Mashtrimi me pasurinë/ Prokuroria merr në pyetje Gjin Gjonin dhe të shoqen

18 Korrik 2014, 09:50Politika TEMA

Prokuroria e Elbasanit ka marrë në pyetje anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, që akuzohet se ka mashtruar me pasurinë e tij.

Padia ndaj Gjonit u ngrit nga ILDKP, por u vendos që ajo të hetohej nga prokuroria e Elbasanit për shkak të distancës nga Tirana.

Megjithatë, edhe pse çështja përfundoi në Elbasan, sërish zyrtarët e qeverisë akuzuan se Gjoni ka ndikuar tek gjykata e këtij rrethi.

Në pyetje është marrë edhe e shoqja e Gjonit, Elona Çaushi.

Sipas A1Report, Gjoni ka dhënë shpjegime për mbi dy orë për çështjen e pasurisë së tij.

Dy ditë më parë ishte edhe policia që referoi një kallëzim ndaj Gjonit, duke e akuzuar për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

 

8 komente në “Mashtrimi me pasurinë/ Prokuroria merr në pyetje Gjin Gjonin dhe të shoqen”

    1. leo says:

      Daku PDIU nuk ka qene ndonjehere me PD.
      Eshte thjesht kali i trojes ne opozite.
      Mjafton te shohesh se kujt force politike i perket Drejtoresha aktuale e Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe nja dy drejtori te tjera dhe do arrish ne perfundimin qe PDIU nuk eshte me PD por ne pushtet.

  1. neim says:

    mallkim , mallkim , Mallkuar qofshin . Ju rrente mallkimi ne koken e femijeve me halle qe te mos i zgjidhin dot me parate qe ju kane marre njerzve dhe me gjykatat tyre . MALLKUAR QOFSHIN QE TE GJITHE

  2. Gezimi says:

    Or Zhin Zhoni, mos ta ndij fare, se asnje gjemb nuk do te te hyje ne kembe, pse merakosesh, ke gjykaten, prokurorine dhe te tjere politikane dhe deputete te gatshem te japin dhe jeten per parimet tuaja te lavdishme. Rrofte demokracia dhe drejtesia jone e kulluar dhe e paster si qelibari!

  3. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KY LLALLA DO JET GAZETAR SE SKA MUNDESI TE JETE PROKUROR I PERGJITHSHEM ,,,,, KY VETEM I PYET DHE ASGJE ME SHUME ,,, REGJIMI FASHIST DHE ASPAK DEMOKRATIK E VURI TI SHERBEJE VRASESVE DHE VJEDHESVE TE SHQIPETAREVE PAMVARESISHT SE PAGUHET NGA SHQIPETARET ,,,,

  4. Toni says:

    E dini kush eshte hakmarrja me e mire per ne njerezit e thjeshte, qe hienat te hane koken mes tyre se vetem keshtu vihet drejtesi.

  5. Meri says:

    Gjin Gjoni Juristi 6 mujor , ka shkuar deri ne KLD , cfare TURPI.Si u ngjit deri atje? Kush e mbeshteti? E thjesht KLIKA BERISHA. Ne se doje te fitoje mbi te drejten ceshtja shkonte te Gjin Gjoni dhe ju rezervoheni tja jepni prekurorise. Hiqni Licensen. Sot ka Rini te shkolluar me doctoratura ne vendet e zhvilluara e botes.
    Cfare ironie Gjin Gjoni antar i KLD me lart se profesoret qe themeluan drejtesin ne Shqiperi. Per te qesh.Humorrrrrr
    Meri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje