Sot në Zululand ishte i ftuar Gjergji Bojaxhiu, politikan shqiptar “Sfida për Shqipërinë”, me të cilin Mustafa Nano diskutoi mbi angazhimin e tij në politikën shqiptare , për rezultatet e arritura në kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës, ku Nano i shprehu simpatinë e tij dhe i tregon se ka votuar për të.
Kur Nano e pyet se në një listë shqetësimesh të “Sfida për Shqipërinë”, a ka element që kanë përparësi, kush është shqetësimi kryesor duke parë Shqipërinë e sotme, z. Bojaxhiu përgjigjet:
“Duke parë pasojat e jetës së përditshme; Shqipëria vazhdon të mbetet një nga vendet më të varfra, papunësi në nivele shumë të larta, një segment shumë i madh i shoqërisë që jeton në një nivel të lartë varfërie. Ne nuk do ti zgjidhim dot pasojat nëse nuk biem dakort se cilat janë shkaqet. Një shoqëri e padrejtë ku ligji nuk zbatohet për të gjith njëlloj është një shoqëri që ndrydh potencialin dhe kapacitetin njerëzor dhe nëse nuk e clirojmë këtë kapacitet asgjë nuk do të ndryshojë.”
“Integriteti institucional i Shqipërisë nuk është përmirësuar por është përkeqësuar, ne kemi rregulluar elementet mekanike, ndërsa integritetin institucional dhe të drejtat tona në shoqëri shkelen” shton ndër të tjera z.Bojaxhiu.
Ndërsa kur Nano e pyeti në lidhje me partinë më të re të krijuar “Libra” ku bën pjesë edhe Ben Blushi, nëse e sheh si një lëvizje alternative dhe a kanë pika të përbashkëta me të, z.Bojaxhiu përgjigjet se nuk e shikon me antipati, por shprehet se nuk është takuar kurrë me Ben Blushin. Ndërsa Nano zotohet se do të ulë në tavolinë për të pirë një kafe z.Bojaxhiu dhe z. Blushi.
“Nuk ka asnjë lloj ndryshimi midis, Fatos Nanos, Edi Ramës, Sali Berishës, apo Ilir Metës. Janë i njëjti model dhe i ofrojnë shoqërisë vetëm një lloj zgjidhjeje. Këta lloje njerëzish e mbajnë Shqipërinë peng. Modeli është; nëse dy partitë e mëdha janë kokainë dhe hashash bashkë këto janë kokainë e pastër”, shton ndër të tjera Bojaxhiu.
Kur ti per hir te interesit te ngushte politik barazon Nanon me Berishen tregon se je nje faqezi!
Po kur arrin deri aty sa te barazosh edhe Ramen me Berishen,atehere nuk me mbetet gje tjeter mor Bojaxhi vetem te te them se je vetem nje jashteqitje.
Gjergji Bojaxhiu(qe kam simpati si njeri) ashtu si edhe Ben Blushi,kan qasje sa intelektuale aq sa edhe njerezore,
por,qe te dy nuk kan ate kryesoren,nuk jan tipa dominant,nuk jam”karizmatik” per mentalitetin sotem politik,
nuk bertasin shume,nuk jan tipa qe “elektrizojn masen”.Vendet e punes jan zene nga militantet e PS,PD dhe LSI,
idealiste ne politiken e sotme nuk ka;-kush do tu shkoje mbrapa?Prandaj,qe te dy,i prishin pune dikujt me marrjen
e numri votash,por fitues nuk do te jene kurre.Politika shqiptare eshte monopolizuar,LSI eshte partia e fundit,dhe
persa koh nuk ndryshon sistemi zgjedhor i propocionalit,ky monopol mbetet ne fuqi.
po heroin, kush parti esht?
Kurse ti je Heroin e perzier me ish-keshilltar Berishista.