Deklaratë shumë e fortë është bërë nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, të Kosovës Arban Abrashi i cili akuzon opozitën se ka gisht në puçin e planifikuar në Mal të Zi
Ai ka shpërndarë një tekst të “The Telegraph” në të cilën sqarohen detajet se si Rusia kishte planifikuar vrasjen e Kryeministrit Milo Gjukanovic dhe pengimin e këtij vendi për t’u bërë pjesë e NATO’s.
Abrashi ka shkruar se edhe forca politike në Kosovë me apo pa vetëdije kanë përkrahur dhe kanë kontribuar në skenarët e përgatitur nga Rusia.
“The Telegraph, shkruan për skenarin e pengimit me dhunë të antarësimit të Malit të Zi në NATO, për puçin në Kuvendin e Malit të Zi dhe vrasjen së Kryeministrit Gjukanoviq. Me siguri se plane të tilla ka pas edhe për Kosovën, derisa forca politike në Kosovë me apo pa vetëdije kanë përkrahur, apo kontribuar për, skenare të tilla”, ka shkruar Abrashi, në një reagim në FB.
“Zoti e Bekoftë Kosovën. Zoti Bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ai.
Në tetor të vitit 2015, kishte dështuar një atentat ndaj Kryeministrit Gjukanovic dhe ishte organizuar nga disa ish-ushtarakë serbe dhe rusë.
Në atë kohë, Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviq kishte bërë të ditur se Rusia ka qenë e përfshirë në atentatin e dështuar ndaj tij në ditën e zgjedhjeve parlamentare.
Sa me siguri flet.
Nga I mori vesht keto te dhena ky injorant.
Mund ta shash sa te duash opoziten por jo ta vulgarizosh se ajo ishte aq e afte sa te realizonte grusht shteti ne vendin fqinj.
Po te ish se do ishte aq ne gjendje dhe po te ishte e atij drejtimi ajo se pari do ta kish realizuar ne Kosove duke ju permbysur ju.
Mos ngaterro grushtin e shtetit me protestat e drejta te opozites qe ju kane penguar deri diku ju ne shitjen e interesave kombetare per intres te xhepit tuaj.
Llomotisni sa te doni,, por populli nuk ju beson me.
Ky, dhe të tjerët si ky, që janë në qeveriinë Mustafa janë të ngarkuar me vetëm një detyre, përbaltja e opozitës, sepse asnjë punë tjetër nuk dinë ta bëjnë !
O psikopater, që na çmendet dhe në. Thotë që mund të ketë patur për në Kosovë dhe jo që Kosova ka gisht në atë që do ndodhte në mal të zi. Eh ç’na gjeti…