Tragjedia e familjes nga Shkodra: U vdes vajza 29 vjeç në Itali, por ajo që ndodh më pas është më e tmerrshme!

22 Maj 2016, 10:00Politika TEMA

Ajo që i ka ndodhur një familje shkodrane është një ndër tragjeditë më të pabesueshme.

Vajza e tyre 29-vjeçare Rajmonda Lakaj ndërroi jetë në një aksident në 6 maj në Pistoia të Italisë.

Xhaxhai i vajzës shkoi në Itali për t’u marrë me burokracitë për rikthimin e kufomës së vajzës, por gabimisht autoritetet italiane kanë dërguar trupin e një vajze tjetër, marokene.

Ky shkëmbim trupash ka tronditur edhe më shumë familjen Lakaj të cilët nuk dinë tanimë se ku është trupi i vajzës së tyre.

Mësohet se kur e ëma e vajzës mësoi për ndërrimin e trupave ka kaluar një infarkt dhe të gjithë u shokuan nga kjo ngjarje, raporton “Il nazione”.

Autoritetet italiane kanë nisur tashmë hetimet për të mësuar se ku ka përfunduar trupi i vajzës nga Shkodra dhe të bëjnë rikthimin e saj në atdhe.

29-vjeçarja Rajmonda Lakaj humbi jetën në nje aksident rrugor pasi u përplas me trafik-ndarëset.

2 komente në “Tragjedia e familjes nga Shkodra: U vdes vajza 29 vjeç në Itali, por ajo që ndodh më pas është më e tmerrshme!”

  1. Edkari says:

    Ne te gjitha rastet e fatkeqesive me humbje jete e shqiptareve
    jasht vendit duhet qe pergjegjesine per kthimin e kufomes
    ta marre persiper shteti shqiptare.

    1. temp says:

      Do me thene qe taksapaguesit shqipetar. Me cfare te drejte? Kostot jane shume te larta.
      Me sa e di une shteti shqipetar kthen nje pjese te kuotes ne varesi te kilometrazhit.
      Duhet qe njerezit qe jetojne jashte shtetit shqipetar te sigurohen per nje tragjedi te tille (te paguajn nje pakiete te tille sigurimesh).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje