Partia Demokratike denoncon se, drejtori i OSHEE-së i ka dhënë para djalit tjetër të nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj.
Grida Duma, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD tha se, OSHEE është burimi i stresit për qytetarët shqiptarë.
“Pikërisht nga paratë e gjakut të shqiptarëve të mbledhura me dhunë e me kërbaç, me burg, kryehajduti i Edi Ramës, Ardian Çela, i jep paratë paratë e të pamundurve djalit tjetër të zonjës Leskaj, për mirë trajtimin ndaj stresit, për punonjësit e OSHEE.
700 milionë lekë merr djali i deputetes, i nënkryetares së Kuvendit, për të trajtuar stresin e OSHEE, ndërkohë që kjo bandë e Edi Ramës shkaktoi tronditje e dramë tek mijëra familje, tek mijëra të pamundur, duke i lënë në errësirë, duke i dërguar në burgje duke u marrë dhe jetën nga arroganca e trajtimi çnjerëzor”,– tha Duma.
Por ne nje deklarate te saj OSHE thote se shpifja e radhës që u lëshua sot është e turpshme. OSHEE nuk ka lidhur ende një kontratë për trainimin e punonjësve, pasi procedura e parë dhe e dytë dështoi për mosplotësim të kritereve e për mangësi të ofertave.
Ndërkohë, trainimi i punonjësve të të gjitha niveleve të kompanisë, që përfshin 5.800 punonjës dhe 15.500 module trainimi është një domosdoshmëri në vazhdën e transformimit rrënjësor të shërbimit. Por, Partia Demokratike ska asnjë shans ta kuptojë këtë përderisa e vetmja fushë ku kjo parti është e trainuar është fusha e shpifjes.
OSHEE hedh poshtë me forcë edhe këtë akuzë të turpshme të Partisë Demokratike dhe shpreh vendosmërinë për vazhdimin e punës së nisur në shërbim të konsumatorëve.
GRIDA kush ta freskon llokumen tani se SANTUA i shkrete iku
CFARE BEN PROKURORIA ??
Argita,paguhet me si pedagoge,po Shkelzenit i keni dhene ndonje pare ?!
nuk u ngop ajo 70 vjecarja akoma,prandaj qendron ne politike?
Grid, qenke veshur me stil gjarperi. Kushedi ke do “helmosh”
Ah moj gridha moj gridha ,pedja ku ben pjese ti humbesit me te medhenj elektorale i ve drejtues.Urojme qe rezultati i zgjedhjeve te 2017 te reflektoje rezultatin e durresit ne 2015.
Nje profesor i shquar gjerman, duke trajtuar problematikat qe lidhen me te verteten thoshte se nje njeri qe perpiqet qe te tjeret ta quajne intelektual, pushon se ekzistuari si i tille, pra si intelektual, ne momentin qe tenton te qendroje ne kembe duke perdorur genjeshtrat.
E cuditshme, te gjithe keta te PD-se, qe kur moren pushtetin e deri me sot, kane mundur te ecin vetem me genjeshtra.
Por sot jemi ne nje situate tjeter. Koha e militanteve qe shkonin si turma pa krye ka mbaruar, ata jane plakur, te rinjte nuk manipulohen me, jame me realiste dhe nuk pranojne te perdoren sic eshte mesuar ta bejne lidertet e PD-se.
Edi Rama e ka te fituar betejen e raportit ndaj te vertetes.
Shpirti i Santos u prehte ne paqe, te gjith e dijne tashme raportin e kesaj Dumes ne ceshtjen Santo. Ky eshte nje problem qe i takon vetem familjes Santo dhe familjes ku jetoj kjo Duma.
Qytetareve te thjeshte nuk u intereson.