Ish-ministri suedez: Ekonomia juaj nuk duhet të bazohet tek borxhet

27 Gusht 2013, 20:53Politika TEMA

Ish- ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë në Suedi, Pagrotsky, i pranishëm në konferencën e qeverisë së ardhshme për ekonominë, ka thënë se qeveria shqiptare duhet të shmangë marrjen e borxheve të shumta. Sipas tij, edhe Suedia është përballur 20 vite më parë me këtë problem, por e kaloi pikërisht duke shmangur marrjen e borxheve.

Gjëja e fundit që dëshiroj të them është e rëndësishme, por pak më e vështirë. Është që të bazohet ekonomia juaj dhe rritja ekonomike në deficit dhe gjithmonë në borxhe, kjo është shumë e rrezikshme. Të duket gjë e mirë në aspektin afatshkurtër, por ama më pas ata që do t’ju kenë dhënë paratë borxh do t’i kërkojnë ato, do ndodhin ngjarje në Shqipëri, jashtë Shqipërisë dhe do të duan që t’i kërkojnë paratë ndoshta më shpejt se ç’kishit rënë dakord dhe s’do të jetë kjo një situatë shumë e këndshme. Kjo na ka ndodhur ne në vitin 1992. Do t’ju thosha mos e vendosni veten në një situatë të tillë, pasi gjëja më e mirë që kemi bërë ne në 20 vitet e fundit ka qenë pikërisht të dilnim nga ky makth dhe tani pas shumë vitesh pune të shumtë politike dhe ju them që nuk ishte e lehtë, ne kemi humbur vota, kemi humbur zgjedhje, por ama Suedia është tani në pozicionin e duhur, pikërisht për arsye të asaj pune që ne kemi bërë. Kjo ishte puna më e vështirë për të bërë, por gjëja më e lehtë për t’u thënë”, ka thënë ai.

Sipas tij, pozitive për Shqipërinë është fakti që është fqinje me vende të tillë si Italia dhe Greiq, por edhe Turqia, një prej ekonomive me rritjen më të madhe gjatë viteve të fundit.

11 komente në “Ish-ministri suedez: Ekonomia juaj nuk duhet të bazohet tek borxhet”

  1. mira says:

    Pra ti Ed Rama duhet ta vësh vath në vesh! Jo BORXHE….!

    1. raimondi says:

      Mira trapja !

      Ky suedezi ja fut kot. Te gjitha shtetet marrin borxhe , se borxhi te ndihmon te ritesh ekonomine me shpejt

      Borxhet duhen marre, por parate te dish si ti perdoresh, dhe kur mer borxhin beji letrat tamama , qe per cdo te papritur je i siguruar

      Dmth borxhe marrin ata qe jane inteligjente si ne marjen e borxhit me keste te uleta

      … ashtu dhe ne perdorimin e tij per nxitjen e ritjes ekonomike, jo per te paguar buxhetoret

  2. Tironci says:

    Shih shih suedezi, i paska dhene fund borxheve. Me kujtohet nje shprehje e sime meje ndjese paste, me thoshte: NUK MBAHET SHTEPIA ME MIELL HUA MOR BIR.
    Shpresoj qe kjo qeveri te beje dicka per kete vend, se ky tranzicion qe nga 90 e deri tani e ka shkundur kete vend ne ate pike, sa ky vend nuk ka c’te jape me.

    1. mirel says:

      Kot nuk i thoshin fjale te urta

  3. Emigrant SHBA says:

    Ka udhehequr Shoku Sali gjthe kohes per 12 vjet ne pushtet vetem duke u mbeshtetur ne borrxhe Nje pjese te mire te tyre u vodhen dhe e katandisen ate vend qe eshte ne prag gremine Vetem bisnesit vendas i ka 400 milione dollare borxh KEto i paraqiteshin popullit si arritje kjo eshte megjithmend katastrofe Tani japin leksione Une nuk e di pse i duhej nje mandat tjeter kur ka keto prapsira Mund te shijonte ate qe ka vjedhur me femijet e dy dhenduret e tij Malltezin dhe Bashen.

  4. ALBATROS says:

    Ekonomia jone o zoteri suedez duhet te praktikohet tek prodhimi dhe tek edukimi profesional i njerezve pra tek pasuria intelektuale, qeveria quhet te kete nje fond te vecante dhe te hape nje banke shteterore ku tu jepet kredi pa perqindje ose me perqindje te uleta shqiptareve, sigurisht pas te studiohet plani i bisnesit i ketij individi qe do te hape kete bisnes, edukimi i te rinjve me zanate qe kerkohen sot ne tregun boteror si psh inxhinerit e ndryshme,programues IT, farmaci, kimiste, fizikante dhe shume profesione te tjera sot shikoj qe shumica e njerezve i blene diplomat ose studiojne per gjera shume te thjeshta si psh shkenca politike, ekonomi,jurist,sociollogji,psikologji,mesuesi gjera qe sot skane fare me prodhimin dhe nuk te japin shume perfitim.KRYESORJA MBI TE GJITHA ESHTE SHTETEZIMI I PASURIVE KOMBETARE KU SHTETI TE MBAJE SHUMICEN DERRMUESE TE AKSIONEVE DHE PERDORIMI I TYRE ME KRITERE DHE ME PLANIFIKIM, INVESTIMI NE ENERGJINE E PASTER DHE NE BUJQESI

  5. ARUSHA says:

    Shqiperia ka elemente te ardhur te pa shkolluar dhe ne keto 24VITE U PRISH ELEMENTI NJERI DHE MORALI I TIJ DHE QELLIMI I TIJ PSE JETON ?

  6. valter says:

    Mire e thua zoti ishminister por kujt ja thua, ne kemi pasur gjithnje antishqiptare ne drejtim, dhe populli do te jet skllave per breza me radhe deri sa te filloj nje lufte tjeter boterore.

  7. al says:

    KESHILLA E MINISTRIT SUEDEZ ESHTE ME SE AKTUALE PER KRIZEN QE PO KALON BOTA SOT. DUHET TE NDALOHEN ,QE TANI INVESTIMET E REJA PUBLIKE ,DUKE VAZHDUAR VETEM ME ATO EKZISUTUESE. RRITJA E BORXHIT RRIT VESHTIRESITE E SHLYERJES SE TIJ. SHQIPERIA KA NEVOJE PER VENIEN NE PUNE TE BURIMEVE TE SAJ, SI NE ENERGJITIKE, NAFTE MINERALE DHYE SIDOMOS NE FUSHEN E BUJQESISE DHE AGROPERPUNIMIT. NE QOFTE SE DO KETE, NJE PERMIRESIM TE METEJSHEM TE EKONOMISE DUHET PATJTETER QE TE KETE NJE BANKE ME KAPITAL SHTETROR QE DO MUND TE KONKUROJE BANKAT E NIVELIT TE DYTE , QE SHUMICA JANE TE HUAJA, DHE NUK KREDITOJNE EKONOMINE TONE ME QELLIM. JAM I BINDUR SE ATO MILIARDA QE KANE SHQIPTARET NE BANKA ,DO TE FUTESHIN NE PUNE PER LEVIZJEN E EKONOMISE. ULJA E TAKSAVE PER SHUMICEN E BISNESIT TE VOGEL DHE TAKSA PROGRESIVE MBI XHIRON PER BISNESIN E MADH DO TE SJELLIN SUKSESIN NE EKONOMI. PER DY OSE TRE VJET SHQIPERIA TI THOT STOP INVESTIMEVE TE REJA QE KERKOJNE SHUMA TE MEDHA. ME MIRE INVESTIME TE VOGLA PER KOMUNITETIN DHE RRITJA DO JETE CILESORE. KOMUNAT QE DERI ME SOT ISHIN THJESHTE ORGANE PER TE DHENE CERTIFIKATA ,DUHET TE KTHEHEN NE ORGANE QE TE NDIHMOJNE BISNESIN E FSHATIT ,DUKE NGRITUR QENDRA TE MEDHA TE GRUMBULLIMIT DHE PERPUNIMIT TE PRODUKTEVE BUJQESORTE. KJO DO ULI IMPORTIN DHE DO RRISI PUNESIMIN DHE TE ARDHURAT PER POPULLIN DHE PER SHTETIN. DUHET TE KALOJME NE PRODHUES DHE JO VETEM NE SHERBIME. SHQIPTARET DUHET TE JENE ZOT NE TOKEN E TYRE DHE JO TE VIJNE TE HUAJT DHE TA KTHEJNE SHQIPTRIN NE SKLLAV. SHIKONI SI SILLET KURUMI NE ELBASAN NE MIRDITE ,DUKE U BERE ZOT NE SHTEPINE TONE.

  8. Liridon says:

    Borxhe Ne duhet te marrim,por keto borxhe duhen investuar ne ato fusha te cilat te bejne te mundur rikthimin e ketij borxhi plus interesat perkatese plus punesim dhe nje fitimin normal.Psh pyetja eshte nqs Europa na jep kredi me interes zero,per industrine e perpunimit te plehrave te Europes,Ne cfare duhet te bejme ta marrim kete kredi apo jo ?Roli i qeverise ne keto momente gjykoj se eshte te rrise aftesine e marrjes te kredive dhe ndihmave ne ato shtete te cilet jane miqte tane natyral,pasi per momentin Brukseli jep kredi vetem per ato fusha te cilat nuk kane karakter perfitues apo tregtar.

  9. katarakti says:

    Gjate ketyre 20 vjeteve demokraci i thençin, eshte bere krejt e kunderta nga ajo çfare ka deshiruar ish – ministri suedez. Jane marre borxhe pa hesap ne emer te shqiptareve. Jane shitur te tera asetet kombetare. Madje vete Shqiperia doli ne shitje per nje euro. Me keto para na u krijua nje klase pasanikesh. Tani njerezve do tu duhet te punojne 200 vjet per te lare borxhet dhe interesat e tyre. Por Argita, Shkelzeni, Qili, Qupi, Hoxha dhe kompani nuk kane gajle. Ata i kane investuar milionat e tyre ne bankat e huaja… Me kete politike ekonomike per pak arritem dhe kaluam edhe Gjermanine! O Zot! Kur do ta shoh ta terheqin nga gjuha ate funderrinen e Viçidolit. Shkaterroi dhe budallepsi nje vend te tere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje