Viti 2016 ka qenë shkatërrues për njerëzim me konflikte të njëpasnjëshme dhe akte terroriste që kanë tronditur botën.
Por për britaniken “The Sun”, 2017 do të jetë edhe më keq.
“Nëse mendoni se 2016 ishte vit i keq, nuk keni parë gjë akoma”, shkruan media britanike.
Ajo parashikon një luftë në vitin e ardhshëm duke dhënë edhe skenare se si dhe ku mund të fillojë.
“Kemi folur me një sërë specialistësh dhe ekspertësh ushtarake nga shtete të ndryshme. Lufta e Tretë në 2017 do të jetë më e mundshme se asnjëherë tjetër”, shkruan The Sun.
Per te qetesuar lexuesit,i bej me dije qe The Sun ne Angli eshte nje lloj si ’55 ne Shqiperi,ti thuash llum kam frike se ofendon llumin……