LETRA/ 8 kërkesa për Gramoz Ruçin

16 Shtator 2017, 15:35Politika TEMA

Nga Artan Fuga

Zoti kryetar!

Media ka të drejtë, disa nga diskutimet ishin për të qeshur, kishte edhe të mërzitshëm me vdek, kishte edhe monotonë, ca për të shkuar radhën, por edhe të mirë.

Por, nuk dua të bëj analizën e tyre as si qytetar dhe as ndonjë koment nisur nga kërkesat e komunikimit publik.

Si qytetar do t’i uroj sinqerisht punë të mbarë Kuvendit, qeverisë, deputetëve, opozitës!

Cfarë mund të bësh tjetër!

Do të uroj edhe :

1. Ndërtimi i brendshëm i vendosjes të deputetëve në sallë dhe konceptimi i hapësirave brenda saj është i kohëve të lashta. Me një fjalë na sjell mesazhe diktatoriale. Nuk shkruan kot Stjuart T. Hall se gjuha e shpalosjes të hapësirave është më e sinqerta. Asaj besojini, jo fjalëve, sepse njeriu është qenie gënjeshtare dhe hipokrite kur në lojë vihet interesi i tij.

Ministrat hipur në atë estradën e madhe, në presidium, ku dikur rrinin anëtarët e byrosë politike, që ishin pjesërisht edhe ministra, si edhe anëtarët e Presidiumit. Ashtu ishte rregjimi, deputeti ishte një punë si zari. Atje në plate e kishte vendin, si spektator dhe dëgjues i punëve të drejtuesve. Kurse tani çfarë kuptimi ka që ministrat dhe qeveria që atje janë për t’u dhënë llogari deputetëve të qendrojnë në presidium, dhe të shohin nga lart deputetët e trajtuar si spektatorë. Dhe mbi të gjithë, të ulet kryetari i Kuvendit, i cili gjithsesi nuk ka statusin e të qenit mbi të gjithë. Pastaj edhe deputët e vendosur si në klasë, në rresht njeri pas tjetrit, ata më të rëndësishmit, kryetarët e grupeve, të partive, në radhët e para, të tjerët në fund andej që as shihen as shohin.

E gjithë kjo hapësirë e brendshme, e sinqertë totalizuese, në gjuhën e vet, tradhëton diçka, që deputetët vazhdojnë të jenë skalioni i katërt ose i pestë i vendim-marrjes politike në Shqipëri, ata që bëjnë iso.

Unë do të uroja që Gramoz Ruçi ta ndryshonte këtë duke e riorganizuar sallën e Kuvendit!

2. Në mandatin e kaluar por edhe më parë, deputetët nxorrën ligje, por nuk di asnjë ligj të ketë emrin e ndonjë deputeti ose çifti deputësh iniciatorë. Nuk dihet se kush i ka iniciuar ligjet. Ligjet i sjell qeveria, kurse opozitën nuk e kam dëgjuar të iniciojnë ligje.

Uroj që kjo të ndryshohet, por kam shumë pak shpresë. Te ne është bërë traditë që opozita ndjek agjendën e qeverisë, një lloj isojeje kontrapunktuale, ju propozoni ne kundërshtojmë! Ky është problemi, kjo është e meta që vazhdon në ligjërimet opozitare edhe kur struktura e teksteve që ata lexojnë është zbavitëse, edhe kur është serioze.

3. As bëhet fjalë që deputetët në diskutimet e tyre t’i referohen studimeve shkencore, ekspertëve të pavarur, apo kërkimeve shkencore, kur është fjala për të përgatitur ndonjë reformë ose ndonjë ligj. As qeveria nuk është se iu paraprin hartimit të ligjeve me porositjen e ndonjë studimi paraprak që për disa muaj të shqyrtojë me themel një problem në mënyrë që politika të mos jetë menaxhuesja e politizuar e reformave, por të bazohet te studimet dhe te ekspertiza e studjuesve dhe grupeve të kërkimit shkencor.

Unë i uroj Gramoz Ruçit që të mos pranojë asnjë propozim ligji të pa mbështetur në studime të bazuara shkencore, si edhe të porosisi si Kuvend oponenca shkencore dhe teknike edhe për ligjet apo propozimet e deputetëve, sikur ata vijnë nga shumica, sikur të vijnë nga opozita.

Kuvendi duhet të porosisi studimet e veta, ekspertizat e veta, edhe komisionet e Kuvendit. Përndryshe ne nuk jemi një shoqëri që orientohet sikurse bëhet në kohët moderne, pra nga shkenca dhe teknika, por jemi në thelb një shoqëri mesjetare e kohëve kur vullneti princëror, apo i Tavolinës të Mbretit Artur, pra kur politikanët dhe deputetët, me nuhatjen e tyre politike drejtojnë një bigë lundruese, majna, majna, vira, vira!

4. Vendosja e kamerave si kamerave dyqanesh në rrugë, kamera vrojtimi dhe survejimi, në Kuvend, si ato që filmojnë 24 orë në 24 orë rrugët, nuk është paraqitje e punimeve të Kuvendit çdo të enjte para publikut.

Kamera nuk është media.

Duhet raportim jo filmim i punimeve të Kuvendit, filmim i cili është përgjegjës për të gjitha incidentet dhe skeçet humoristike që ndodhin në sallën e Kuvendit.

Raportimi i punimeve të Kuvendit do të kërkonte që atë ta bënin gazetarët duke analizuar e shtjelluar në mënyrë kritike dhe sa më objektive thelbin e aktivitetit të deputetëve.

Do i uroj Gramoz Ruçit që të inicionte një kanal televiziv të Kuvendit, ku qytetarët jo vetëm do të njiheshin me punimet, por edhe do të kthehej ky kanal në një arenë debatesh, paraqitjesh, bisedash, dhe veç të tjerash do të shpëtonte edhe mediat gjeneraliste nga politizimi i lajmeve të tyre duke i dhënë përmbajtjes së tyre një drejtim novator jo si sot që i takon gjysmës të shekullit të kaluar: media gjeneraliste e lajmit politik kombëtar! E tejkaluar.

Hapeni kanalin televiziv : Jeta parlamentare ! Rrjete ka sa të duash edhe gazetarë të rinj pa punë!

5. Uroj që zoti Gramoz Ruçi të mos pranojë si në dekadat e shkuara që në vend të ekspertizave të kemi materiale që nga servilizmi politik, nga ideologjizimet, nga politizimet të bëjnë të të vijë për të përzjerë. Të njejtët njerëz edhe ekspertë të partive, edhe të qeverisë, edhe të grupeve parlamentare.

Nxirrni një kuadër ligjor se kush quhet ekspert i pavarur, cila quhet agjenci e pavarur ekspertize, dhe ekspertizën mos lini ta bëjnë po ata shërbëtorë të interesave të lobiimit, por ekspertë vërtetë të pavarur. Një pedagog ose pedagoge nuk është ekspert i pavarur, as një avokat, nuk është i tillë. Mos lejoni të na hedhin hi syve.

6. Mos konsideroni si shoqëri civile, ojf që kurrë nuk bëjnë zgjedhje të brendshme, që janë vetëm në letër, që nuk përfaqësojnë asnjeri veç drejtuesit e tyre që u bëjnë shërbime politike, servilizma, lobive politike dhe interesave egoiste. E gjitha kjo është një gënjeshtër e madhe me të cilën qesh i gjithë qyteti. Një burrë, si edhe një grua, të vërtetë, jetojnë në të vërtetë, jo në hipokrizi. Shoqëria civile sot në Shqipëri është e papërfaqësuar jashtë politikës. Pranda, thërrisni aktivistë shoqërorë, qytetarë që iu preken interesat, grupe qytetarësh duke u bërë thirrje publike të vijnë në Kuvend dhe në komisione.

7. Vendosni rregull që depuetët t’i dorëzojnë me shkrim diskutimet e tyre paraprakisht, për ato diskutime që janë mbi tekste ligjesh të shërndarë paraprakisht. Pastaj me gojë të flasin si të duan lirisht. Por, jo të përsërisin njeri tjetrin. Një deputet te ne herë bën sociologun, herë bën gazetarin, herë bën këshilltarin bashkiak, herë bën tribunin popullor, herë bën politikanin partiak, herë gaztorin, ndërkohë që duhet të vendoset edukata për të bërë ligjëvënësin.

Lërini deputetët të flasin nga vendi dhe jo të dalin në podium si nxënës shkolle!

Mos i lejoni deputetët të lexojnë hartime pa propozime konkrete edhe nëse janë brenda kohës së tyre të fjalës së lirë.

Kërkojuni të thonë se përse flasin, cfarë propozimesh, amendimesh, vërejtjesh argumentesh kanë marrë fjalën.
Një pjesë e diskutimeve janë hartime, përsëritje, rrahje uji në havan, dëshirë për t’u treguar radikal. Kamera të bën dhe narcist.

8. Ftoni qytetarë të lirë që të vijnë disa dhjetra të ndjekin punimet e Kuvendit. Besueshmëria e qytetarëve për Kuvendit është më e ulët sesa për qeverinë, policinë, universitetet publike, edhe sesa e spitaleve. Afrojini qytetarët, por jo qytetarët e zgjedhur, kushurinjtë e depuetëve. Le të jetë rradha e qytetarëve për të ardhur në seanca e gjatë sepse do të tregojë shëndet politik, të jetë më e gjatë sesa radha e ankesave të klientëve për mosmarrëveshjet me operatorin e shpërndarjes elektrike. Njoftojeni publikisht në media paraprakisht agjendën e punimeve dhe bëni thirrje qytetarëve të vinë.

Gjithësesi urime në punime dhe suksese!

16 komente në “LETRA/ 8 kërkesa për Gramoz Ruçin”

  1. Epo kjo pune! says:

    llogjike e ftohte dhe e urte. Zeri arsyes eshte pasuri. Urojme te mos ze ne shkretetire

  2. Bujar says:

    O Fuga, po s’te vjen turp mo burre i dheut! Nga letra per reforme akademie (qe i harrove tani), kthehesh te letra per Gramoz Rucin! Une kujtova se i kishe kerkuar ndonje largim me nder, si ish ministri i fundit i brendshem i diktatures, ndersa ti i kerkon reforme! Hajde Fuge, hajde! Te pakten, shkruaj nje leter edhe ketyre te medias, qe ta ndryshojne kete foton, sepse je ne shkelje te Kodit Rrugor dhe si Akademik qe je, jep shembull te keq!

  3. Haka Tekizoti says:

    Nuk duken keq si propozime. Me shumë mendime të Fugës, sidomos me artikulimet e tij shpesh herë nevrastenike, dhe sidomos me dendurinë e shfaqies së tij të pakarar në media nuk kam qenë e nuk jam dakord, sepse paraqitet sikur të ishte i vetmi shkop bejzbolli që mund të rrahë intelektualisht të pagdhendurit. Por shpreh edhe mendime të drejta, si këtu psh. Do ishte mirë t’ia marrin parasysh se edhe gjërat bëhen më mirë, edhe propozuesit i çmohen vlerat.

  4. Dodona mbi Tomorr says:

    Artan Fuga , mekat qe nuk ka kandiduar per deputet ; do ta kishte reformuar kuvendin; megjithate per dy mendimet e tij do te shprehesha se jane me shume vend e te drejta per tu zbatuar , nga qe nuk kerkojne as shume burokraci: 1-per o.j.q. dhe 2-per pjesmarrjen e njerzeve te zakonshem ne seancat e kuvendit , me kusht qe ftesat mos i shperndaje administrata e kuvendit ,por vete deputetet qe mendohet se e njohin me mire popullin.Uendi dorime ,kuvendit te ri dhe suksese kryetarit te ri Gramoz Ruci , qe ne seancat e para tregoi se punimet e kuvendit do te ngjallin interesin e popullit qe e ka votuar.

  5. Dodona mbi Tomorr says:

    Artan Fuga , mekat qe nuk ka kandiduar per deputet ; do ta kishte reformuar kuvendin; megjithate per dy mendimet e tij do te shprehesha se jane me shume vend e te drejta per tu zbatuar , nga qe nuk kerkojne as shume burokraci: 1-per o.j.q. dhe 2-per pjesmarrjen e njerzeve te zakonshem ne seancat e kuvendit , me kusht qe ftesat mos t i shperndaje administrata e kuvendit ,por vete deputetet qe mendohet se e njohin me mire popullin. Urime ,kuvendit te ri dhe suksese kryetarit te ri Gramoz Ruci , qe ne seancat e para tregoi se punimet e kuvendit do te ngjallin interesin e popullit qe e ka votuar.

  6. niku says:

    Ju kthye zanatit te vjeter. Ekspert i gjitheckaje. Po te miratohet propozimi yt nr. 5 ngelesh pa pune.

  7. Rr. B. Gramshi says:

    Je i lodhshem! Mundohem ti lexoj “filozofite” e tua deri ne fund, por nuk mundem. Duke qene se rrjedh nga nje gen mediokriksh, trashegon plotesisht tiparet e tyre. Rendom sic ndodh ne “Teorine e kompesimit”mundohesh te behesh interesant me disa batuda te sforcuara te kohes qe je ritur por perseri mbetesh nje zvaranik, nxenes I mjere I dale nga bankat e shkolles Emin Duraku qe nuk mund te krahasohesh as me Perparim Kabon. Metesh nje zvarank poltik qe nuk e heq dot “kemishen” e ideologjise me te cilen le brumosur, por edhe ne se do te duhej t’a hiqje, do t’a hiqje me gjthe lekure.

  8. Pallatet Agimi says:

    O profesor…
    Rekomandimin e meposhtem e kam bere edhe ne nje gazete tjeter, thjesht me shprese se do ti lexosh e me kete rast lehtesoj edhe une vehten : te pakten e bera timen.
    Pra, pa shiko njehere se mos ke ndonje mik a shok doktor, mjek. Paraprakisht bej analizat e gjakut komplet. Mos haro, edhe te urines, po komplet. Bej nje kontroll te pergjithshem e shih se mos te ka ndodhur ndonje gje andej nga “ndermarja” more aman. Aman se mezi te kemi.

  9. shvejk says:

    Fuga vuan nga nje forme e avancuar e protago izmit akut.

  10. shoku " Shpati " says:

    Profesor Fuga , sipas policise rrugore ( jo ajo grija ) atyre qe do te shkelin kodin rrugor do t’iu dergoje ne shtepi ” resmet ” e mjetit me te cilin bejne shkeljen . Juve , I luteni Meros qe ne postimet tuaja ne gazete , te vendose foton tuaj pa kokore ne koke . E kujton vete policine te te fuse nje gjobe te mire . Thuaj shyqyr qe nuk e ka pare ” Ai ” se te piu e zeza ! Bllokun e gjobave gati e ka …

  11. Idjoti Bathores says:

    PER KE PARLAMENT E KA FJALEN KY IDJOT ,PER RESTAURIM GODINE KUR NUK KA SHQIPETAR QE NUK E DI SE NE JEMI 25 VJET PA PARLAMENT QE NUK PETRFAQESON POPULLIN PO KRIMIN KORRUPSIONIN DHE ISH ALABAKET E ISH BLLOKUT ME DOKTOR ADHAMUDHIN

  12. Flamur says:

    Perse nuk ja rekomandove keto Zhosit more aman. A

  13. uskania says:

    Ka mendime të mira.

  14. Ambulanca Fuga says:

    Une mendoje qe Fuga duhet te nderroje modelin e flokeve se nuk i shkon me i njejti model qe mbante ne kohen e komunizmit dhe po te njejtin ne demokraci.
    Xhaketat mos i vish me ne kete ngjyre te zbehte se e dime qe ben kontrast te forte me idete e tua te forta madheshtore si malet e Partise Komuniste.
    Nejse se me motorrin sikur e rregullon pak imazhin se hajde de se imiton moden jashte shqiperise.
    Duhet te nderrosh kafene here pas here se kush e di se cfare i hedhin kafes tende qe na nxjerre idera briliante per Shqiperine e ndryshkur.
    Nese Akademise se Shkencave psh i akordohet nje buxhet i caktuar per dekorimin e Kuvendit, mos hezito te hedhesh kandidaturen tende. Neve na duhen njerez si puna jote.
    A na e jep pak emrin e berberit tend o Zoteri?

  15. Agron B says:

    Jam duke bere punime ne sallen e banjes dhe kam degjuar se nje akademik i shquar ketu tek ne njeh moden e fundit.
    E kam merak sepse gruaja insiston qe te beje banjo stil milanez. Une kam qejf ate austriak por nuk e di nese profesori ka ndonje tjeter njohje ne kete fushe.
    Do e falenderoja me gjithe zemer nese na ndihmon te rikonstruktojme sipas normave evropiane sallen tone te banjes.
    Jam gazetat tek rubrika sportive. Fakeminderit profesor nese me ndihmon.
    Pershendetje. Agroni.

  16. Lexuesi says:

    Pavaresisht mendimeve te ndryshme dhe paragjykimeve,mendoj se profesor Fuga,sipas meje, ne shume propozime ka te drejte dhe eshte shume bashkekohor.Asgje e keqe nuk na gjen nga keto propozime,pervec te mires,pervec demokratizimit te metejshem te parlamentit, ku deputetet flasin per te qeshe e per te qare,cfare i thote Udheheqesi,i majte e i djathe.Ashtu si thote Frojdi dhe Konica jone i madh,ne na mundon Udheheqesi,i thurim atyre lavde sikur ata jane perendia.Sidoqofte mire na behet sikur te merren ne konsiderate disa nga propozimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje