Bashkimi Evropian ka dënuar deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
Duke folur para gazetarëve në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorika të tilla, pasi bie ndesh me dinjitetin njerëzor.
“Në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton ose promovon spastrimin etnik. Deklarata të tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, u shpreh Hipper.
Ajo nënvizoi se deklarata të tilla janë gjithashtu në kundërshtim me angazhimet që Serbia ka marrë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Ne presim që të gjithë liderët të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në krijimin e një klime besimi dhe stabiliteti rajonal”, shtoi zëdhënësja e Komisionit Evropian.
Deklarata e ministres serbe ka shkaktuar reagime të forta edhe në Shqipëri dhe Kosovë, ku është cilësuar si e papranueshme, fyese për viktimat e luftës dhe në kundërshtim me përpjekjet për pajtim dhe stabilitet në rajon.
Shumë gabim e ka BE-ja . Ministrja sërbe ka folur shumë mirë . Do kishim shpëtuar edhe neve si Shqipëri prej koqevarëve, se vetëm të këqija kemi parë prej tyre .
BE nuk ka pse shqetesohet pasi trimat e VV jane nisur drejt Beogradit dhe do rrezojne ministren dhe Vucicin.Por me pare do sulmojne policet dhe komisiaratet e policise ne Serbi. Lum Kosova qe ka kurvat e Kurvit.
Ku është shpëtimtari Al Bin Kurva?