Njësoj si para 20 vitesh, kur në Shqipëri po ndryshonin sistemet, edhe kësaj here, lajmi i mirë është se ndryshimi po nis nga qytetet.
Megjithatë, kryeministri Sali Berisha po deklaron se ai ka fituar votën popullore, edhe pse e di mirë që do qeverisë deri më tani vetëm dy- tre bashki kryesore, Lezhën, Shkodrën e Kukësin. Rreth 2.5 milion banorë në këtë vend do kenë drejtues njësish vendore të majta dhe ky është një fakt i rëndësishëm. Vota që u dha për këto drejtues partish ishte vota politike në këto zgjedhje, ajo tjetra, për fletët e këshillave bashkiakë, është vota më pak e vlerësuar dhe e shpërdoruar në këto zgjedhje. Këtë kryeministri e di shumë mirë. Ajo fletë e dytë është për mbushje, për coka, për miqësi e ndoshta edhe për presion.
Ne po ju sjellim disa shembuj se si ka shkuar kjo votë në disa bashki për të kuptuar sa vlerë ka kjo votë për shqiptarët. Dhe të mos harrojmë se bëhet fjalë për bashki, e jo për komunat, ku kjo votë katandiset edhe më keq.
Rrëshen- PBDNJ ka dalë partia e parë
Tropojë- PDIU ka dalë partia e dytë në një rreth pa çamë
Kukës- PLL del partia e dytë
Berat- Demokristianët shënojnë një rekord votash
Çorovodë- PD, forcë e katërt politike pas Ballit Kombëtar
Bulqizë- G99 shkon krah për krah me PD me vota
Peshkopi- Këtu një person i quajtur Zyber Ademi mposht partitë kryesore
Fushë-Krujë- PR del përpara PD, e treta
Elbasan- Partia Ardhmëria Shqiptare shënon rezultat spektakolar
Divjakë- PLD e Spartak Ngjelës del parti e tretë
Ballsh- Demokristianët shënojnë vota të shumta
Gjirokastër- Edhe këtu rioshët e G99, janë shumë mirë me bota
Këlcyrë- Partia e Gjelbër është e para për vota
Bilisht- Aleanca e Maqedonasve me shumë vota në vend të tretë
Koplik- PBDNJ forcë e dytë, PS e para
Fushë- Arrëz- Partia e të Drejtave të Mohuara e Re del forcë e dytë
Pukë- PD del forcë e 11 politike edhe pse fitoi bashkinë, PLL, forcë e parë
Comments are closed.
Eshte mire qe para se te jepen rezultate definitive duhet te konfirmohen. P.sh. ne Peshkopi personi quhet Astrit Ademi dhe jo Zyber Ademi. Ka marre 463 vota. Nderkohe partite kryesore respektivisht PS ka marre 1500 vota dhe PD 2463 vota
Arnautistan hesapi.
Saliu eshte nje kriminel dhe jo genjeshtar a mashtrues.Eshte nje bajge e ndyre e … popullit…ah mor popull dhe sa rruge duhet te ecesh ne te perpjeten e ndergjegjesimit qytetar qe te mund te quhesh i tille.
Ndriçim Dushku, nga fshati Hasdushk i Rrogozhinës bëhet kryebashkiak i saj, si anëtari PDIU-së. A thua të ketë pak çamë Rrogozhina (një lagje e tërë, “Miqësia”) që gjeti për kandidat Çimin, fashatar denbabaden Rrogozhine?. Këtë herë, për herë të parë emri i lagjes së çamëve ka fjetur vërtetë domethënjen e munguar.
Urime!
Zoti Berisha e lexon voten si ti interesoje,dhe kjo nuk eshte ndonje gje e re.Problemi eshte se ai rri ,,urte,,per arsye konjukturale dhe kur arine ne momentin e duhur godet duke shkaktuar deme kolosale360 grade.
Me e cuditshmja me duket Tropoja dhe Bulqiza