20 ambulanca të reja për QSUT/Rama: Po rilindim shëndetësinë, gati beteja kundër korrupsionit

22 Janar 2015, 13:11Sociale TEMA

Qendrës Spitalore Universitare  “Nënë Tereza” i janë shtuar 20 ambulanca të reja.  Sipas Kryeministrit Edi Rama kantieri i shëndetësisë në fund të mandatit qeverisës do të jetë një kantier i suksesshëm.

Ai tha shëndetësia do të rilindë, pavarësisht atyre që akuzojnë duke mos marrë përsipër situatën e rrënuar sipas Ramës që e lanë shëndetësinë.

Rama i është përgjigjur dhe akuzave të opozitës për shëndetësinë që sipas tij ishin ata që e rrënuan.

“Duke ndarë më të gjithë qyetarët se kantieri i shëndetësisë ka domosdoshmërinë të jetë një kantier i suksesshëm dua të shpreh vlerësimin tim për punën e ministrit dhe të drejtuesëve të spitaleve tona.

Duke filluar nga ky spital që ka një mbingarkesë, e lidhur me faktin se sistemi është rënuar dhe këtu ka mbetur e vetmja shpresë.

Jemi këtu për të dëshmuar se kantieri jo vetëm është ngritur mbi piketat e duhura, por po jep dhe rezultatet që ne presim.

Është një betejë e rëndësishme, një përpjekje që ne do ta bëjmë pa rreshtur pavarësisht cinikëve e atyre që ngrenë gishtin për të akuzuar për gjerat që janë trashëgimi e rëndë e një të shkuare”, deklaroi Rama.

Në vijim ai shtoi se  në 23 qershor të 2013 njerëzit votuan për ndryshimet reale dhe të prekshme, për një shtet që funksionon dhe jo për të sjellë njerëz që pushtet që grabisin dhe çojnë vendin drejt rrënimit.

Sipas tij ndërsa këto ditë nis platforma kundër korrupsionit, një pjesë e rëndësishme është dhe lufta kundër korrupsionit në shëndetësi.

“Këto ditë do të shpaloset beteja kundër korrupsionit, një pjesë e kësaj platforme është në sistemin shëndetësor.

Do të na jap një fuqi të shtuar kur sa më shumë qytetarë të bëhen pjesë dhe aq më shumë do të nxjerrim shëndetësin në dritën e rinlindjes.

16 muaj janë shumë pak për të shëndrruar në histori suksesi një platformë të plotë rrënimi si ajo që trashëguam, por ndryshimet janë reale, të prekshme.

Në 23 qershorin e 2013 fitoi ambicia për Shqipërinë moderne, një shtet që funksionon, për kundër ambicies për pushtet në funksion të grabitjes dhe rrënimit. Jemi këtu për të vazhduar këtë betejë.

Jo vetëm nuk zmbrapsemi por bëjmë çdo ditë nga një hap përpara dhe do ta fitojmë këtë sfidë. Në përfundim të këtij mandati debatin për shëndetësinë do të vbajmë në këtë spital”, deklaroi Rama.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se 20 ambulancat e reja në QSUT do të shërbjenë për të përmirësuar shërbimin e urgjencës.

Sipas tij është e rëndësishme që të ulet numri it ë sëmurëve që vijnë në QSUT me makina personale. Ai tha se për vitin 2015 janë parashikuar disa investime në shëndetësi, e duke e cilësuar një kantier në shëndetësi.  /gj.k/

18 komente në “20 ambulanca të reja për QSUT/Rama: Po rilindim shëndetësinë, gati beteja kundër korrupsionit”

  1. frank says:

    O RAMA po mamin pse nuk e dergove ne QSUT po e dergove ne spital privat.bool me beteja se u lodhei vrave te gjithe dhe na kenaqe.ke mbetur ne vitet 90 dhe je karte e djegur .

    1. Aurora says:

      Ju lumte per punen e mire qe po beni.. vijone me korrupsionin.. Lereni te heni sali e zagaret e tij qe paguan te shajne

    2. niku says:

      Ja do rilindin, duhet dhe pak kohe sa populli tu vere perpara, te lini ne menyre te turpshme pushtetin qe po e perdoreni per vete. Nuk mbahet pushteti me mashtrime,e vetem mashtrime.

  2. klodi says:

    me beqen???? hahahahaha ai duket sikur ka vdekur

  3. Dibrani says:

    Ska ilace o piktor,…. Vetem per fasada dhe mashtrime je

    Nenen perse e dergove te privati. ,..kur QSUT na qenka e kompletuar???????

    O hipokrit nuk te beso kush tani,….gjith admirusit ne FB te jan kthy kunder

    Populli nuk eshte budalla

  4. Kinezi says:

    Mos u ndalni, vazhdoni sic ja keni nisur!

  5. bimi says:

    Si do te rilinde shendetesia me 20 ambulanca? Maksimumi Ministri do t’i fuse nje vile ne Lalez me fitimet e tenderit (po e pati bere ai)…

  6. br8s says:

    Detyra me e veshtire por jo e pamundur per Edi Ramen. Nese shkateron mafien me bluza te bardha te “profesoreve” te mjeksise do hyje ne histori si reformator.I uroj suksese per te miren e te gjitheve

  7. bruins says:

    Z.K/minister ! Duhet reformu sistemi . Cdo sherbim qe shitet ka nje kosto, sa eshte kjo kosto she kush do paguaj per kete? Autonomi financiare. Ministria eshte koordinator dhe hartues politikash.QSUT performance profesionale.Korniza ligjore.Strategjia kombetare. Pune,pune pune.

  8. tani says:

    ore zoti p.m nuk jane cinik njerezit qe vuajne dhe i shohin perdite fatkeqesite e sherbimit shendetesor.nuk te lejohet te flasesh me kete gjuhe se jo te gjithe jane partiak e tifoz.ose me sakte ti duhet te hapesh veshet e syte,te degjosh cte mundesh e te punosh pa folur.diferencat i shohim vete e dallimet me te shkuaren i bejme vete.16 muaj nuk jane pak per te rregulluar pavionet me ilace.uroj te flasesh me njerizit e duhur per ate cfare duhet bere me shendetesine.uroj tia arrish ta transformosh po ky petku i propagandes politike spo me pelqen shume.leri llafet futju punes,ose fut ne pune ata qe ke zgjedhur

  9. tarrasi says:

    ps edvini spo ju pergjigjet fancave ne fejzbuk se perse edvini nuk eoperoj nanen etina ne spitalet qe po rilindin por eoperoj ne klinik private te huaj ne tiran nuk mbahet populli me brrockulla o edvin

  10. Eraldi says:

    Pasi u operua Aneta e Rames te Spitali Turk (Amerikan), u kujtua edhe kryeministri i nje milione votave, pas disa vitesh qeverisje qe te bej dicka edhe per QSUT-in!

    A eshte kjo politike, justifikim apo dicka tjeter. Kete nuk e dime, por gjerat nuk kane nevoje per perkthyes politike te tipit Rama apo nje politikani te rendomte Shqiptar, sepse ato flasin vete.

    Edhe dicka tjeter qe me vjen cudi. Dhuna ne bulevard me 21 Janar ku humben jeten 4-shtetas Shqiptare ne te drejten e tyre kushtetuese per te protestuar, sot nje dite pas 4-vjetorit se kesaj ngjarjeje, eshte kthyer dhe reklamuar sot ne dhunen kunder grave, ku cuditerisht marrin pjese te gjitha krahet politike, qofte ata qe i vrane dhe qofte ata per te cilet u vrane.

    Tallje, fatkeqesi dhe gjynah nga zoti per ate popull te mashtruar dhe dele!

  11. mona says:

    Rama mendon se gjithe shqiptaret jane budallenj! Po shqiptari te jep uje ne bisht te luges mor zoteri! Do ta shikosh qershorin! As ne ender nuk e ke pare!
    Ti dhe Beqja ngritet nje fushate per kontrollin falas te shqiptareve nga 40 deri ne 60 vjec! thate falas. ne fakt ne paguajme cdo muaj per te tilla sherbime. Tjetra eshte se per te bere kontrollin mjekesor, duhet te futej ne loje Vilma Nushi, rilindesja e bllokut, qe shet cigare!!! Kjo eshte rilindja e mjekesise.
    O vdekshi ju me gjithe kush ju ka bere ju!

  12. Era says:

    Hahahaah, sa kam qeshur me kete lajm. A thua valle qe tashme qe shendetesia ka 20 ambulanca me shume do te permiresohet ky sistem.
    Edi me 23 qershor 2013 e hengrem njehere, ne 21 qershor 2015 do ta hash 1 milion here. Mos e di budalla popullin Edi?!

  13. vito says:

    Sqaroini gjerat perse flitet ,per ambulanca apo autoambulanca se na luajtet nga mente?Hajde tung si gjithmone.

  14. vito says:

    Sqaroini gjerat perse flitet ,per ambulanca apo autoambulanca, se na luajtet nga mente?Hajde tung si gjithmone.

  15. ja ke fut kot plako says:

    Populli ka nevoje per kujdes mjekesor dhe ilace z. Kryeminister se po vjen vet ne spital e nuk po gjen e gjen me elementare qe duhet te ket nje spital Aspirine
    Ku shkojne ilacet qe bllokon AKPMB ose ish QKKB?
    Apo ato i dergon Zhan Levani pasi u ve pullen fiskale ne depot farmaceutike e Tom Doshit e Bashkim Tahirit babait te ministrit tend te preferuar Sajmirit e ndajne leket sebashku?
    Ta bera kete pyetje pasi vetem 2-3muajt e fundit jan bllokuar pothuajse 10furgon me ilace nga Zhan Levani

  16. pacienti says:

    Po per nje termometer te Pediatria e QSUT sa muaj duhen per ti ndryshuar faqen??? Se para disa ditesh, per fat te keq, me ra rasti te coja femijen atje. Infermierja me paturpesine me te madhe dhe pa u ngritur nga stoli ku ishte ulur tha “a ke marre termometer me vete?”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje