Basha vijon replikën me Ramën: Vajmedeti shtyn ditët duke trashur zullumin

2 Tetor 2014, 13:09Politika TEMA

“Shkatërrim, urrejtje, përbaltje! Kaq di Vajmedeti që shtyn ditët duke pështyrë mllefe dhe duke trashur zullumin”.

Eshtë ky reagimi i Kryetarit të partisë Demokratike Lulzim Basha ndaj komentit të postuar në Facebook nga Kreu i Qeverisë Edi Rama, i cili krahasoi protestën e PD në lidhje me rrëzimin e Obeliskut të Demokracisë në Kavajë me atë të ish-sigurimsave kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës.

“Ku jemi pyesin shqiptarët? Ku është shëndetësia falas, ulja e cmimit të energjisë, ulja e cmimit të mallrave të shportës, legalizimet falas, 300 mijë vendet e punës! 

Nuk ka vende të reja pune. Asnjë për be! Jetesa cdo ditë e më e vështirë. Mijëra burra e gra, të rinj e të reja në rrugë prej barbarisë e tij të paligjshme! Mijëra të tjerë i pret papunësia, pasiguria dhe varfëria, ekonomia rrokulliset.

Tenderat e ilaceve i griu korrupsioni qeveritar dhe mafia në pushtet. Cmimi i energjisë drejt rritjes.

Taksat drejt rritjes së dytë. Droga derdhet lumë drejt fqinjve.

Policia dhe drejtësia japin llogari para trafikantëve dhe vrasësve me kostum parlamentar.

Shqipëria rënkon. Vajmedeti krihet me furcet e vjetëruara plot llum mëkatesh të reja e të vjetra!”, shkruan Basha në Facebook.

21 komente në “Basha vijon replikën me Ramën: Vajmedeti shtyn ditët duke trashur zullumin”

  1. Sakati i SHUP'it says:

    aaaah po kush ju besoj me juve o rrotat e saliut, vetem safeterat e sokraterat

    1. gimi says:

      Na mbushe mendjen o lulke, saliu i tha dhe kto ty apo si. se harrova ca po behet me bashkine e di akoma ku eshte?!

      1. bledi says:

        O kryetar bashkie shif bej ndonje pun me se po futet rama qe eshte kryeminister e po te rregullon qytetin qe duhet ta beje ti, 24 or ne pune inuku ti rri e merresh me llafe me keq se grat.

        1. anduela says:

          Po kto prishjet qe po ben rama ne vendin tend, kto qe po lirohet qyteti nga te gjithe shtesat e paligjshme qe na kishin marre frymen apo prej ktyre po prekesh ti se keni marr leket per shumicen qe ti lejosh te behen.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Rama, leri replikat se eshte i papune ky kokeboshi..Edhe ate karrige qe ja falen ne Bashki, e morri sa per sy e faqe qe mos ti harrohet emri..Kshu djale, lere kete idjot qe as ne zyre s’ka vajt qe kur eshte “emeruar”..Ben ca fotoshop nga shtepia te tramvajeve, i ben nje print per fushaten e rradhes..Lexon c’fare shkruan ti dhe luan solitari gjithe diten tek SHQUP-i derisa ti mbaroj turni..

  3. santiago says:

    lul hollandezi vrave 4 te pafajshem ne mes te dites ,fol sa te duahs ti dhe maloku nga vicidoli nuk i mbulon dot krimet

  4. Titi says:

    Vajmedet per Bashen qe behet i urryer, flet vazhdimisht me gjuhen e urrejtjes
    per te kenaqur Saliun.

  5. gregofagos says:

    …ky Basha me acaron edhe thonjt e kembes kur me idiotllikun e tij vazhdon e flet me njerzit si k.qe kanari, komplet UFO, dhe si debil qe per dreq tani e trego edhe ne surat, fatkeqsisht nuk e kupto qe burgut nuk i shpeto dot. Saliu edhe mund te vdesi pa shku ne burg se i ka do vite mbi supe popr ky k.qja esht aq i ri sa ka gjith kohen e mjaftueshme per tu burreruar atje te veni i sapunit.
    Me nje debil si ky PD-ja e ka me hipotek opoziten.

  6. VL says:

    Kur ben dhe bytha ketij si humorist,ik lolo mbushu ?

  7. Adhamudhi says:

    Ha ha ha 90 % qendrojne ,per replika qenka adap Basha

  8. rudina says:

    Po ca replikash vazhdon ky kryetar i komanduar, ky loder qe ka harruar bashkine e po merret vetem me shkaterrimine metejshem te PD a thua se nuk eshte mjaft e shkaterruar.

  9. boris says:

    Kur do vije dita qe Bashkine e Tiranes ta perfaqesoje nje kryetar i denje dhe jo nje kryetar shpifes dhe merret me cdo gje te mundshme por jo me detyrat dhe angazhimet e bashkise,

    1. raidi says:

      vajmedeti si do i shtyjne qytetaret e Tiranes edhe keto muaj qe te kane mbetur ne bashki.

      1. zizi says:

        Sikur te kishte ndonje te re ky hajde se po e degjonim po cdo dite te njejten gje eshte bere qesharak se nuk ben gje tjeter vecse perserit cdo dite te njejtat gjera, pupu sa rend.

  10. besnik says:

    Me vjen keq per ty more i shkrete sepse nuk fole njehere me mendimet e tua por gjithemone me mendjen e Berishes.

    Dhe njehere qe guxove ti dalesh kunder te beri per dush te ftohte.

    1. Lela says:

      Te gjitha per njeheresh nukl behen dhe kete e dime te gjithe. Por dhe kaq sa po ben kjo qeveri jemi te kenaqur. Prishja e ndertimeve pa leje qe kishin zaptuar te gjitha trotuaret e Tiranes eshte nje pune qe duhet ta pergezojme te gjithe. Nuk ka njeri qe nuk e ka vujatur kete pjese. Ecje ne rruget e Tiranes dhe nuk kishe nga te kaloje sepse trotuaret cuditerisht ishin zvogeluar ne max.

      1. Olsi says:

        Llomotitja e zakoneshme e zagareve te qeverise se djeshme qe po ju keputen lidhjet e korrupsionit qe kishin vendosur dje.

  11. rita says:

    Po ky “petulla” me miell të prishur, nuk punon në Bashki, po vetëm del e bën deklarata…???!!!

  12. Trapi says:

    Dy fjale te tuat si lidhe dot o pafillo …legen…

  13. arjana says:

    Ore Zoteri, ore njeri koti qe nuk ke haber nga dynjalliku, nga dhurata qe te eshte bere qe te drejtosh pd-ne, a e kupton se cdo dite qe kalon, ne cdo dalje qe ben ne media ti vet demaskohesh, vet diskreditohesh dhe ti e godet brinje me brinje nje parti politike qe eshte katandisur ku nuk shkon me keq se kaq.

    Ore zoteri, ti e ke gjetur kete term VAJMEDET dhe kujton se kjo eshte alternative. Jo mor zoteri, kjo eshte nje term, nje shprehje ofenduese, njelloj si ti thuash tjetrit nga marazi “Te …..befsha nenen” qe ne fakt kjo VAJMEDET te ka hije ty por jo Rames. Pse?-

    1. Pse te thuash vajmedet per Ramen? Koalicioni Rama-Meta, koalicioni me i natyreshem dhe me seriozi pas viteve 90, ka marre bekimin e 1 milion shqiptareve me nje program ambicioz per ti ndrruar faqen Shqiperise. A shkon termi “vajmedet” per nje politikan si Rama, i cili beri 8 vjet opozite serioze dhe mori bekimin e gjith popullit shqiptar?

    2. Rama ka fituar gjithnje bindshem ne Bashkine e Tiranes. U quajt kryebashkiaku me i mire ne bote.Fitoi bindshem edhe ne ate kohe qe i u vodhen votat nga zotrote ( Ristani per kete eshte sot figura nr.2 ne PD-gje qe ty te ve ne pozita teper mjerane). Rames nuk i a dhuroi njeri Partine Socialiste. Konkuroi dhe fitoi, sepse fitoi alternativa e Tij.
    Kur i thua vajmedet Rames cfar termi duhet te perdorim per zotrine tende qe u bene mbi 3 vjet e nuk ke bere 5 lek hair ne Tirane dhe vete tiranasit e parashikojne thelle humbjen tende? Pas kesaj humbje te sigurte tenden ne Tirane, a e meriton te te themi vajmedet? Jo thua ti?Erdhen zgjedhjet, erdhi fitorja e sigurte e koalicionit Rama-Meta jo vetem ne Tirane por ne tere Shqiperine. Eh vajmedet….vajmedet…

    3. Ke filluar te sulmosh shume ashper Ilir Meten. Sa ishte ne koalicion me PD-ne ishte burre i mire, por tani nuk na qenka. Vajmedet. Ilir Meta i ka kaluar provat e veshtira. Ka qene Kryeminister teper i sukseseshem, ne nje moshe krejt te re dhe atij nuk i a ka dhuruar kush ate post por ka konkuruar ndershmerisht dhe ka patur perkrahje te gjere ne elektoratin e majte. Aktualisht ai po drejton me shume kompetence Parlamentin Shqiptar. Shihni seriozitetin me te cilin ai drejton. Popullit i kane rene veshet rehat pas atij drejtimi turperues te 1 viti me pare.

    4. Vajmedet, vajmedet. Fitoren e koalicionit te majte e quani deri kriminale. Kurajo “e madhe” te poshterosh dhe te fyesh nje popull te tere. Mos u mrekullo nga disa duartrokitje ne ndonje salle sado e madhe qofte, nga nje grusht njerezish qe bertasin e nuk dijne se pse. Cilido politikan shqiptar nuk e ka te veshtire te grumbulloje aq njerez ne salle e tu thote brohoritni per hatrin tim nga mengjezi deri ne darke.

    5. Ti bej opoziten, se ate ka vendose populli per ty, por mos u merr me Ramen e Meten sepse nuk ke kellqe. Po deshe te behesh burre mblidhi tere ata ish deputete e ish anetar te forumit te PD-se dhe jepu pergjigje per tere ate mal akuzash qe te kane drejtuar si per menyren e dyshimte me te cilen erdhe ne krye te PD-se, per zgjedhjet e diteve te fundit dhe per mungesen e vizionit qe zotria yte ke. Perballu njere me te tuajt e cfar te teproje merru me Rama-Meta ose Meta-Rama.

  14. tani.deutschland says:

    Po qe ka te drejte Lulushi.
    Une them ta heqim Ramem dhe te veme Salushin.
    Do kemi edhe 8 vjete te tjera gallate pastaj.
    Vetem se me nje kusht qe minister i brendeshem te vihet prape Muli !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje