SHBA, zhvillohet vaksina kundër kancerit

16 Dhjetor 2012, 17:03Lifestyle TEMA

Shkencëtarët në Institutin Roswell Park në Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një vaksinë, për të cilën thonë se shkatërron qelizat e kancerit dhe parandalon rikthimin e sëmundjes.

Agjencia amerikane për Kontrollin e Ushqimit dhe të Barnjave FDA ka dhënë lejen për prodhimin e terapisë eksperimentale, e cila do të testohet në njerëz.

Instituti ka zhvilluar procesin në atë mënyrë që nga pacienti merren qelizat kancerogjene, të cilat modifikohen dhe “mësohen” të vrasin qelizat e kancerit, e më pastaj i kthehen pacientit.

“’Të armatosura’ me proteina speciale, qelizat i kthehen pacientit në formën e vaksinës, e cila krijon një mori qelizash që më pastaj kërkojnë dhe shkatërrojnë kancerin”, thuhet në deklaratën e Institutit Roswell Park, raporton REL.

Vaksina do të prodhohet në hapësirat e institutit në fjalë.

15 komente në “SHBA, zhvillohet vaksina kundër kancerit”

  1. Dielli says:

    Popujt arritje te tilla duan qe ta bejne jeten sa me te mire e te paqme ne jete te jeteve.Zoti i bekofte shkencetaret qe punojne dhe japin frutet e punes se tyre ne mbrojtje te shendetit te njerut.Amen

    1. Bono says:

      Akoma nuk e ke kuptuar mo Dielli qe vaksina kunder kancerit eshte shpikur me kohe. Ta pret mendja ty qe nje virus qe hidhet ne treg nuk e ka antivirusin e tij??? C’u pa puna pastaj qe te me mos kete asnje semundje ne kete dynja. njerezit do shtoheshin me shumice, nevoja per konsum ushqimor do rritej, resurset natyrore do pakesoheshin. teoria e Maltusit e flet nje gje te tille.

  2. sorge says:

    Perralla me mbret!!!
    Kujt ia mban ta prodhoje vaksinen kunder kancerit???
    Po gjithe ato ushqime,ilace,lende te pare ndertuese etj,qe jane kanceroze,ku do t’i cojne???
    Eshte njelloj si te thuash,qe SHBA dhe fuqite e medha kane vendosur te mos kete USHTRI DHE PRODHIM ARMESH!!!!
    GALLATE E MADHE!!!
    PO ATO QINDRA UZINA E MILIONA PUNONJES TE INDUSTRISE USHTARAKE KU DO VENE????
    Po uzinat dhe punonjesit dhe shkencetaret e prodhimit te ilaceve (gjoja kunder kancerit) ku do shkojne????
    Po duhani a DO NDALOHET???
    HAAAAAAA!!
    GALLARTE KAPITALISTE!!!
    PO KRIMINELE,TRAFIKANTE,HAJDUTE etj do te kete me????
    Jo,more!!!
    Po mijra police e gardiste,qe jane per kete pune,KU DO VENE????

    1. doktori says:

      Je i lire te mos besosh por vaksina ndaj kancerit tashme eshte nje realitet.PO behen kerkime ne nje numur vendesh perfshi edhe ato europiane per VAKSINE TE PERSONALIZUAR qe quhet.Pra per çdo person te semure siç thote edhe shkrimi i mesiperm,meren qelizat e semura dhe brenda nje kohe te shkurter ne laborator, “mesohen” keto qeliza si te luftojne dhe te zhdukin te ngjashmet e tyre brenda ne organizem. Ajo qe nuk percaktohet me siper eshte kostoja shume e larte e kesaj vaksine prej mijera euro deri ne 50 mije euro. Ndersa ne nje klinike shteterore ne Rome Itali kane vendosur qe kjo kure te jepet GRATIS .Jo me larg se sot dt 16/12/12 Rai 2 ,stacioni shteteror televiziv italian kishte nje kronike te zgjeruar per kete gje.

      1. nardi says:

        Po ta them dhe une si parafolesi,perralla me mbret,!Jane shume interesa multi-miliardere qe nuk lejojne te behen vaksinat kundra kancerit.
        Para disa kohesh po shikoja nje emision i cili fliste per dy shkenctare qe kishin prodhuar nje sherim kundra kancerit,e cila ishte provuar tek 30 paciente me rezultate te kenaqshme per 29 prej tyre,pra 29 persona ishin sheruar nga 30.
        Problemi eshte se mbasi krijuan ilaçin,ketyre dy mjekeve nuk i dihet me as nami e as nishani,jane zhdukur.

      2. bukurije says:

        jam e interesuar per ket metode te sherimit pasi qe jam operuar nka kanceri i lukthit para nje viti.Kma kryer kimoterapit dhe radioterapite.Dy kontrolla te bere pas terapive me kane dale mire.Siq e lezova me lart pasi qe ne itali keto ilaqe jepen gratis ne Itali kam nevoje qe te me adresoni tek personat kontaktues per kurim te metejm te semndjes sime…paraprakisht ju falenderoj nese me ndihmoni per jet do jem falenderuese,se nuk i kam kushtet per te kuruar smundjen time pasi qe nuk qndrojme mire financiarisht .Edhe ky sherim deri me tani m,e eshte mundesuar nga ndihmesa e te tjereve.Me ktheni pergjigje urgjentisht ne imele adresen time te lartecekur.Me respekt.B,tahiri

    2. Gjergj says:

      Sorgia qenka i semure nga mendte!

    3. tekniku says:

      Koment medioker.

  3. ka mundesi says:

    AMAN,DO I LUTESHA KETIJ INSTITUTI,QE PER NJEFARE KOHE MOS TA NXJERRI PRODHIMIN,DERI SA TE DALI NGA SKENA POLITIKE KY KAFSHA SE NDRYSHE KETU DO E KEMI EDHE PER 100 VJET. DO NA DALI SI GOGOL DHE DO NA TREMBI FEMIJET PASTAJ.

  4. korcari says:

    Nje fillim i mbare,urime stafit te ketij zbulimi historik per njerezimin.Cmimi Nobel do vulose realitetin e tij.

  5. Mark Gjonaj says:

    60-te perqint e kancerve sherohen sot! Per cilin kjancer tumor behet fjale?

    Komunikoj me komentuesin Dielli: Po te kishte gjekundi Perendi(Zot), shkencetaret do ti groposte te paret. Ata i kane hapur lufte pa plumba dhe kerkoje cerdhen e tij qe sipaqs klerikve ai ekziston por nuk e shehe njeri! Jo Dielle, ata jane ne opozite me kete fantazme genjeshtret qe ju e hani si sapunin per djathe!

  6. nini says:

    ende besoni se kura kunder kancerit nuk ekziston dhe po punojne edhe sot per ta gjetur? mashtrime. e kane gjetur me kohe. por fitimi qe kane nga ilacet e kurat ben qe mos ta tregojne. nje prej ketyre zgjidhjeve eshte edhe kanabis.

  7. VALBONA says:

    Kush e din emrin e klinikes ne Itali qe e jep kete vaksine….te lumen n.q.s e dini na u pergjigjni. thank you

  8. enea says:

    Shpresojme qe kompanite farmaceutike te mos bejne ndonje komplot kunder ketij zbulimi. Te mos harrojme qe ne amerike eshte industria me e madhe farmaceutike. 2 ne 3 reklama jane per ilacet, dhe varesia e popullsise ndaj ilacave eshte e tmerreshme.

    Ilace egzistojne per cdo semundje, sic ka thene dhe Newton: Per cdo veprim ka nje kundeveprim

    Edhe ilacet per AIDS egzistojne por nuk duan ti nxjerrin, ndryshe industria farmaceutike shkaterrohet brenda dites dhe CEO e ketyre firmave, bashke me perfaqesuesit ne kongres nuk e duan nje gje te tille.

    Shpresoj qe populli te beje dicka dhe te marre ne dore fatin e tij.

  9. Ramizi says:

    Niveli kulturor i shokeve parafoles: bari dhish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje