TemA TV/ Balla: Ndërsa familjet shqiptare rrënohen, Familja e Berishës pasurohet çdo ditë (VIDEO)

15 Maj 2013, 16:54Sociale TEMA

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se i ka rrënuar ekonomikisht familjet shqiptare gjatë qeverisjes së tij.

Deputeti Taulant Balla ka thënë se, ndërsa familjet shqiptare varfërohen çdo ditë, Familja e Berishës veçse pasurohet.

“Sot në mbarë botën festohet dita ndërkombëtare e familjes!

Por në Shqipëri, e vetmja familje që feston është vetëm familja në pushtet!

Sepse kjo qeveri e dështuar dhe e korruptuar ka dështuar është tallur me familjet e thjeshta dhe të ndershme Shqiptare!

Sot në ditën ndërkombëtare të familjes, shqiptarët duhet ta kenë të qarte se ndërkohë që buxhetet e familjeve të tyre rrënohen dita ditës, vetëm një familje pasurohet çdo ditë e më shumë.

Familja në pushtet, në sajë të interesave korruptivë dhe klientelistë shndërroi partinë demokratike në një parti familjare dhe nëpërmjet saj shndërroi shtetin në një pushtet familjar, në shërbim të devotshëm të përmbushjes të interesave të familjes.

Një shtetth i vogël, i zvogëluar aq shumë sa një numër celulari në rubrikën e Argitës e Shkëlzenit, të cilët me telefon vejnë dhe heqin drejtorë, deputetë apo ministra.

Një shtetth i vogël që ka braktisur familjen shqiptare në mëshirë të fatit dhe që tani kujtohet për t’u kërkuar votën, me të vetmin qëllim, mbrojtjen e pushtetit, të pasurive dhe të privilegjeve të veta”, ka thënë Balla gjatë një konference shtypi.

Ai u shpreh se Berisha premtoi 160 mijë vende pune, por që në fakt, që nga viti 2008, 51 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës.

“Sali Berisha dështoi me familjet shqiptare sepse sot në Shqipëri numërohen 1 milionë shqiptarë të papunë.

Premtoi që do të krijonte 160 mijë vende të reja pune dhe ndërkohë nga vetë shifrat e INSTAT-i i tij provojnë se nga 2008, 51 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës.

Sot Sali Berisha iu detyrohet familjeve shqiptare 211 mijë vende pune borxh.

Varfëria reale është rreth 40% dhe në disa rrethe edhe mbi 50%.

Varfëria reale e matur në kontekstin e fuqisë blerëse është mbi 62%, më e larta në rajon.

Sot familjet e varfra përfitojnë mesatarisht vetëm 35 cent USD (36 lekë) në ditë për çdo familjar.

Në krahasim me vitin 2008, numri i familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike është rritur me 6 mijë familje më shumë.

Çmimi i energjisë elektrike është rritur me 80 %:

Uji është dy herë më i shtrenjtë se në vitin 2005;

çmimet e ushqimeve janë rritur me 60% – 100%,

Shëndetësia e të gjitha shërbimet publike janë tashmë një mall i shtrenjtë i papërballueshëm.

Sot shqiptarët janë të zhytur në borxhe, më shumë në rrugë informale se formale”, u shpreh deputeti socialist.

“Askush nuk e vë në dyshim që ekonomia e Saliut, Argitës, Shkëlzenit është rritur;

askush nuk e vë në dyshim që shërbimet publike nuk i kanë zhgënjyer kurrë Saliun, Argitën Shkëlzenin;

askush nuk e vë në dyshim që klima për të bërë biznes për Argitën, Shkëlzenin është më miqësorja në botë;

askush nuk e vë më në dyshim që drejtësia i ka shërbyer më së miri Argitës, Shkëlzenit, e oborrtarëve të tyre.

Por dhe 39 ditë kanë mbetur për të çliruar Shqipërinë nga pushteti sundues i familjes parti shtet. Dhe 39 ditë mbeten nga dita kur familjet shqiptare do të marrin frymë lirisht dhe në një qeverisje të re që ka shqetësim parësor shtetin jo pushtetin”, përfundoi ai./b.l

34 komente në “TemA TV/ Balla: Ndërsa familjet shqiptare rrënohen, Familja e Berishës pasurohet çdo ditë (VIDEO)”

  1. alesia says:

    Po kto jane ditet e fundit para gjygjyt qe populli do i beje me 23 qershor. Bravo Balla qe su ndalet kurre

    1. d says:

      ARGITA BERISHA FITON SAPER 24 MESUES VETEM ME RROGE ZYRTARE..PRA AJO FEMER DUHET TE PUNOJE MINIMALISHT 184 ORE NE DITE PER TE FITUAR AQ PARA SA FITON! EPO KJO ESHTE QESHARAKE! ME VJEN KEQ POR SMUND TE DUROHET, UNE MENDOJ SE NE 23 QERSHOR DO TE MARRIN PERGJIGJEN E MERITUAR!

      1. desara says:

        nje partia e mbarevajtur nga familja berisha nuk eshte me nje parti por nje klan hajdutesh! njerez qesharake te cilet duhet te largohen me urgjence me 23 qershor per shkak se po na fundosin gjithnje e me shume nen llumin e makuterise!

      2. halimi says:

        Argita dhe Zeni jane sundimtaret e nje vendi te pafat. GJithcka behet vetem per ta. Po ne 23 qershor populli do i coje aty ku duhet te gjith, do ua tregoj vendin me vote, kur te zgjedh Edi Ramen per Rilindjen dhe ta nxjerre Salen ne pension dhe kalamajt e vet ne asistence sociale.

        1. albano says:

          mor halim nga je ti a e njeh ti edi ramen jo ,, edi rama eshte hajduti me i madh kur ishte i pari tiranes e la tiranen si lagje jevxhish per vete ka linjat e autobuzave dhe nuk beri asgje per ndryshime mendohu 5 minuta berisha nuk eshte nene tereza por po ben ndryshime une nuk vije shpesh por i shikoj shume dhe e falenderoi per ndryshimet edi eshte renacak dhe nuk diti me drejtu tiranen alors me i lene ne dore shqiperine eshte krim

          1. elio says:

            Albano, po ti nga vjen..se ne 8 vjet Shqiperine po e shikojme gjithmone e me beterr…Te pakten ne kohen e Rames boheshin ca rruge, tani vetem hapen ca rruge e nuk perfundohet e te tjerat behen me gropa…ca lulishte u rregulluan tani bejme gjasme sikur rregullohen e heqim dhe sinjalet…krim eshte ti leme ketij qelbesires qe eshte bashke me injorantet dhe hajdutet e paskrupullt, Shqiperine…..

          2. MIRI says:

            Shume e vertete kjo qe po thote Z. Taulant Balla, populli Shqiptar po varferohet cdo dite e me shume dhe familja e Kryeministrit po pasurohet cdo dite e me shume! Duhet te ndryshojme me 23 qershor, nuk mund te vazhdojme me me kete qeveri.

          3. Altin Hila says:

            Duhet te nderrojme sa me shpejt, duhet te nderrojme para se te jete vone, kete ndryshim te madh duhet ta bejme me 23 qershor duke votuar kunder qeverise Berishiane.

          4. LIDA says:

            Ti japim fund me 23 qershor ketij pushteti qe ka si synim vjedhjen e popullit dhe rritjen e pasurise familjare!

      3. tironci says:

        Kto duhen fut tgjith ne burg lale.
        Ska menyre tjeter me kto – dun me pa sapun me sy si Xeni si kjo tjetra, shtriga Borbardhes

    2. dsa says:

      nje tuf hajdutash qe dalin hapur dhe bertasin me te madhe PerPara kam pershtypjen se duhet te denohen, te denohen qartesisht me vote antiberishiane..kundrejt te gjithe familjes se hajduteve!

    3. Ana says:

      po shqiptaret e shohin vete cdo mengjes,dreke e darke qe gjithnje e me shume ushqime te munguara ka ne tryezat e tyre familjare.Keshtu i ka katandisur ky i pacipe familjet shqiptare,u ka hequr buken e gojes per te fjetur ne pupla xeni me giten!Turp per ne qe e kemi kryeminister!

    4. MARANGOZI says:

      O Balla a ka mundesi te shkosh pak ke marangozi e ti fusesh nje zdrukth kokes se e ke per faqe te zeze.

  2. elti says:

    FAMILJA E BERISHES ESHTE E PASTER MO SOKOL…JANE DISA HALLEXHINJ NGA TROPOJA QE PUNOJNE MENGJES DREK E DARKE E MEZI NXJERRIN MUAJIN..PSE I BIE NE QAF SE KUPTOJ ? DO THUASH TI VRASIN E VJEDHIN.. PO MIRE TANI ASHTU I KA MESUAR BABI TANI, SKANE FAJE ATA :p

    PERTEJ SHAKAVE DHE IRONIVE I BEJ THIRRJE TE GJITHE SHQIPTAREVE QE TA LARGOJNE ME VOTE PLEBISHITARE KETE FAMILJE TE INKRIMINUAR DERI NE PALCE!

  3. klea says:

    kjo esht qeveria berisha :))) pasurim total te familjes se tij ne kurriz te shqiptarve :)) 8 vjet premotn te njejtat gjera ky esht kulmiiii

    dhe e forta esht qe rreant e tij dalin ne shesh:

    premton 250 mije vende pune kur simbas intati te vej te papun ka 140 mije

    premoton i investime kur investitoret duhet te kalojn si fillim te zyrat e argita berishes

    etj etj ka premuar shum gjera dhe peseri premton te njejtat gjera te fort jan keta shqiptar qe e degjojn ket skizofren dhe kriminel te shqiptarve

  4. Nora says:

    Ju pergezoj qe su ndalet kurre ne denoncimin e masakrave te Saliut e familjes se tij. Eshte e vertete qe kjo familje po ben gjithcka per te marre gjithcka te popullit por sdo mundi kurre, e madje dhe ato qe ka marre padrejtesisht do i kthehen qytetarit, sepse besojme se Rama do beje shtet.

  5. lini says:

    Nuk eshte me shteti i shqipetareve kete spo kuptoni ju, shteti eshte ne funksion te familjes berisha, eshte i gjithe ne sherbim te xenit dhe gites normale qe do pasurohet vetem familja berisha, plus qe dhe ne cdo gje qe lejojn te beje tjeter kush pervec tyre kane nje goxha perqindje te madhe.

  6. Rilindje says:

    I shiten gjithe pasurite publike per te pasuruar veten e tyre. Argita dhe Shkelzeni kane nen kontroll pushtetin e babait te tyre dhe s’lane pasuri te shqiptareve pa grabitur. Prisni edhe 38 dite se do e merrni pergjigjen nga vota e shqiptareve. RILINDJE!

  7. baca says:

    Familja Saliut me mbas 23 qeshorit do jete ne drejtesi duke shpjeguar si i vodhi tere ato te ardhura nga populli dhe do denohet per kete gje , te gezoj familja berishes edhe keto dit dhe pastaj me ardhjen e Rames do jete dretesi 100%, drejtesia vonon por nuk harron

  8. Albi says:

    Burg per familjen Mafjoze te Shqiperise qe vjedh popullin shqiptar

    Burg per familjen Mafjoze te Shqiperise qe vjedh popullin shqiptar

    Burg per familjen Mafjoze te Shqiperise qe vjedh popullin shqiptar

  9. Argita says:

    Populli shqiptar duhet ti tregoje vendin kesaj familje mafioze ne pushtet, .mbase 23 qershorit duhet te meremi seriozisht me pasurite maramendese te kesaj familje vrasese .ketyre tashme I ka Arthur fundi .dhe hakat e te gjithe te vrareve do ti paguajne nje per nje

  10. demo says:

    po kjo shifet e kte qe po thoni ju nuk j’ua mbeshtet njeri,pasi e dime shum mire te gjitha cfare ka bere berisha per familiet shqipetare

  11. ersi says:

    aq shum ju ka ulur ambicia per karrige sa arrini te permendni edhe familjet ,qe nuk kane lidhje fare me fushateb dhe qe duhen rrespektuar duke i lene jashte zenkave politike!

  12. Zigur Qarri says:

    Deputeti Taulant Balla ka thënë se, ndërsa familjet shqiptare varfërohen çdo ditë, Familja e Berishës veçse pasurohet.

    Palle,po te jesh vertete per RILINDJE gjyko edhe ata qe ke ne krah.
    Ke vite mor Taulant Palla qe vetem ben lloqe me keq se grate e keqia,lloqe qe te neverisin.Me vjen per te vjell kur te degjoj.
    Ne Shqiperi nuk esht me çudi pasuria marramendase.Keshtu qe nuk esht vetem familja Berisha qe pasurohet,por qindra te tjera.Fakti qe ti merresh vetem me Berishen tregon qe je provincjal.Berisha esht nje DIKTATOR dhe duhet te zbythet,por bashk me te edhe sistemi i degjenruar politik i tij.Sistemi politik esht e keqja me e madhe,ai sistem qe do veje neser edhe ty me shpatulla per muri,kur te kerkojm ne llogari duke te thene:perse nuk flet per Vilat e Metes,apo te Ruçit.
    Nje fshatar beri dy vjet burg per vjedhjen e tre pulave,kurse Meta ka vjedhur 300kg flori dhe 700 mije Euro dhe qendron i lir bashk me ty per sjelle Rilindjen!Bej politik dhe jo lloqe Taulant Palla.

  13. Zeni says:

    Familja Berisha e ka kthyer Shqiperine ne nje ciflig te saj.Detyra kryesore e qeverise se re te dale nga zgjedhjet e 23 qershorit do te jete shpronesimi i familjes Berisha dhe i prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar dhe kthimi i pasurise tek i Zoti.Vetem kur te vendoset drejtesia populli do te kete besim te qeveria e tij.

  14. Votat per Gjigandin Rama ! Ashtu sic beri ne shnderrimin e paraqitjes dhe cdo gjeje qe dukej si Tirane e vendosur ne mes te Bagdatit ! Ashtu do ta beje te gjithe Shqiperine ,,,nji Shqiperi tamam Lule e bukur ne Zemer te Europes !Njerez me loqe ne dore duke permjerre ne cepat e ‘qyteterimit demokrat te kjoskave berishjane ,nuk do te kete me !Poshte fashizmi dhe tradhetaret pensioniste !

    1. Valona says:

      Amin! Po duhet nje pulle e kuqe aty diku…

      POSHTE TRADHETARET PENSIONISTE! Mjaft u tallen neper zyra duke bere dallavere, “ne kurriz te ketij vendi, qe i lindi, qe i rrit, qe i ngopi e i dendi” harram i paçin te gjitha

  15. A says:

    E drejte, qe mbas rrezimit te qeverise bastarde dhe perverse te SALI BERISHES, duhet qe qeveria e re qe vjen ne fuqi, ne pozite, mbrenda 60-te diteve duhet bere bilanci dhe inventari financiar dhe ekonomik ku ndodhet shteti shqiptar. Mbas kesaj analize te hollesishme duhet mbi te gjitha germat qe kane siper pika te vendosen pikat si te i-ja, e-ja etj.
    Vetem ne kete menyre te gjithe ato persona, familja dhe klane mafioze me pusht/et duhet te marrin ate qe meritojne sipas ligjeve ne fuqi. Ne qoftese kane bere zullume te arrestohen dhe ti jepen drejtesise.
    Vetem ne kete menyre mund te vihet e drejta ne vend qe pasuria e grabitur te shkojne tek ai qe e ka me te drejte si ate publike dhe private. Nuk dihet akoma zyrtarisht se ku shkuan 170 kg te vjedhura nga thesari i shtetit ne kohen e ILIR META FLORIRI, gjithashtu ku perfunduan 700 mije Evrot dhe ku shkuan ne bankat jashte vendit 1 mijeliard e 300 mijelion Evrot gjate kesaj periudhe.
    Duhet sqaruar si i ka marre ZOGU i I-re 170 kg flori nga thesari i shtetit. Duhet sqaruar ku kane shkuar dhe grabitur 355 ton flori tregtareve dhe te pasurve gjate rregjimit komunist te ENVER HOXHES. Ne tekundert nuk kemi gje ne terezi. Perpara, perpara dhe perseri perpara pa SALI BERISHEN, nje bastard dhe mashtrues i pa cipe. Tung.

  16. GONI says:

    KU I KE FAKTET BALLA???? FAKTET FAKTET SE POPULLI KA NEVOJ PER FAKTE DHE JO PER FJALE BOSHE QE THUA TI PERHERE. JE BO ME KEQ SE ATO GRATE E LIGA TE LAGJES. TE THOTE RAMA IK DIL ATJE DHE THUAJ KETE, TI DEL ME VRAP. JENI BO SI USHTARE QE CFARE TE THOJ AI KRYETARI JUJ DILNI DHE E BENI. IKNI MOR SE LAT NAM DUKE VEPRU KESHTU. KTHEJINI DINJITETIN PARTISE SOCIALISTE DUKE IKUR NGA AJO PARTI DHE DUKE LEJUAR FUTJEN NE TE TE PERSONAVE QE E MERITOJNE TE JENE ATJE, POR JU KENI TAKTIKEN QE ATA QE JANE ME TE ZOTE SE JU, JU I DERGONI PERJASHTA PARTISE. ESHTE FIKS SIC BENTE XHAXHI ENVER NE KOHE TE VET. DHE KESHTU DONI ME RREZU SALEN??? KESHTU DO TE MERRNI VETEM DESHTIM PER AQ KOHE SA DO TE JETE NE KRYE NJE PSIKOPAT SI EDI…

    1. Erindi says:

      Eshte gjynah qe familjet Shqiptare shtyjne ose me sakte perpiqen te shtyjne muajin me 30.000 leke dhe militantet e PD te verbuar kerkojne faktet per pasurimin e familjes Berisha kur te gjithe i njohim bizneset e femijve te tij, shpresoj qe mos te jeni kaq budallenj sa te besoni se ato biznese jane hapur me kursimet e familjes, turp per pabarazine e klases politike te djathte qe jetojme edhe ne demokraci

  17. fatmir says:

    Nuk ja vlen me komentu ket jashtoksor.

  18. timelbasani says:

    Shqiptaret pi vuajne por po vuajne se nuk kane mend bejne sehire me vendin e tyre prandaj politikanet tallin bythen me popullin sepse ne po jetojme vetem mme vuajteje e pse sepse ne duhet

  19. shqiptari says:

    Na mori lumi ne te shkuaren 50 vjete.Tani na ka mare lumi ne te ardhmen 20 vjete.Dhe sa do te vazhdoje ky lum qe na ka mare,nje Zote e di !
    Te gjithe Politikanet ne pergjethsi,ose shumica e kujdo Partie qe eshte.
    Interesohuni pake,se si jetojne dhe ku i kane Vilat,dhe pasurite te fshehura ne emer te njerezve te tyre.Brenda Shqiperise dhe jashte vendit.
    Populli ne vend numero,si dikur dhe sote.

  20. KIRI says:

    Balla te rafte ndonje semundje e pa sherueshme ne fyt dhe ne goje qe te pushoj per gjithnje ajo hale goje.Na cave kulon o idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje