Në gjueti së bashku me anakondat gjigande (FOTO)

9 Nëntor 2012, 22:10Lifestyle TEMA
Në gjueti së bashku me anakondat gjigande (FOTO)

Ajo qëndron pak centimetra poshtë sipërfaqes së ujit, gati për të goditur.

Këto imazhe befasuese tregojnë anakondat gjigande të rajonit Mato Grosso në Brazil.

Këta gjarpërinj shkojnë deri në tetë metra.

Fotot janë realizuar nga zhytësi zviceran Franco Banfi, 53 vjeç, që u bashkua me këto krijesa në habitatin e tyre natyral.

Ai thotë se ishte shumë pranë krijesës, aq sa edhe mund të prekte. Për fat anakonda kishte ngrënë dhe nuk ishte shume e interesuar se çfarë ndodhte përreth saj.

Rajoni Mato Grosso është një mrekulli e vërtetë. Zvicerani tha se kishte parë gjashtë lloje të ndryshme anakondash femra. Ai tha se në fillim ishte i trembur, por më pas e kuptoi se asgjë nuk ndodh nëse e respekton një gjarpër.

Madje thotë se më i frikshëm është një gjarpër i vogël helmues, se këta të mëdhenjtë.

1 komente në “Në gjueti së bashku me anakondat gjigande (FOTO)”

  1. Dean says:

    Hudhini saliun nga vicidoli Anakondes dhe keni per ta pa se si ka me e vjell Anakonda saliun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje