“Einstein është yll televiziv, ndërsa Rooney shkencëtar”

31 Tetor 2012, 12:42Lifestyle TEMA

Ky është përfundimi i një sondazhi me fëmijët britanikë. Një e treta e fëmijëve të pyetur kanë thënë se Albert Einstein është në fakt një yll televiziv, ndërsa 29 për qind e tyre madje kanë qenë të sigurt se e kanë parë atë në emisionet televizive, si “X Factor” apo “Britain’s Got Talent”.

Gjashtë për qind e të anketuarve kanë thënë se anëtarja e jurisë së ‘X Factor’, Tulisa Contostavlos është shpikësja e penicilinës, kurse një numër i madh i fëmijëve britanikë mendojnë se reperi Professor Green është një akademik.

Të pyetur se kush është Wayne Rooney, shumë nga fëmijët janë përgjigjur se është shkencëtar e jo futbollist.

Përgjigjia më e saktë që kanë dhënë ishte për Mark Zuckerberg, pasi 68% e tyre e gjetën që ai është themeluesi i Facebook.

Sondazhi është kryer me fëmijë të moshës 11-14 vjeç.

2 komente në ““Einstein është yll televiziv, ndërsa Rooney shkencëtar””

  1. Elona Ajazi says:

    ha ha h ah ha ha ha
    Po kjo, kush eshte ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/

  2. Cakalli7 says:

    miresevini ne kohen tone, ku arsimi eshte falas, dija derdhet rrugeve por bota rrit idiote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje