Zyrtari i lartë amerikan: SHBA, angazhim për të forcuar Ballkanin. Kujdes nga Rusia

31 Korrik 2017, 09:01Rajoni TEMA

Ndërsa nënpresidenti amerikan Mike Pence është në prag të vizitës në Mal të Zi ku do të mbajë bisedime me udhëheqësit e Ballkanit, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee thotë se angazhimi i Shteteve të Bashkuara në Ballkan vazhdon të jetë i fortë. Ky mesazh është lajm i mirë për udhëheqësit e vendeve të rajonit, mes shqetësimeve se shkurtimet e thella të parashikuara në projekt-buxhetin e Departamentit të Shtetit mund të dobësojnë rolin e Uashingtonit në këto demokraci të brishta të ekspozuara ndaj ndërhyrjes ruse. Zoti Yee thotë se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen të bashkëpunojnë me Rusinë në fushat me interes të ndërsjellë si anti-terrorizmi, por kur kanë pikëpamje të kundërta.

Përsa i takon Ballkanit Perëndimor, zoti Yee thotë se Uashingtoni nuk do që ta ekzagjerojë seriozitetin e ndërhyrjes së Rusisë, por mendon se është e rëndësishme të ruhet vigjilenca.

Po marrim masa aty ku mundemi që të forcojmë vendet e Ballkanit Perëndimor, përballë ndikimeve me synime keqdashëse, qoftë nga Rusia apo, burime, vende dhe faktorë të tjerë”, – thotë zoti Yee.

Zyrtari i lartë veçon rastin e Malit të Zi, ku ai thotë se siç tregojnë të gjitha të dhënat, Rusia ndërhyri për të përmbysur një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Vendet e tjera të Ballkanit duhet të jenë shumë të kujdesshme, duhet të ndjekin me vëmendje se ç’bën Rusia, dhe se edhe ne po bëjmë të njëjtën gjë“, – thotë ai.

Moska është përpjekur të frenojë afrimin e vendeve të Ballkanit me institucionet Euro-Atlantike, përfshirë ndërhyrje në politikën e Maqedonisë dhe marrëdhëniet e ngushta me aleatin tradicional, Serbinë që po kërkon të hyjë në Bashkimin Evropian. Zoti Yee thotë se takimi i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç me nënpresidentin Mike Pence në Uashington dhe vizita e zotit Pence në Mal të Zi, rikonfimojnë angazhimin e administratës së re në Ballkan. Ai thotë se integrimi i rajonit në BE dhe NATO, është pa dyshim në interesin e Shteteve të Bashkuara.

1 komente në “Zyrtari i lartë amerikan: SHBA, angazhim për të forcuar Ballkanin. Kujdes nga Rusia”

  1. lexuesi optimist e gazetes says:

    Hyot Brian Yee,tashme konfirmohet si nje Personalitet,i rendesishem ne Administraten Amerikane.Si nje Nenpunes i Obames,i Cili ishte ne pürag te shkarkimit,Yee,mori konfirmimin e Presidentit Amerika n,per vazhdimin e pu nes,dhe kjo eshte ne porosi e vendosur se edhe te Tjere Nenpunes te ish Presidenti Obama ,do te vazhdojne punen nen Trump!Sepse Trump,nuk eshte si disa Politikanqe menjeher me arrdhjen ne Pushtet,pastrojne administraten nga Politikanet e Partive kundershtare.Shekulli,i 21 ,pra 2000,vjet kaluan,qe ga fillimi i shenimit te kalendarit te ri,dhe ky shekull,do te jet vendimtari per ardhmerine e Njeriut(Njerezve).Mndesia per ecjen perpara,eshte e pranishme,dhe dihet se ka shume Njerez tashme te zgjuar nga gjumi i thelle,i moskokqarjes,dhe papritmas shohin veten lakuriq(nje metafore,nga Bibla).Por sistemi Juridik,kerkon denimin e Krimineleve,tashme te zgjuar,dhe krahu tjeter i madaljes,kerkon amnistine.Pra si te vendoset,te mirret parasyshe mendimi i krahut tjeter te medaljes,apo te shkohet drejt zbatimit te ligjit.Mendoj,se Amnesti Interrnacional,nje oraganizate e pas LDB,ben punen,por vendimi,mirret nga Qeverite.Sikur te jepej ,vendimi per falje,sepse bota perendimore po renkon,pra shlyerja nga rregjistrat,e fajeve,ne aktivitetin e Kriminalistikes,dhe arshivimi i tyre,dhe porosija,e Partive per simpatizantet,ndersa per te pavarurit,jipet nga te pavarurit,se qe sot ee tutje do te ecet rruge se re,,dhe krimet tuaja i takojn se kaluares,porse,qe sot e tutje,nuk do te ecet si deri tash,por do te ecet nryshe,duke i then jo krimit te qdo ngjyre.Peshorja perendimore,nuk eshte prishur,per ka pesuar difekt,dhe nje riparim i vogel,mund te sherbeje,per permiresim,porse kjo nuk don te thote se harrohet bota lindore,sepse edhe atje vlen kjo qe shkrojta me siper per perendimin,sepse aty ku perondon ,atu vjen edhe lindja,pra planeti eshte i rrumbullaket.posht spijunet haker ne interrnet,dhe amnisti per ta,por qe sot e tutje,i thuhet jo krimit,natyrisht po te vendosin ,juridiku,pra ligji.Ndersa persa i perket Rusise,ashtu si vendet e Ballkanit,u takojn ksaj bote qe shkrojta me siper!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje