Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

24 Korrik 2026, 14:15Rajoni TEMA
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin.

Fillimisht, është larguar anëtari i KGjK-së, Ahmet Imami dhe më pas anëtarët Bashkim Hyseni dhe Besnik Bislimaj.

Kryesuesi i KGjK-së, Rrustem Thaqi në mungesë të kuorumit për vendimmarrje njoftoi se takimi do të shtyhet për një datë tjetër.

“Meqenëse disa anëtarë e lëshuan takimin, në mungesë të kuorumit takimi shtyhet për herën e radhës. Do të njoftoheni me kohë”, tha Thaqi.

Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje ishte paraparë edhe shqyrtimi i kërkesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, lidhur me trajtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor nga komuniteti serb.

Lini një Përgjigje