Serbia nderon Chomsky-n se kritikoi bombardimin e NATO-s

16 Shkurt 2015, 14:46Rajoni TEMA

Presidenti Tomislav Nikoliç nderoi filozofin amerikan Noam Chomsky pasi ai shkroi se Perëndimi ka treguar hipokrizi duke mos dënuar sulmet vdekjeprurëse të NATO-s në televizionin shtetëror serb në vitin 1999.

Nikoliç shënoi Ditën e Shtetit të vendit të dielën duke nderuar një numër të madh njerëzish, përfshirë edhe Chomsky dhe shefin e ushtrisë serbe, Ljubisa Dikovic, i cili së fundmi është akuzuar si përgjegjës për krime lufte në Kosovë.

Chomsky iu dha Urdhëri i Sretenjes në mungesë, pasi së fundmi ai botoi një artikull duke krahasuar vrasjet në revistën satirike franceze Charlie Hebdo me sulmin e NATO-s në televizionin publik serb RTS ku u vranë 16 njerëz në prill të vitit 1999.

Ai shkroi se ishte një shembull i hipokrizisë perëndimore që “nuk pati demonstrata apo klithmat e zemërimit, nuk pati thirrje ‘Ne jemi RTV’, nuk pati hetime për rrënjët e sulmit në kulturën e krishterë dhe histori”, kur u bombardua televizioni publik serb.

Ndërkohë Dikovic, kreu i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura serbe, u nderua me Urdhërin e Shqiponjës së Bardhë me Shpata, Klasi i Parë, për kontributet e tij të shquara në sistemin e mbrojtjes së vendit dhe komandën dhe kontrollin e njësive ushtarake.

Ky çmim iu dha vetëm dy javë pasi Qendra e të Drejtës Humanitare me bazë në Beograd publikoi një raport duke pretenduar se Dikovic, si komandant i Brigadës së 37-të të Ushtrisë Jugosllave gjatë kohës së luftës, ishte përgjegjës për sulmet në katër fshatra në zonën e Drenicës së Kosovës në vitin 1999 , gjatë të cilit u vranë të paktën 69 shqiptarë të Kosovës.

Raporti gjithashtu pretendonte se Brigada e 37-të ishte përgjegjëse për largimin e mëvonshëm të kufomave nga fshatrat në tentativë për të mbuluar krimin. Kufomat u gjetën verën e kaluar në një varr masive afër qytetit të Rashkës, pranë kufirit me Kosovën.

Dikovic i ka mohuar me vendosmëri akuzat.

Në fjalën e tij, Nikoliç tha se Dita e Shtetit ishte një mundësi për të shpërblyer njerëzit më trima dhe më të suksesshëm.

“Nuk dua të kursej fjalët e lavdërimit për ata që japin më të mirën e tyre. Po kërkoj të rris çdo vit numrin e tyre, sepse numri i dekoratave tregon se si një shoqëri në bashkësinë e kombeve, ne po bëhemi gjithmonë edhe më të suksesshë,” tha Nikoliç.

Nikoliç nderoi gjithashtu Smilja Avramov, një profesor i dalë në pension i njohur si mbështetës i madh i politikës së presidentit të ndjerë jugosllav Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 gjatë gjyqit të tij për krime lufte në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Avramov ishte i pari që dëshmoi në mbrojtje të Millosheviçit gjatë gjyqit të tij.

Aktivistë nga OJQ-ja serbe Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) organizuan një protestë përpara parlamentit serb dhe presidencës ditën e dielë, duke thënë se shefi i ushtrisë Dikovic duhet të hetohet për krime lufte.

Një grup prej rreth 100 aktivistësh mbajtën lart pankarta me slogane si “Gjeneral, ti vrave civilë”, “Hetim, jo nderim” dhe “Unë e dua Serbinë, por më shumë dua të vërtetën”.

“Ne besojmë se ky çmim është ofendues për të gjithë shoqërinë dhe për viktimat,” tha Anita Mancic nga YIHR.

22 komente në “Serbia nderon Chomsky-n se kritikoi bombardimin e NATO-s”

  1. tourkofagos palioarapi says:

    Perfekt ! Çdo veprim anti BE i serbeve = nje hap me tutje BE

  2. ed says:

    Më e lezetshmja është se te faqja online e Temës, ky lajm është përballë artikullit me titull “Shtatë vjet nga pavarësia/ Kosova ka dështuar si shtet”.

  3. Lala says:

    Si mudesh qe sulmin e NATO s kunder insitucineve dhe kanaleve televizive te varura nga Sllobodan Milloshi ta krahasosh sulem ndaj Krishterimit .nuk te njoh ne se je filozof amerikan apo nje zgjatim Milloshivjan qe fatkeqesisht mban pashaport Amerikane

    1. Chomski nuk thote gje qe eshte apo ka qene kunder-Kosoves apo pro-Serbise. Si pak te tjere ne Amerike ai i kundervihet imponimit shteteror amerikan mbi jetet e qytetareve amerikane dhe atyre boterore… Ai eshte kritik i etatizmit dhe imperializmit ushtarak.

      Chomski eshte i vecante,meqe eshte nje miks mes libertarianit (te majte) dhe anarko sindikalistit.

      Libertarianet qe kane ngjashmeri te medha me ate qe njehere, ne Amerike, quhej OLD RIGHT sot jane nje levizje mjaft e fuqishme politike qe po ngrihet dita dites dhe po kundershton politiken e jashtme amerikane te futjes se hundeve kudo neper bote me dhe pa arsye ne emer te eksportimit te demokracise.

      Ndersa kritikat per luftrat amerikane vijne edhe nga majtisto- progresivistet e Obames dhe marksiste kulturore ne Partine Demokratike amerikane (e majta atje!!)…

      Ndaj eshte miks i vecante Comski sepse kur merr pozitat e te majtit ia fut ndonjehere kot.

  4. Koli says:

    Plere “liberale” komuniste e felliqte.

    1. Nuk eshte komunist. Eshte “i majte”, por nuk eshte as marksist ne kuptimin ekonomik e as nga keta monstrat e marksizmit kulturor… Dhe do thoja nuk eshte as progresivist…

      Kundershtia e tij eshte ndaj etatisteve qe kane kapur partite kryesore amerikane, si republikanet si demokratet qe kerkojne rritje te influences se shtetit… Te paret ne politiken e jashtme, pra ne sferen ushtarake, te dytet ne ate ekonomike duke dashur ta kthejne ameriken ne nje vend fashisto-socialist…

      Keto luftrat e vogla, me qellime te mira te Amerikes, i dhane me pastaj driten jeshile luftrave me te medha te kota dhe te pavlera…

      1. melo says:

        Luftrat e “vogla” si Kosova ? Po pse c’deshe ti te vriteshin te gjithe Shqiptaret ? Ja e zeme se nuk nderhynte Amerika ne Kosove cfare mendon ti do ishte rrjedha historike ? Pastaj ketu te gjithe bejne nje gabim trashanik kur flitet per luften e Kosoves. Lufta e Milloshevicit nuk qe kunder Kosoves sepse ai ate e kishte, lufta ishte kunder Shqiperise. Tani Europa ndoshta dhe do rrinte te bente sehir, por dyshoj se do lejonte Italia ti vinte Serbia dy hapa larg Otrantos, apo te lejonte bashkimin Serbe + Greke. Amerika nderhyri sepse Shqiptaret gjer ne fund mbajten nje linje heroike paqeje dhe nuk u perzien ne luftrat e Jugosllavise sado qe agjentura te ndryshme u munduan ti terheqin zvarre. Luftrat ne Irak e gjetke kane tjeter karakter dhe as nuk krahasohen me luften e Kosoves qe ka kushtuar shume here me pak se ato jo vetem ne leke por edhe ne jete te humbura (kryesisht ato pak Amerikane e ushtarake te tjere qe kane humbur jeten i kane humbur ne terren per motive banale).

        Noam Chomsky eshte nje felliqesire asgje me teper.

  5. al says:

    Chomsky eshte i atij niveli qe edhe nese leshon deklarata qe nuk na pelqejne per nje ceshtje, ne mbyllim nje sy dhe bujarisht nuk ja veme re. Ai ka bere aq per boten, sa mos t’i mbahet meri edhe per ndonje qendrim te gabuar…

    1. Nard says:

      Chomsky cilesohet edhe nga vete cifutet si nje cifut qe urren vetveten(self-hating jew). Chomsky eshte gati kunder gjithcka qe shteti i Izraelit ben.

      http://www.jewornotjew.com/profile.jsp?ID=586

      1. Roni Telegrafi says:

        +1

        Jam dakord me sa thua. Chomski nga ky aspekt eshte si te gjithe cifutet e tjere qe nder vite kane ushqyer levizjet e totalitare neper bote, qe nga komuniste e deri tek nacional-socialistet gjermane (nazi)…

        Pertej kesaj, edhe pse jo ne rastin specifik, Chomski dhe te tjere kane te drejte qe e kritikojne Ameriken dhe etatistet qe kane mbushur politiken amerikane per luftrat e kota dhe shperdorimin e parave dhe jeteve njerzore…

        Kosova ben perjashtim, por jo te gjitha nderhyrjet qe ben Amerika jane te drejta… e keshtu ato te mirat mund te sherbejne si justifikime per te kqijat.

  6. z/kallami says:

    Chomsky.
    Kenka nji sy lesh e truthare.Sepse Serbia ne ballkan bante me shumice krime cnjerezore mbi kombet e ballkanit.Nuk kishte te dalluar nga krimet e ISIS qe bajne sot.Pse nuk e thot nji fjale pozitive per IOSIS-n Kur Serbet-Hitleri dhe ISIS jane e njeta natyre cnjerezore.
    Nato ishte dhe mbetet per tu lavderuar historikisht per pozitivitetin e luftes mbi Beograd.
    NATO, sot po ban gabime qe nuk i hyn ISIS.Cdo vones per te nderhyre asht fatalitet i shoqerise qe po viktimizohet.Njikohesish dhe pandershmeri per te mbrojtur njerez te pafajshem.

  7. mirel says:

    Chomsky- emer sllav.
    Cpret me shume nga bajga te tilla

  8. juli says:

    Chomsky eshte cifut
    Eshte i njohur per lkritiken e vazhdueshme qe i ben perndimit dhe sistemit perndimore te demokracise !!
    Eshte babai shpirterore i ekstremizmit te majte dhei radikaleve te majte si puna e sirizes,
    Edhe pse eshte amerikan eshte antiamerikani me i terbuare
    Shan kritikon sistemin perndimore e ndersa eshte ky sistem dhe ai vende qe ja jep te drejten te kritikoje!
    E ndersa kritikon demokracine perndimore nuk na jep as nje shembull apo argument per alternativen tjeter !!!!
    Para disa vjetesh paraqiste venezuelen e hugo chaves si nje alternative per demokracine perndimore!!!!!!!!!!!
    Si intelektuale ne fushen e tij linguelog eshte i respektueshem ne amerike
    Ndersa analizat e tij ne fushen politike dhe shoqerore te bejne per te vjelle,
    E vetmja gje qe ben eshte ti kundervihet cdo veprimi te politikes amerikane ne skenen politike
    Para disa vjetesh akuzonte politiken amerikane per nderhyerje ne punet e brendeshme te kores se veriut !!!!!
    Nuk me ben pershtypje c ka ka thene per luften ne jugosllavi!!
    Kame degjuare dhe lexuare edhe me keq per te
    Komunist i moderuare amerikane!!!!!!

    1. Roni Telegrafi says:

      Chomski me Syrizen?? Po jo mer xhan. Chomski po, eshte i majte, por jo si te majtet qe njohim ti dhe une ne Shqiperi… E konsideron eveten anarko-sindikalist.

      Ai mund te thote se Syriza eshte nje reagim, por nga ana politike ekonomike Chmoski nuk eshte si Syriza.

      Syriza eshte e frymezuar nga ata si puna e Slavoj Zizekut!!
      http://inthesetimes.com/article/17561/zizek_greece_syriza

      Chomski nuk i ka patur asnjehere mire punet me marksitet dhe post-modernistet si Zizeku. Zizeku dhe njerezit e shplare si ai kane marre kritika te njepasnjehsme nga Chomski!

  9. Agjenti Boris Karpichkov says:

    Me shume se c’ka kopjuar ky njeri Enver Hoxhen, kurre nuk ka pasur ndonjehere bota nje njeri qe te marri shkrimet e te tjereve dhe ti paraqese si te vetat.

  10. juli says:

    Slavoj zizek po ju kujtoj se ne kohen e bombardimeve ne serbi qe nje7FE6EBD0AE nder perkrahesit me te zjarrte te Natos per nderhyerje ne Kosove,
    Me shkrimet e tij ne ate kohe ai e quante me se te domosdoshme dhe te vonuare nderhyerjen ne serbi ,
    Ndersa N chomski tend ne te tera shkrimet e tija ,nse eshte lexuare eshte kunder te tera organizmave dhe strukturave te perndimit si edhe per shperberjen e NATOS,
    Ai e quan demokracine perndimore dhe tere pushtetet e saj shtypin mediat ne sherbim te oligarqise,
    Zizek eshte evropianiste i majte nuk beson tek rregullat e tanishem si nga ana politike ashtu edhe ato ekonomike te europes se soteme
    Eshte patriot europian i majte dhe kjo eshte pozitive,
    c lidhje ka Siriza me te !
    Ai e mbeshtete Sirizen ne aspektin e reagimit dhe kundershtimit te menyres se si funksionon sot europa ne aspektete ekonomik dhe politik por pikpamjet e tij per europen se si duhet te jete jane si dita me naten me ato te Sirizes,

    1. Masculism - world salvation says:

      ahahaha ti qenke koqe fare

      o Rono mos ia vi re ktij se ashtu e ka ky… aq mbush

  11. Duk... says:

    Me shume pse ka denuar sulmin e NATO-s mbi televizionin serb, Chomskyt, gjuhetar me emer, i eshte dhene medalja per dicka shume me teper te thelle. Ai ka pas deklaruar: Shqiperine le ta marre Serbi. Habitem se si nje dijetar i nje fushe humane si gjuhesia dhe me nje prejardhje nga nje komunitet i vuajtur si hebrejte, eshte kaq pleh sa te neperkembe te vegjelit…

  12. juli says:

    Qe te kuptosh zizekune duhet te keshe 1 ton tru !!!
    Dhe jo 330gr si tru peshku si ju !
    Gjeme nje marksiste te majte te kete perkrahure me kaq furi sulmet e Natos ne serbi!A
    Ai eshte kunder kapitalizmit nee aspektin ekonomik ,
    POR eshte humaniste dhe evropianiste i madh ne aspektin politiko shoqerore ,
    Kur zizek mbronte naton ne sulmet ne serbi,siriza dhe te tera partite radikale te majta ne europe digjninme mijra flamuje amerikane dhe te natos neper kryeqytetete e botes !
    Lexoni??????,,

    1. melo says:

      As mos u mer se jane te trashe, ndoshta eshte ndonje tip Lubonje qe vdes per Chomskin dhe po e mbron si i terrbuar me disa emra.

  13. jooooooo says:

    Filozof Amerikan me ate mbiemer?!sllav po

  14. jooooooo says:

    Filozof Amerikan me ate mbiemer?!sllav po,ose cifut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje