Taksa e pronës rritet me 20-50%, vihet në faturën e energjisë

13 Tetor 2017, 17:27Ekonomia TEMA

Nga janari qeveria do të fillojë të mbledhë taksën e pronës, një tarifë që do të vendoset mbi vlerën reale të tregut të dhe do të vilet përmes faturës së energjisë elektrike.

Burime zyrtare në Ministrinë e Financave thanë për televizionin Klan se rritja për individët do të variojë nga 20- 50% të shumës që paguhet sot, ndërsa për godinat në periferi nuk do të ndryshojë.

Biznese, që aktualisht paguajnë një tatim të lartë, do të kenë një taksë më të zbutur vitin e ardhshëm.

Tv Klan raporton se për vitin 2018-të ky tatim i ri do të nisë të mblidhet fillimisht në Bashkinë e Tiranës, e cila ka edhe numrin më të lartë të pasurive të patundshme dhe njësive tregtare.

Burimet sqarojnë se në qytete të tjera, banorët paguajnë jo më shumë se 5 euro në vit, çka e bën totalisht të papërfillshëm këtë tatim.

Taksimi i ri do të varioje nga 0.076, 0.1 dhe 0.114% të vlerës së pronës.

Në të gjitha variantet, një shtëpi që sot kushton 100 mijë euro, dhe është 100 metra katrorë do të paguajë 76 euro, 100 euro ose 114 euro në vit.

Aktualisht një apartament i tillë në Tiranë, paguan 22.5 euro, po aq sa një i ngjashëm me të për nga maëdhësia, por më i ulët në vlerë pasi është në zonë periferike.

Persa u perket bizneseve, një dyqan 100 metra katror një kryeqytet sot paguan 300 euro tatim pasurie, i cili është 10 herë më i lartë se ai i individëve.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave sqarojnë se kjo është edhe një porosi e FMN-së që taksimi i bizneseve të bëhet në mënyrë të drejtë, e në bazë të vlerës së qirasë që ata japin.

11 komente në “Taksa e pronës rritet me 20-50%, vihet në faturën e energjisë”

  1. Tarrasi says:

    Ndryshimet nuk jane me perqindje, sic thuhet ne titullin e shkrimit, por varijojne nga 3 deri ne 5 HERE !

    Fuck you!

    1. Raimond vlonjati says:

      Ju mori shpirtin shqiptareve te varfer ky rugaci qe esht ne krye te qeverise
      Shum i pabese dhe shum i pashpirt me elektoratin e tij

      Ky nuk ka azgje socialiste ne ket program ekonomik qe zbaton

      Ky vepron sikur esht ekstrem i djathte , ku taksohet populli ndersa te pasurit nuk taksohen

  2. analisti says:

    kaja nanen ketij populli se ato 1 milion shuplaka do ju kthehen pas qafe shume shpejt. Populli nuk ka votuar FMN po PS, keshtu qe beni si te doni.

    1. mali says:

      FMN eshte nje organizate shumevjecare qe sherben si keshillues se si te rritet ekonomia dhe te mbahet ekonomia stabel. Nuk eshte koha e sali berishes kur i debonte ato dhe pasojat po i shohim sot e ksaj dite o analist. mendoj qe sherben per dicka gjith ajo organizate

      1. Raimond vlonjati says:

        Ik ore deficent

        FMN e kane ndjekur te gjitha vendet e Europes se FMN te shkateron mireqenien

        Ata te thone ngriju taksat , jo per te ndihmuar ekonomine tende , por qe ata te marrin pas parate qe te kane dhene
        Ndaj nuk duhet narre borxh nga FMN

        Edhe ne Amerike kritikohet politika e FMN

  3. Haka Tekizoti says:

    Nëse vendoset kjo taksë për banesat familjare le të vijnë t’i sekuestrojnë menjëherë, ose të nxjerrin vendim që sigurimet shoqërore të mos japin më pensione. Bashkia të bëhet gati për pastrimin e qytetit nga kufomat dhe për shpenzimet e varrimeve masive.

  4. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Po kur shtepia ka probleme me pronesine. Kush do e paguaj ? Ai qe jeton brenda por qe nuk eshte fare ne pronesi te tije. Bravo qeveria. Vjedhin politikanet, paguajne qytetaret e ndershem.

  5. Quo Vadis! says:

    Prandaj Kryeminisitri juaj i dashur u tregua “bujar” dhe lejoi rivleresimin e shtepive?
    Them i juaji se mua Perendia m’i hapi syte shpejt dhe nuk votova per te.

  6. asd says:

    Keshtu ndodh kur votohen qe te drejtojne skicofrenet.

  7. eraldi says:

    nuk besoj se eshte nje shifer e larte nese behet fjale per shifer vjetore. vetem kafe e cigare sa na shkojne qe i kemi kthyer ne “nevoja” dhe fillojme e ankohemi per dicka te domosdoshme pasi me keto taksa ne na kthehen ne sherbime sic jane rruge te reja apo sherbime te tjera.

  8. gerti says:

    deri tani kjo takse nuk eshte paguar ose eshte anashkaluar. jane te pakte njerzit qe e paguajne. tani qe ju vehet me detyrim nxirrni koken duke u ankuar por ajo qe nuk kuptoni eshte se kjo ka ardhur nga e kaluara dhe fmn e ka vene re kete gje. kjo eshte nje praktikohet ne europe ku ne duam te shkojme. keshtu qe nuk besoj se duhet te behet kaq zhurme per asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje