Filipinet e quajnë të paligjshëm seksin kibernetik

20 Shtator 2012, 19:44Lifestyle TEMA

Filipinet kanë vendosur që të quajnë si të paligjshëm seksin kibernetik. Sipas BBC seksi kibernetik përfshi ato femra që njihen si ‘cam girls’ që performojnë akte seksuale përpara kamerave të kompjuterit për klientët e internetit.

Kjo është një industri në rritje në shumë vende të botës dhe shpesh shumë femra të reja dhe minorene detyrohen të bëhen pjesë e saj.

Kushdo që thyen këtë ligj mund të përballet me gjobë deri në 6 mijë dollarë, ose me gjashtë muaj burg.

Në ligj njihet si seks kibernetik seksi me ndihmën e sistemeve kompjuterike.

Autoritetet thonë se kanë në plan që të ngrenë edhe gjykata të posaçme për këtë çështje.

Në të kaluarën vendi ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj seksit kibernetik. Dy suedezë u dënuan me burg në vitin 2011, pasi kishin ngritur një sistem seksi kibernetik në Filipine.

Megjithatë ka ankesa se një ligj i tillë mund të jetë kufizim i lirisë së medias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje