Qeveria shpërblen zyrtarin e LSI me 5 HEC-e

16 Tetor 2011, 14:56Politika TEMA

Qeveria shpërblen përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim me dhënien e pesë hidrocentraleve me koncesion. Bëhet fjalë pikërisht për dhënien me koncesione të hidrocentraleve “Iballë 1, 2, 3” dhe “Sapaç 1, 2”. “Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion të formës BOT (Ndërtim, Operim dhe Transferim) të hidrocentraleve “Iballë 1, 2, 3” dhe “Sapaç 1, 2”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Miratimin e bonusit prej 2% të pikëve për rezultatin, teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar) për dhënien me koncesion të këtyre hidrocentraleve, që i jepet shoqërisë “Energy Finance Menagement Shqipëria”, shpk”, thuhet në vendimin e qeverisë. Sipas këtij vendimi të marrë në mbledhjen e datës 12 tetor, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në procedurën konkurruese përzgjedhëse për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “Iballë 1, 2, 3” dhe “Sapaç 1, 2” të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtyre hidrocentraleve. Sipas të dhënave zyrtare të QKR, në bazë të një investigimi rezulton se Selami ka pjesën më të madhe të këtyre aksioneve. Selami njihet si një nga njerëzit që ka investuar në fushën e futbollit, ku ka qenë një nga presidentët e klubit Flamurtari të Vlorës. Mbi bazën e këtij vendimi rezulton se përfaqësues i firmës “Energy Finance Menagement Shqipëria” është edhe Shkëlqim Selami, me 32,5 për qind të aksioneve. Ai është kreu i LSI-së për qytetin e Vlorës, njëherësh edhe anëtar në këshillin bashkiak, si përfaqësues i kësaj partie. Selami zotëron dhe shumicën e aksioneve në firmën “Energy Finance Menagement Shqipëria”. Pjesa tjetër e aksioneve përbëhet nga dy ortakë të tjerë, të cilët zotërojnë kuota të barabarta aksionesh në 22.5 për qind. Ajo figuron ende me statusin aktiv. Objekti i kësaj firme, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, është “Ndërtimi dhe financimi i objekteve civile dhe industriale, veprave energjetike, ndërtimi i hidrocentraleve e termocentraleve të të gjitha llojeve, ndërtimi rrugëve, hekurudhave, porteve aeroporteve, kanalizimeve etj. Punime rikonstruksioni të objekteve civile e industriale”. Gjithashtu firma ka si objekt edhe “Hartimin e studimeve, projekteve dhe zbatimi i tyre për qëllime financimi dhe rehabilitimin e mjedisit në zonat e ndotura. Vlerësimi tekniko-ekonomik i veprave ndërtimore, projektim e zbatim i veprave industriale, hapje dhe shfrytëzim minierash, ndërtim impiantesh fraksionimi. Prodhimi e përpunimi i materialeve që përdoren në ndërtim. Shitblerje e energjisë së prodhuar nëpërmjet ujit apo burimeve të tjera të rinovueshme. Import, eksport dhe tregti me shumicë e pakicë i materialeve të ndërtimit brenda dhe jashtë vendit për llogari të shoqërisë apo të tretëve. Import, eksport, tregti të produkteve ushqimore, industriale etj. Transport kombëtare e ndërkombëtar etj.” janë objektet e tjera të firmës. Sipas të dhënave zyrtare të QKR-së, kjo firmë është themeluar më 03/02/2010. Vendimi më i fundit i qeverisë rezulton se është marrë në konflikt interesi, pasi ministri i Ekonomisë që ka propozuar Nasip Naço është përfaqësues i LSI-së në kabinetin “Berisha”. LSI që nga 2009-a është në koalicionin qeverisës me Partinë Demokratike. Që nga qeverisja e djathtë janë dhënë kontrata të konsiderueshme në formë koncesioni për ndërtimin e HEC-eve. Kryeministri Berisha kohët e fundit pati deklaruar se do të ketë rritje të investimeve në fushën e energjisë, duke premtuar kështu edhe ndërtimin e 443 HEC-eve në vend me vlerë 200 milionë lekë. Opozita prej kohësh ka qenë kritike për mënyrën e dhënies së koncesioneve nga ana e qeverisë, ku ka akuzuar se dhënia e tyre është kryer mbi bazën e konfliktit të interesit. Sipas opozitës në këtë proces kanë përfituar njerëz të tarafit të ministrave. Shumë prej vendimeve të marra nga qeveria për ndërtimin e HEC-eve po hasin në vështirësi, pasi pjesa më e madhe e tyre nuk i ka përfunduar projektet ende. Lidhur me këtë çështje, Kryeministri Berisha i kërcënoi këto firma duke deklaruar se do të heqë lejet e firmës koncesionare, në rast të moszbatimit të kontratave të përfituara. Edhe në mbledhjen e dy javëve më parë, qeveria mori vendim për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të 7 hidrocentraleve dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë. Kryeministri Berisha, duke prezantuar vendimet, e konsideroi këtë një zhvillim pozitiv, në përpjekjen për të shndërruar në vlera për qytetarët shqiptarë pasuritë dhe asetet e vendit, siç është edhe pasuria hidrike. “Po ta cilësonim mbledhjen e sotme të qeverisë, do ta quanim mbledhja e energjisë. Rendi i ditës ka vendime për 7 hidrocentrale të reja që janë përgatitur nga Ministria e Ekonomisë e AKBN dhe jepen bonuset për t’u nxjerrë në tender. Edhe ky është një nga zhvillimet më pozitive të këtyre viteve. Shumë i rëndësishëm është fakti se vazhdon të jetë i lartë interesi për ndërtimin e tyre. I rëndësishëm është gjithashtu fakti se studime intensive po bëhen në të gjitha ujërat e vendit, që përfaqëson një Norvegji të vogël në Ballkan. Vitin e kaluar Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon me rritje të investimeve dhe të mos harrojmë se investimet e vjetshme nuk kanë pasur lidhje me privatizimet, të cilat hynë edhe ato tek investimet e huaja. Të gjitha investimet prej 1 miliard e 97 milionë, përveç 30 milionëve të një licence, kanë qenë të gjitha investime”, tha Berisha në mbledhjen e 7 tetorit. Më tej ai theksoi se “edhe shumë më të mëdha kanë qenë investimet direkt të qytetarëve shqiptarë. Ndaj përpjekja jonë për t’i shndërruar në vlera e të mira për qytetarët shqiptarë, për t’i shndërruar në energji elektrike, të ujërave që derdhen pa vlerë në det, vetëm sa hollojnë kripën e detit, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne duhet të bëjmë gjithçka që asetet e pasuritë tona t’i shndërrojnë në vlera për qytetarët”./Shqip

12 komente në “Qeveria shpërblen zyrtarin e LSI me 5 HEC-e”

  1. Silencio says:

    Midis shume e shume idiotesirave te tjera qe tregon qeveria Shqipatare , njer me habitese eshte kur shikon Kryeministrat me Kompjutera perballe tyre . Secili me nga nje kompjuter !….Vertete thoni se shoqerojne Kryeministrin kur flet ? apo kontrollojne se ç’fare Editoriali ka shtuar Ram ne ndonje gazete?

  2. raimondi says:

    Aty ne Shqiperi po pasurohen miqte e pushtetit ,ndersa njerezit e thjeshte e marrin buken me liste….

    U be kjo demokraci vetem per shoket e pushtetit–

    1. Argita_B says:

      Demokraci !!! aty çdo gje mund te jete, vetem demokraci jo,; Shqiperia ou kthye ne komunizem privat.

  3. Nabukodonosor says:

    Me kete popull qe ha fara luledielli dhe shikon tere diten telenovela,mund te besh cte duash.

  4. Palla says:

    Pak rendesi kane ngjyrat politike ne kete vend dikur ishin armiq te eger me Ilir Meten tani jane bashkepronare te Shqiperise.Dikur Iliri e rrasi ne biruce Salun dhe je versul si qen i leshuar nga zinxhiri Josefines ne parlament.Tani po ju lyen qerren dhe per shkak te tij vriten 4 te pafajshem ne mes te Tiranes pasi njerezit u ngriten ne proteste per vjedhjen e filmuar me ze dhe figure.Dikur Fatos Nano ishte kreu i mafies dhe klanit te Zemunit ne Durres sot gjithe klani eshte partneri me i rendesishem i qeverise.Dikur Saliu shetiste me varke me te bijte e Enverit ne pogradec sot udheheq te ashtuquajturen parti demokratike.Dikur Arben Imami drejtonte te ashtuquajturat Komitete shpetimi ne Jug sot eshte graduar si minister i Mbrojtjes.
    Quajeni veten te majte ose te djathte bertisni e shani njeri tjetrin ju o popull ne fund te fundit Shqiperia po ndahet ne prona private te gjithe matrapazeve dhe te pafytyreve qe nderrojne parti e ide nga te fryjne ererat e korrupsionit me te felliqur qe ky popull po perjeton.

  5. Tirona says:

    I ka ardhur fundi qeveris dhe po ndajne fundin e tortes per xhepat e tyre.

  6. tani says:

    Shkelqim Selami njihet ne Vlore dhe pervec se i ka marre ketij qyteti nuk i ka dhen asnje gje,pervetesoj ekipin e Flamurtarit dhe e mbajti peng deri sa e coj ne piken me te ulet qe ka patur ndonjeher ky klub dhe me vendosmerine e Bashkise qe ja hoqi klubin e shpetoj ate nga ky pseudo bissnesmen qe me ane te qenit antare Bashkiak kerkon qe te rimarre perseri ekipin e Flamurtarit qe te bej sic bente mos pagonte as rrogat e futbollisteve qe pervec nje lokali nuk dihet me se merret ,ahhh po se,merret me bisnesin e vjedhjes se tokave me ddokumenta fallco dhe me trafikim votash kjo eshte e sigurt por me se fundi ky ish-futbollist medioker da na jap dhe pak drite dhke ju futur bisnesit te Hidrocentraleve ,
    Keto lloj hibridi allashqipetare do ta kishte zili cdo lloj bisnesmeni i sukseshem ne bote qe nga nj bisnes fallcifikim pronash ,u be president i nje klubi futbolli,dhe si peliven ju hodh ne krah politikes dhe nga aty do na ndertoj edhe hodrocentrale,hajdeni o kapitaliste mesoni nga bissnesmenet tane te llojit Cim Selami

    1. aliu says:

      vec kete meritojme.te na drejtojne futbollistet.nuk cuditem aspak.

  7. shefqet dushku says:

    Kam lexuar nje njoftim te M.Eneergj.per /Lefter 1,2,3,/ per ndertimin mbi perroin e Backes,Skrapar,te tre HEC.,dhe pyes veten edhe[ te vdekur] keta te LSI-se kerkojne te fitojne nga ky pushtet,ose te aferm te tyre shfrytezojne emrin e ish-Kryetarit te Bashkise Corovode,rametliut Lefter Lame.A thua qe kjo zone eshte prone e tyre.Shfrytezojne malin e Tomorrit ne menyren me cnjerezore, lumenjte e perrenjte e Skraparit,gjithe ate popullsi qe eshte ende andej i kane privatizuar,terrorizuar,injoruar,fyer e share………..

  8. erlind says:

    Aman o TemA, nuk e lexoni shkrimin ju gazetaret!!! Po hapni nje rubrike ju lutem per te gjitha karabushlleqet qe keput cdo dite.
    Vereni cthote ne mbledhje qeverie: ujërave që derdhen pa vlerë në det, vetëm sa hollojnë kripën e detit,
    Ky e ka konceptin e detit si te gjelles, a te kosit, qe i hedh uje e hollohet. ska faj ky se e ka pa ne moshe te madhe, po gazetaret pse sna e thone troc qe mbi te gjitha eshte dhe injorant…….Joni e ka perqindjen e kripes 39% dhe nuk i hollohet nga derdhjet e ujrave.. adriatiku 36% me duket po dhe ketij deti nuk i eshte holluar kripa nder vite, se me kete logjike e ketij vucidolsit i bie qe sot detrat duhet mos kishin kripe se sa uje ka rrjedhur drejt tyre qe nga krijimi…..mire qe eshte hajdut o njerez por po na vjedh paq nje cop katnari injorant

  9. Please let me know if you’re looking for a article writer for your site. You have some really good posts and I think I would be a good asset. If you ever want to take some of the load off, I’d absolutely love to write some articles for your blog in exchange for a link back to mine. Please shoot me an e-mail if interested. Thanks!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje