Ish-zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, është dekoruar ditën e djeshme në mënyrë të çuditshme nga presidenti Bujar Nishani, së bashku me disa figura historike shqiptare.
Çudia ka të bëjë me faktin përse u dekorua Moore dhe për më tepër në një ditë të tillë, kur u nderuan disa figura historike.
Në faqen e Prëesidencës ndërkoë thuhet se Moore u dekorua “për kontributin e veçantë në forcimin e miqësisë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndihmesën e çmuar, të dhënë në forcimin e demokracisë dhe institucioneve të pavarura në Shqipëri”.
Vetë Moore, duke folur për A1 Report, ka thënë se ai ka kontribuar për Shqipërinë, ndaj është nderuar nga presidenti Nishani:
“Unë kam patur nderin dhe privilegjin që të jem bashkëpunëtor me Shqipërinë për shumë vite.
Udhëtimi im i parë në Shqipëri ka qenë në Tetor të viti 1991, për të ndihmuar skuadrën që po hapte në atë kohë Ambasadën amerikane.
Për dy vite kam qenë drejtor për Ballkanin në Departamentin e Shtetit.
Kemi punuar për një numër të ndryshëm çështjesh, si përshembull ardhja e sekretares së Shtetit Klinton dhe për shumë vizita të presidentit, kryeministrit apo ministrit të Jashtëm të Shqipërisë drejt Sheteve të Bashkuara.
Natyshisht që së bashku kemi trajtuar një sërë çështjesh si ajo e partneritetit të përbashkët në NATO.
Ne gjithashtu kemi përdorur zërin tonë nga Uashingtoni për të përkrahur fuqimisht Shqipërinë, që ajo të merrte postin e kandidatit për në BE.
Këto kanë qenë disa nga çështjet me të cilat jemi marë si miq të afërt dhe për këtë unë jam thellësht i nderuar që mu dha ky çmim”, tha ai./b.l
Mashtrues. As nje kontribut nuk ke dhene. Perkundrazi.
Ka dhene kontribut per Sali Kriminelin, ka mbrojte ate ne SHBA per Gerdecin e hajnite e tija, 21 Janarin ja faturoi Opozites. Ky eshte kontributi i Moore per Sali Kriminelin, Sala si nje Malcorhane se ka problem se blene me parat e Popullit Moore e shume si ai. Kur do vihet ne vend Drejtesija e te shikohen me realitet Krimet e Vjedhjet e Sali Shpellarit?
Ti lulezon ketu ne kete palo shtet zoti Moore , por po te kishit qene ne ndonje shtet tjeter(me bole i themi ne ) ti dhe Arxhiu me kohe do ishit shpallur persona te padeshiruar, dhe do kishit ngrene shkelmin mbas bythe
Po si jo mo, ke bashkepunuar, edhe ne e dime ate pune shume mire!!!
E leme me kaq se po e hapem librin kushedi se cfare lexojme!
Turp per ty qe e pranove kete dekorate nga Saliu dhe nuk e kuptove qe ta dhane vetem si kunderpeshe e Arvizut. Turp edhe per Jar handikapatin qe pranon te zbatoje cmendurite e Saliut. Turp per ne qe kemi nje president budalla. Turp per Departamentin e Shtetit qe lejon ish nepunesit e tij budallenj te perdoren keshtu.
Ore, keni luajtur nga mend e kokes! Pse nuk na behen te ditur meritat e ketij “gentleman “? Sa per ata kontribute qe permenden me lart, ai nuk meriton asnje lloj dekorate, pasi ka bere vetem nje pune te rendomte per te cilen dhe eshte paguar. Cudirat ne kete vend nuk paskan te sosur! Vazhdoni, se mire e keni…..
Muri. Je paguar mire per ato qe ke bere para 23 qershorit. Merr ate cope baker e shko nga ke ardhur, je i vockel ti te ndertosh maredheniet e popullit tone me ShBA-ne. Ti thjesht ke vepruar si sekser ndaj disa individeve. Ti e din mire arsyen pse shqiptaret nuk kane respekt per ty …….. e kjo nuk do thote se ti je Amerika.
kontribuar per ty jaran edhe per shqupin e qelbur vjen era korrupsion made in ALBPETROL
Me duket se di te kendosh me çifteli ti ,gje qe nuk di t’a beje as Klinton as Bush ,e as nje amerikan tjeter
Te lumte o Iskenderi i presidentit … se jeni larg te vertetit – atij i vini anes te gjithe me gjith presidentin ne krye
ZGJEBS AMERIKON QE RRON ME LEMOSHAT E TRADHETAREVE TE VE VENDEVE TE VARFERA !
Xhonatan Mur mori nje medalje mirenjohjeje nga Presidenti yne Bujar Nishani dhe medalja e shpjegon vete arsyen dhe meriten e dhenies se saj. Jo pak kohe me pare ne Shqiperi erdhi edhe senatori Chris Murphy i cili do te deklaronte fare hapur dhe pa dorashka : Shqiperia eshte miku edhe aleati me i rendesishem i Amerikaneve ne rajon , dhe Ne , Amerikanet shpresojme qe Amerika te jete aleati me i madh strategjik i shqiptareve. Kombi shqiptar ne keto 23 vite ne shumice dermuese vazhdon te jete kombi me proamerikan ne rajon dhe ata miqte dhe perkrahesit tane me te fuqishem per aspiratat tona. Ne 22 Qershor te 1991 ne Shqiperi do te vinte Zv. Presidenti amerikan Xhejms Bejker qe do te kishte nje pritje nga me madheshtoret dhe entuziazmueset . Ai do te deklaronte : Pritja e perzemert qe mu be nuk i drejtohet atij personalisht por Shteteve te Bashkuara te Amerikes . Kurse Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton do te deklaronte : Ne e kemi mbeshtetur Shqiperine ne 100 vitet e formimit te saj si shtet dhe do te vazhdojme ta mbeshtesim edhe per 100 vite te tjera , si edhe per 100 vite te tjera pas tyre. Nuk dua te flas ketu per Heroin e Pavaresise se Kosoves ish Presidentin Bill Klinton qe ne sheshin kryesor te Prishtines ka nje monument te madh dhe dinjitoz . ShBA , Gjermania , Austria , Turqia dhe Italia ishin edhe vendet qe dhane mesazhet uruese me domethenese per festen e Pavaresise se Shqiperise 28 nentorin .
Ky ka kontribu vetem per Sali Berishen, ndersa per Shqiperine dhe shqiptaret kane kontribuar Bill Klinton, Xhorxh Bush, Hilari Klinton dhe diplomate e ambasadore te tjere te nderuar te SHBA.
Kjo eshte nje dekorate injorimi per popullin shqiptare. Ai vertete ka punuar njelloj siç ka punuar qeeria e shkuar per vendin. Kan punuar duke mbushur xhepat me pasurine dhe djersen e popullit, dhe per kete perfaqsuesi i ish qeverise fashiste e dekoron punonjesin e tyre, dhe pse ai perfaqsonte SH.B.A.-ne.
Amerikani flet me emrin e shtetit Shqiptar, dhe shteti Shqiptar si vasal qe eshte dhe gjithmone pa busull dhe strategji afatgjate, edhe duke pare interesat e me te fortit te lagjes, para interesave te tij minimale (ketu perfshihen shume gjera), te cilat natyrisht prezantohen nga nje llum politik, partiak dhe shteteror ne Shqiperi ( i trasheguar nga diktatura dhe i perdhunuar nga “demokracia), ka shume te drejte! Amerikani ka mbrojtur interesat e shtetit Shqiptar, por nuk eshte faji i tij, se kush eshte dhe kush e prezanton apo prezantuar shtetin Shqiptar.
Per mua, zoti Moore eshte shume korrekt dhe i sinqerte!
Ke haruar nje nga veprimtarite me te “rendesishme”: si perfaqesues i shtetit me te madh demokratik te botes,ke mbrojtur nderin e demokratit me te spikatur te Shqiperise Kastriot Islamit. Me kete mbrojtje ke lene nje kujtim te paharuar, per me shume mos mendo me se dekoraten e more.