Ermira Babaliu flet për artistet-eskorta: Imoraliteti ka përfshirë Shqipërinë cep më cep

7 Shkurt 2016, 11:56Lifestyle TEMA

Pas rrëfimit të Xhesika Ndojës lidhur me propozimin nga deputeti, ka reaguar edhe këngëtarja Ermira Babaliu.

Babaliu thotë në reagimin e saj në FB se nuk është faji i saj, por i imoralitetit që ka përfshirë shoqërinë shqiptare.

Ja reagimi i saj:

Problemi nuk eshte vajza e shkrete — problem eshte fenomeni imoralitet i cili ka perfshire shoqerine ne cdo cep – imoralitet qe ka demtuar rende vlerat jo me vetem te personit , por personalitetin ne pergjithesi, ne cdo fushe — trishtim i madh ! Te gjithë e dinë në Shqipëri që shumë nga personazhet e njohur të faqeve rozë janë escort ose si i thonë në shqip shoqëruese të shtrenjta. Vajza që nuk kanë punuar qoftë dhe një ditë, i sheh të hedhin në rrjete sociale foto në avionë privatë, plazhe eksluzivë, në qytete dhe hotele tejet të shtrenjtë mbuluar me stoli marramendëse.

Vajza nga Puka, ndoshta në mënyrë të rëndomtë vuri në pah vanitetin konsumist të kësaj shoqërie, e cila nuk beson në asnjë vlerë, përveç shpenzimit të vrullshëm të parave dhe lapërdhive. Ndoshta ajo nuk e di që mësues në Pukë ka qenë Migjeni, njeriu që shkroi tregimin “Historia e njenës nga ato”, rrëfenjë e cila përsëritet brez pas brezi, nga gjyshi tek biri dhe më pas tek nipi.

19 komente në “Ermira Babaliu flet për artistet-eskorta: Imoraliteti ka përfshirë Shqipërinë cep më cep”

  1. TJ says:

    Respekte per Babaliun! Por kjo eshte shoqeria e konsumit! Secili, kerkon, te jetoje dhe shfrytezon aftesite qe ka! Kapitalizmi s’ka moral! Tani, qe po komentoj ,po degjoj Ina Zhupa ,zedhenese e PD! Nje fjalor vulgar, nje fjalor kriminel, e denje per kurvat politike, por jo per nje grua! Atehere, kush eshte me e ndershme :- nje vajze eskorte apo nje femer ne politike si e PD, qe nuk le fjale te piste pa perdorur, duke na bere te ndihemi te turperuar! Nje parti dhe femra, qe perdorin fjalorin e Berishes dhe baltosin te tere te ndershem dhe te keqinj, qe kane shitur trupin dhe shpirtin per te genjyer shqiptaret! Atehere keto femra eskorte kane shitur trupin por jo shpirtin! Ne fund te fundit eshte profesion, eshte pune pa ja shitur shpirtin shejtanit Berishes Bashes apo Metes dhe Rames! Jemi ne “demokracine berishiane”, qe e kerkuam “si breshka gozhden” kur votuam per Berishen! Dhe po paguajme per mendimin e te qenit “europiane” berishiane! Do t’i lutesha Z. Mero Baze te botoje komentet!

    1. Beobachter says:

      Bravo per komentin…sidomos komenti juaj ne lidhje me inazhupen, zedhenesen e PD-se , eshte fantastik fare.

      1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


        Bravo BabaAliu
        Sa mirë që i di
        Historinë tënde
        Na trego dhe ti ?

        E ka thën më herët
        Filozofi Ndoka
        Peshku nis e qelbet
        Si fillim nga Koka.
        ? ?

        ☆☆☆☆☆☆☆☆

    2. @TJ says:

      Ti me sa duket i ke mbyllur veshet kur ka folur Rama bashke me eskorten roze dhe te ka mbetur ne mendje vetem Saliu me banden e tij.

    3. arbereshi says:

      Po pse ku eshte ndryshimi i nje vajze qe meret me politike dhe vajzes se eskortes? Emerusi i perbashket eshte leku ,injoranca dhe paftyrsia

  2. Petro says:

    S’kam pasur kurre dyshim se Babaliu ishte nje femer inteligjente dhe model.Jane pak te tilla ne skenat e larta te shoqerise shqptare.

  3. kazazi says:

    he me se edhe ismail kadareja kur flet per jeten e tij ne mosk tregon sesi kishte deshir pe “eksperjenca te ndryshme dhe te shumta”,then shqip me kalu shum femna ne shtrat.
    dhe ai esht” nobelist”

  4. tekniku says:

    Ermira i ka hedhur këto fjalë në fb, po gazetari duhet të thellohej ta shihte se mos e kishte thjeshtë citim të thënies së dikujt tjetër. Jam i bindur që Ermira është dakort me këtp fjalë që edhe ka shkruar, po ky tekst është fjalë për fjalë i marrë nga një koment i Enkel Demit, që është botuar këtu te “Tema” – http://www.gazetatema.net/web/2016/02/05/enkel-demi-shume-nga-personazhet-vip-ne-shqiperi-jane-escort-dhe-historia-e-nje-pronari-tv-qe-rekrutonte-vajza-te-reja/

  5. retronic says:

    Po ç’reagim i Babaliut është ky? Ky është shkrimi i djeshëm i Enkel Demit, të cilin Babaliu e ka cituar gërmë për gërmë.
    http://www.gazetatema.net/web/2016/02/05/enkel-demi-shume-nga-personazhet-vip-ne-shqiperi-jane-escort-dhe-historia-e-nje-pronari-tv-qe-rekrutonte-vajza-te-reja/

  6. delete says:

    Ore a nuk jane keto pasazhe te kesaj zonjes te njejta me ato te shkrimit te Enkel Demit nje dite me pare? Gjithsesi, dhe panvaresisht se kush ja ka pervetsu penen njeri-tjetrit, te dy kane te drejte rreth aspektiti te degjenerimit qe ka kap shoqerine e atij vendi. VIP si akronim ne Shqiperi duhet zevendesu me XXX. Keto qe kalojne diten duke kalu gardhe mund te jen cdo gje vetem artiste nuk jane.

  7. katarakti says:

    Komenti i Ermira Babaliut shkon ne vije te drejte me kenget e saj te mrekullueshme.
    Atehere kishim kenge dhe kengetare. Sot kemi çinghije. Si puna e asaj pukjanes.

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mira ,per moralin mos shkruaj, se na i solle zorret tek goja !

    1. ela says:

      plotesisht dakort, kjo flet per moral le te tregoje historite e veta qe e la dhe mori burrin sa e sa here aman se na shkrive fare o EEEEEEEEEEEEEErmiraaaaaaaaaaa!

  9. Ironik says:

    Imoraliteti ka perfshire Shqiperine cep me cep… Po qe ka te drejte kjo?

  10. brava says:

    ala sexi o ne ato sy ,
    e kam pas pelqa si femer e kengtare

  11. nora says:

    E mor shoke, nuk ka aq tru Ermira Babaliu sa te shkruaje kete koment. Ermiren e njohim qe nga shkolla se sa e mencur ishte. Aman kur duan te japin dhe mend keto. Kopjojne gjithe jeten. Ermira nuk eshte shquar kurre per mendje. Me falni po kjo eshte e verteta.

  12. Rilindasi says:

    Koment i Enkel Demit.Turp qe ia vishni Babaliut

  13. Nardi says:

    Shkrimi I Kel Demit. Po si gazetare te B….. dhe te Shaleve qe jeni nuk thelloheni por merrni copypaste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje