine e Veriut ku nje nga deputetet e partise se perfaqesimit serb, dhunoi edhe fizikisht nje deputete te BDI.