“Masakra e Reçakut në gjykatë”/ Dështon seanca fillestare, shkak mungesa e avokatëve

20 Korrik 2026, 18:55Rajoni TEMA
“Masakra e Reçakut në gjykatë”/ Dështon seanca

Dështon që në nisje seanca për Masakrën e Reçakut. Shkak është bërë mungesa e katër avokatëve.

Kjo pasi Oda e Avokatëve në Kosovë nuk i kishte ndarë atyre detyrat zyrtare për të akuzuarit.

Një pjesë prej mbrojtësve ligjor të paraqitur deklaruan se nga institucioni ishin njoftuar vetëm për datën e seancës por jo për detyrën konkret ndaj palës së akuzuar.

Deri në sqarimin e plotë, seanca u shty, ndërsa data e radhës u caktua 31 korriku.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritej të mbahej sot seanca e shqyrtimit fillestar në rastin penal ndaj 21 të pandehurve për një nga masakrat më të rënda mbi popullsinë civilët në Kosovë.

Të gjithë të pandehurit janë nënshtetas serb.

Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale, gjykimi në këtë rast pritet të zhvillohet në mungesë të të pandehurve.

Asnjëri prej tyre nuk është paraqitur dhe as dorëzuar para organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se në periudhën 1998 – 1999, të pandehurit, në bashkëpunim, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, kanë kryer trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile.

Në Masakrën e Reçakut u vranë 45 civilë, ndërsa ngjarja shërbeu për ti dhënë jehonë ndërkombëtarë planit serb për spastrim etnik të Kosovës.

Lini një Përgjigje