Familjarët e Bobbi Kristina Brown janë mbledhur rreth shtratit të saj në spital për t’i thënë lamtumirë, pesë ditë pasi ajo u gjet përmbys në vaskë.
Këto janë lajmet më të fundit që vijnë për 21 vjeçaren, gjendja e së cilës nuk u përmirësua pas shtrimit në spital 5 ditë më parë.
Një mjek i tha familjes së vjazës së këngëtares së famshme, e cila vdiq 3 vjet më parë nga një overdose se nuk mund të bëhet më asgjë për Bobbi Kristina Brown.
” Të gjithë janë duke ardhur në spital për t’i thënë lamtumirë, – i tha revistës People një anëtar i familjes.
Ndërsa babi i Kristinës, Bobby Brown thuhet se nuk ndal dot lotët pasi mësoi gjendjen e së bijës.
Burime të ndryshme thonë se BObbi Kristina u gjet në vaskë pa ndjenja nga një miku i saj i cili lajmëroi urgjencën.
Shkaqet e rënies në koma të vjazës së Whitney Houston nuk dihen me siguri, por mendohet se edhe ajo ka përdorur drogë, e cila i ka shkaktuar gjendjen e komës.
Bobbi Kristina Brown u shtrua në spital pak ditë para 3 vjetorit të vdekjes së nënës së saj Whitney Houston./j.h