Ruçi: PS do bëjë gjithçka që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE

30 Qershor 2012, 18:53Politika TEMA

Me ftesë të grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi dhe deputeti Taulant Balla morën pjesë në mbledhjen e Grupit S&D të zhvilluar në Bukuresht. Gjatë kësaj vizite z.Ruçi zhvilloi takime me drejtues të lartë të Parlamentit Europian. Ai u takua me Presidentin e Grupit S&D Hannes Svoboda, zv.presidentin Libor Ruçek, eurodeputetët Tanja Fajon dhe Viktor Boshtinaru. Gjithashtu delegacioni i Partisë Socialiste pati një takim edhe me kryeministrin rumun z.Viktor Ponta.

Ruçi iu drejtua mbledhjes së grupit socialist dhe demokrat duke bërë një prezantim të zhvillimeve politike në Shqipëri, të ecurisë së procesit të integrimit europian duke shprehur qartë angazhimin e plotë dhe të gjithanshëm të Partisë Socialiste në funksion të përmbushjes së kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ruçi i kërkoi 184 eurodeputetëve të majtë në Parlamentin Europian të mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE dhe në mënyrë të veçantë marrjen e statusit të vendit kandidat në vjeshtën e këtij viti. Në përgjigje të kërkesës së z.Ruçi qoftë Presidenti Svoboda ashtu edhe zv.Presidenti Ruçek garantuan qëndrimin pro zgjerimit të së majtës europiane dhe se BE nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin perëndimor dhe Shqipërinë në mënyrë të veçantë.

“Jam këtu me ftesë të grupit socialist dhe demokrat të Parlamentit Europian. Ishin të ftuar të gjithë kryetarët e grupeve të Ballkanit perëndimor, ku një panel i veçantë ju kushtua perspektivës europiane të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian si në prezantimin e situatës politike në Shqipëri. Gjatë panelit që ju kushtua problematikës politike të Ballkanit perëndimor, ashtu edhe në takimet e veçanta që unë pata gjatë këtyre dy ditëve me presidentin e grupit parlamentar socialist dhe demokrat të Parlamentit Europian z.Svoboda, me zv.presidentin e këtij grupi me z.Ruçek, me europarlamentarët Tanja Fajon dhe Viktor Boshtinaru e deri tek kryeministri i vendit mikpritës të grupit parlamentar socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian të Rumanisë, shkëmbyem mendime lidhur me situatën politike në Shqipëri, perspektivën europiane të Shqipërisë, problematikën që ka Shqipëria. Në mënyrë të veçantë nga ana jonë e nënvizua që opozita shqiptare, Partia Socialiste, do të bëjë gjithçka që në vjeshtën e këtij viti Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat të refuzuar tashmë prej dy herë radhazi dhe nga ana tjetër me bashkëbiseduesit e mi dhe jo vetëm ata por edhe me grupin parlamentar gjeta një predispozicion dhe një mbështetje të kësaj perspektive europiane të vendit tonë”, tha Ruçi.

8 komente në “Ruçi: PS do bëjë gjithçka që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE”

  1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Do ti falesh krimin e 21 janarit per te marre statusin per ne BE????????????????

  2. Engjelli says:

    Ore z. Ruçi! Me duket se nuk e ke mire ,marrja e statusit nuk behet me te futur mik per te te dhene nje pese mesuesi .Marrja e statusit duhet te meritohet ,ju nuk keni detyre te beni kete lloj “shkuesie” per t’u futur mik per te gjetur dhenderr apo nuse tek pala e majte .Kjo qe po beni eshte pjesa me vulgare e problemit ,jo detyra kryesore ,detyra kryesore eshte realizimi pike per pike i 12 detyrave te caktuara (por qe per mendimin tim nuk ka pse t’i caktoje askush ) qe ju ,partite e tjera ,qeveria ,presidenca ,institucionet e tjera te “pavarura” e te varura t’i plotesojne me çdo kusht . Por me kryesorja detyre e partive te opozites eshte lufta e panderprere me veprimet skandaloze te KQZ,K.Ministrit ,Gjykatave ,dhe instancave te tjera qe ju duhet t’u “ngrini fustanin”,apo “ulni pantallonat ” e ti nxirrni lakuriq para popullit qe te mos i fshehin asgje atij ,ti thone se si shpenzohet leku qe i xhvatet popullit,si zbatohet ligji ,si bejne hile qeveritaret e zyrtaret,si perdoret i ashtuquajturi “besim”i dhene prej popullit ,ku jane e ku s’jane vrimat e xhepat e fshehta te korupsionit dhe gafave te tyre etj etj -Ju keni per detyre qe te udhehiqni popullin, ne se nuk e harrini dot vete si parti poplitike, qe nepermjet protestave te vere ne mengene qeverine dhe instanct e tjera te te gjitha mekanizmave qe levizin makinen shtet .
    Keshtu e mendoj une, ndoshta ja fus kot se nuk jam politikan dhe e kam gabim ,le te me koregjojne lexuesit dhe komentuesit e tjere .

  3. Andrea says:

    Qelbesira! Njesoj jeni si ti me klanin tend edhe Saliu me klanin e vet. Fare e keqe qe vec dem i bete Shqiperise dhe shumices se shqiptarve pergjate ketyre 22vjeteve te pas 90-es!
    Na e ndyte fytyren! Vetem nje mrekulli do te na shpetoje prej jush dhe padroneve tuaj jo-shqipfoles.

  4. grrr says:

    Nje cope trapi qe se ka shokun ky ruçi çuçi, Cfare no thote ky gomari eshte kjo. Qe i paska bere prezantim te zhvillimeve politike ne Shqiperi- Lind pyetja : Cili qenka prezantimi, i paska thene ky qe Shqiperia me ne krye salin ka bere perparime, ka plotesuar kushtet etc. Apo ka qene faqja tjeter. Nqs ky ka thene realitetin si eshte puna ne shqiperi, si ka mundur tu kerkoje ndihme atyre kur asnje pune e mire seshte bere. Kjo seshte opozite, kjo eshte nje klloun cirku qe nuk vete njeri ta shohi ne shfaqje. Ky vete i jep nje dore Berishes se ai i paska pune keq. Dhe pasi ta mari berisha kandidimin i thote njerezve shikoni ça bera une etc etc. Turp te keni , jeni me te keqinj se vete berisha. Harram gjaku i te vrareve se e keni shkelur me kembe dhe ja keni falur Ilir gjafngjiturit ne kembim te nje ngjale ose ndonje vendi pune per femijet tuaj. Qelbesira, te paskrupullt. Sa qef do kisha tju kishte futur viçidoli ca vjet ne burg qe tju vinin mend.

  5. nastradini says:

    NE BE NUK SHKOHET ME VRASTARE DHE GJAKATARE.

    Cfare e dallon Gramoz Rucin nga Sali Berisha? Te dy kane vrare njerez per qef. Te dy kane mashtruar shqiparet per interesat e Partive te tyre. Te dy kane vjedhur vota per interesa te xhepit te tyre. Te dy i kane femijet dhe djemte kriminele me vule ne balle. Njeri e ka te ndaluar hyrjen ne SHBA si mafioz nderkombetar, tjetrin nuk e duan fare matane oqeanit dhe zonja Klinten e shikon me perbuzje dhe i kthen kurrizin ne takime nderkombetare.
    Shiko komentet ne TEMA dhe parafytyro se cmendon Bota per keta te dy dinosaure Prehistorike te Partise se Punes. Njeri Minister i Brendeshem i regjimit me gjakatar ne Evropen Lindore, tjetri Sekretar i Partise se Punes, mjek personal dje mik i familjes se Enver Hoxhes. Prandaj edhe nastradini do te demaskoje demagogjine enveriste te kriminelit Gramoz Ruci, turpi i Ps-se dhe i Edi Rame Artistit dhe i ben apel Shoqerise Civile shqiptare te zgjohet nga gjumi letargjik, sic po i bejne apele njeri pas tjetrit edhe nderkombetaretne thirrjet e tyre pa pushim. Sepse:

    NE BE NUK SHKOHET ME VRASTARE DHE GJAKATARE.

  6. jevi says:

    Shqipria nuk e meriton te marr statusin vendit per ne BE.Qe te marresh nuk do te thote te te japin lemoshesic na i dhane per ne NATO.C’far parametrash plotesojme:”NE ekonomi,arsim ku anafalbetizmi esht ulur kembekryq,ne kriminalitet qe po qelbim boten,ne shendetesi ,ku”?Ne mund ta marrim statusin vetem me Aritjen qe politikanet zgjidhen pa breke e ne fund te mandatit ja kalojne sheikeve te naftes.Edhe turpet s’kane te sosur.

  7. KERCOVARI says:

    qka i duhet SHQIPERISe antarsimi ne EUROP ??
    ne nje UNION plot detyrimesh dhe borgjesh qe ka !!
    duani edhe ju te paguni si gjermanet hajnin e te tjerve si te GREQIS ITAILIS SPANJES .. qe as pak nuk pendohen kur ato me vite votojn PLOITIKANe te KORRUPTUAR SI BERLUSKONI..

    ANTARSOHUNI por borgjet e te tjerve do i paguani edhe ju SHQIPTAR deri ne falimentimin e UNIONIT
    e pastaj hani nje M**ut se keshtu e kerkoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje