VIDEO/ Erion Veliaj “zbulon” profesionin e ri

2 Shtator 2017, 11:06Sociale TEMA

Kryebashkiaku Veliaj ka treguar dje një tjetër aftësi të cilën nuk e kishim njohur. Me rastin e  Festës së Kurban Bajramit, kryebashkiaku Veliaj nuk ka hezituar që të përgatisë edhe vetë pica, duke u kujdesur deri në detaje, jo vetëm për pjekjen në furrë, por edhe për asortimentet e ndryshme që e bëjnë një picë të shijshme.

Më pas, kreu i Bashkisë shpërndau picat tek Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” duke krijuar një atmosferë tejet festive për të vegjlit dhe vijoi më pas me shpërndarjen e tyre edhe në familjet në nevojë. “E keni parë Picajolin e ri të Properit. E kaluam bukur ditën dje me shokët e shoqet e Zyber Hallullit dhe në ndihmë të 400 familjeve në nevojë të Tiranës. U përpoqëm të bëjmë diçka konkrete se kjo i ndihmon njerëzit, jo sherret pa bazë e lagu s’e lagu! Festat janë një mundësi më shumë për t’u mbledhur së bashku dhe për të ndihmuar”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në Facebook.

3 komente në “VIDEO/ Erion Veliaj “zbulon” profesionin e ri”

  1. Tarrasi says:

    Erion Veliaj eshte aksioneri kryesor i kesaj gjoja Pizza.

  2. Andrea says:

    O Erijon lere spetaklet ,shiko cfare behet te monumenti i Skanderbeut islamiket po sfidonje shtetin .degjohet pellitja e hoxhes ne mes te Tiranes ne arabisht.Ne qofte se nuk mbron pjesen tjeter te popullsise ,hatehere do ta mbrojme vete..se kuptoj vi Ne radikalet nga provincat me autobuza dhe mbushin sheshet puplike dhe te paguara nga arabet..

  3. Plaku Xhuxhumaku says:

    Epo jepu nga nje pice, e siguro nje vote. Nuk eshte keq, nje pice = nje vote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje