Secili person naiv do të mendonte se sa e lehtë është të mposhtet një ushtar Gurka, i gjatë vetëm 160 centimetra. Por, kushdo që takohet me regjimentin e tyre në luftë, slogani i të cilëve është “Më mirë të vdesësh, sesa të jesh qyqar”, do ta kuptoj se sa të rrezikshëm janë ata dhe se madhësia për ta nuk është problem.
Gurka, që ende i quajnë dhe vullnetarët britanikë si dhe bijtë e Himalajave si njësi ushtarake, e kanë edhe shenjën mbrojtëse, e ajo është thika Kukri.
Rekrutimi bëhet në shpatet e Himalajave dhe sipas të gjithë ekspertëve ushtarak ata janë njëra ndër këmbësoritë më të mira në botë, kurse emërtimin e kanë marrë nga dinastia e parë qeverisëse e Nepalit.
Me britanikët të cilët e kolonizuan Indinë, luftuan ndërmjet viteve 1813 dhe 1816, duke u shkaktuar atyre humbje të mëdha, dhe vetëm atëherë e fituan respektin e kundërshtarit.
Pasi që britanikët e pushtuan Indinë, Gurkat i pranuan në radhët e tyre dhe formuan tri njësi taktike ushtarake, kështu që në këtë përbërje morën pjesë në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, duke luftuar edhe në Evropë, por pjesën me të madhe në Afrikën Veriore, xhunglat e Malajzisë dhe Burmas dhe në Sicili.
Pas largimit të britanikëve nga India në vitin 1974, gjashtë regjimente të Gurkas i takuan Indisë, derisa katër Britanisë së Madhe.
Sukses të veçantë Gurka arriti në Ishuj Fokland, kurse sipas të dhënave gojore në luftë në të cilën morën pjesë Gurka nuk kishte robër, edhe pse nuk është konfirmuar, ekzistojnë tregime edhe për kanibalizëm të kundërshtarëve të Gurkas, transmeton lajmi.net.
Gruka luftojnë edhe sot në pjesë të ndryshme të botës, bie fjala në Irak dhe Afganistan.
Regjim i veçantë i stërvitjeve
Gati 28 mijë kandidatë nga e gjithë bota çdo vit garojnë ndërmjet vete vetëm për 200 vende që Gurka i ka në ushtrinë britanike.
Që të arrijnë deri te statusi i kandidatit, meshkujt duhet të njoftohem me rregullat e rekrutimit që nisin nga Nepali, kurse secili rekrut që arrin dhe i kaluar kualifikimet dhe trajnimet, rekrutet marrin edhe shpërblim.
Kandidati duhet të jetë së paku i moshës 17 vjeçare, kurse testimi përfshinë vrapimin prej 5 kilometrash në shpatet e Himalajeve duke bartur 25 kilogramë gurë në shpinë dhe atë gjatësi duhet të kalojë për me pak se 55 minuta.
Një ushtar i Gurkas i vetëm vrau 30 talibanë
Një shembull i mëhershëm tregon për përgatitjen e lartë që kanë Gurka. Rreshti Diprasadu Punu mori dekoratën me të lartë britanike për trimëri, pasi që si rojtar i vetëm në një pikë kontrolluese në Afganistan më 17 shtator të vitit 2010 i vetëm arriti që të luftojë me 30 talibanë.
“Rreth meje kishte plot talibanë dhe isha i bindur se do të më vrasin. Para se kjo të ndodh, vendosa që të paktën ndonjërin nga ata ta vras”, deklaroi Punu i cili gjatë 15 minutave të luftimit i shkrepi më shumë se 400 fishekë, detonoi 17 granata dore dhe mina, kurse në mungesë të municionit në drejtim të një alivani hodhi edhe trekëmbëshin e pushkës.
Përveç që shpëtoi jetën e ushtarëve tjerë në pikën kontrolluese, Punu nuk mori asnjë plagë nga ajo përleshje heroike.
Nëse për 15 vjet një ushtar i Gurkas nuk e merr gradën e rreshterit, ai për shkak të nderit largohet nga shërbimi. Për shkak të shkathtësive të tyre dhe nderit, ushtarët e tillë angazhohen vetëm në detyra të rënda dhe atë në tërë botën, kurse funksionojnë në kuadër të NATO-s.
ou pu pu pu.. cfare gjuhe shqipe qe perdor gazetari ne kete perkthim …
Te hapet barku.
Ore mesojne gjuhe shqipe ne shkolle keta gazetaruce apo jo ?
Edhe kurvat Britanike qe vazhdojne e i trajtojne akoma si skllever. Nuk u japin shtetesine , i paguajne ne pak etc. Nga keta te therrasi Mimi Kodheli te trajnojne ushtrin shqiptare e jo te shpenzojne miliona euro per helikopter qe bijen qe fluturimin e pare..
Këto nuk janë nder ma te mire, por Jan numër një në botë. Respekt, ushtria britanike luftoje 200 vjet me nepalin por ishin Gurkat, qe nuk u pushtua nepali. Thjesht po te flasësh me ushtar britanik te tregojnë për Gurkat.
Gurkat kane me teper se 20 vjet qe kryejne vetem sherbim roje ne aeroporte, baza etj. dhe nuk me duket ndonje detyre kushedi heroike. E vertete qe jane ne gjendje te mire fizike por kjo sepse jane nepaleze dhe te mesuar me mungesen e oksigjenit dhe sepse kane shume konkurence per te hyre ne gurka…legjioni i huaj etj ka te njejtin sistem pra duke shfrytezuar varferine/kushtet e rekruteve…hidhi nje vello heroike dhe ja…
gladiator me!
kafsh pune ,(lufte)
mish per top.
“t fortet” qe I kan thon mendjes hik er pirdhu,i duhen cdokujt. I duhet mbretneshes,i duhen politiksave,////
Ata hyne te paret ne aeroportin e Prishtines ku ishin stacionuar trupat Ruse, apo jo? Jane nder rregjimentet me elite edhe nuk jane rroje magazinash more djale.
Na falni po gazetari eshte ne plazh keto dite dhe ja ka dhene dashnores nga Kosova si detyre tja perktheje ato qe gjen ne google dhe ti botoje ketu ne gazeten e Mer’habase ?