Pogradec/Mile: Do t'i rikthej qytetit terrenet sportive

22 Maj 2015, 12:51Politika TEMA

Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Pogradecit Diana Mile në vijim të takimeve në kuadër të zgjedhjeve vednore të 21 Qershorit  zhvilloi një dëgjesë me sportistë, ish-sportistë dhe të rinj të këtij qyteti.

Duke u ndalur në disa pika prioritare në këtë drejtim, si krijimi i terreneve të reja sportive, nxitja e sportit në shkolla, ndërtimi i një kompleksi sportiv që do të përfshijë gjithë bashkinë e Pogradecit, Mile theksoi se është detyrë e pushtetit lokal të rigjallërojë jetën në qytet duke nxitur aktivitetet.

Kandidatja e majtë nënvizoi se synon t’i rikthejë Pogradecit terrenet sportive të munguara dhe të krijojë mundësinë të ketë një kompleks për të gjitha sportet duke nxitur dhe mbështetur çdo nismë dhe projekt që i shërben riaktivizimit të tij.

Përfaqësuesja e LSI-së në këtë takim, Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Evropian, shprehu bindjen se kandidatja e ASHE-së do t’i bëjë realitet sa më shpejt këto terrene sportive, duke ndjekur një model shumë të mirë që qeveria ka zbatuar, duke e rikthyer sportin në shkolla dhe duke i dhënë atij rëndësinë e duhur.

Kandidatja Mile nënvizoi se në Asamblenë e qytetit që pritet të krijohet nga Bashkia, do të ketë përfaqësues nga fusha e sportit, në mënyrë që të ringrihet tradita pogradecare.

Në kuadër të fushatës elektorale kandidatja është takuar me përfaqësues të minoriteteve dhe komuniteteve fetare, në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit. Ajo premtoi se pas 21 qershorit, të gjitha komunitetet do të jenë të mirë përfaqësuara në Bashkinë e Pogradecit, ndërsa shprehu angazhimin për të forcuar bashkëjetesën dhe rritur harmoninë në qytet dhe zonat përreth

9 komente në “Pogradec/Mile: Do t’i rikthej qytetit terrenet sportive”

  1. dori says:

    me shume terrene sportive dhe argetuese aq me mire do ishte per te rinjte dhe qytetare te tjere te qytetit te pogradecit per nje qytet me atraktiv dhe me te gjalle

    1. emi says:

      shume interesante alternativa qe ofron kandidatja e majte ne pogradec me mire kalimi i kohes se lire afer ketyre ambienteve sesa harxhimi i kohes ne kafene

      1. heda says:

        do te ishte me e mira ngritja e sa me shume tereneve te tilla jo vetem ne pograde por edhe nje sere qytetesh te tjera duke argetuar komunitetin ne keto qytete si dhe duke i ktheyer edhe ne qytete me te gjalla

        1. helia says:

          Kandidate e zonja me pelqen zonja Diana Mile do dije ta perfaqesoje si duhet cdo grup moshe te qytetit pogradecar i uroj fitore

    2. ertjoni says:

      terrent sportive jane nje pike kyhce ku duhet dhe te mbeshtet fushate ,dhe pikerisht te gjithe kandidatet po mundohen qe ta shpalosin kete pike kyce.po ti vesh re cdo qyteti i mungon kjo fryme.

    3. herodoti says:

      nje nga pikat kyce qe gjithmone i ka munguar qytetev3e.te gjithe kandidatet e ashe e kane bere pike kyce te programit pasi vete terrent sportive nder vite jan kthyer kafet dhe baret dhe klubet e qytetit.me shume sportivitet qytetit ne menyre qe ta kemi qytettin tone dhe per vete.

    4. arti says:

      terrent sportive sa eshte folur per kete pike dhe te gjithe e kane anashkaluar,por duhet te zvndshn kafet me tereenet sportive.ka 25 vjet qe cdo qytet shkokllat te shtune e te djele jane te mbyllura kur me e bukura eshte se se ato mund te kthehen ne terren sportive dhe paslestra duke i dhene keshtu fryme komunitetit.

  2. Klaus says:

    Pogradeci kishte nevoje per nje figure te re. Besimplote se znj. Diana Mile do sillet vertete vajzse Pogradecare ne drejtimin e qytetit. Shpresojme shume se do beje pune te mire ne drejtimin e Bashkise.

    1. gertjan says:

      Votebesojme Dianen per te cuar me tej investimet qe po kryhen ne qytetin e Pogradecit. Diana do punoje me zell e perkushtim per qytetaret. Me mbeshtetjen e qeverise qendrore dhe perkushtimin e Diana Miles do behet i mundur transformimi i qytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje