U arrestua dje, rrëfehet polici: Jam përdorues droge, kam jetën time private

2 Nëntor 2017, 13:59Kronika TEMA

Fatmir Meço, ish polic në Durrës  që u arrestua dje pasi dyshohet se kontrollonte dhe mbronte shpërndarësit e drogësi, i ulur në bangën e të akuzuarve, pohoi se është përdorues droge, por e kishte mbajtur të fshehtë këtë fakt.

“Jam përdorues i kanabis sativës. Para 2.5 vjetësh kam nisur punën në polici. Kur hyra në polici nuk e deklarova qe isha përdorues droge.

Kisha detyrë si polic ruajtjen e Rendit dhe qetësisë publike, por une kam edhe nje jete private”– ka thënë ai.

Gjykatësi: Sa kohë ke që punon në polici?

Polici: Prej dy vitesh e gjysmë

Gjykatësi: A i deklarove ti policisë që je përdorues droge kur bëre betimin?

Polici: Po ju thashtë, jo, se u ngatërrova nuk iu kam thënë gjë. E kam pirë me periudha të ndryshme, nuk kam trafikuar drogë

Gjykatësi: Ti je bërë objekt shqetësimi në zonën e Kënetës, iu shisje drogë një grupi të rinjsh që bënin sherre e shqetësonin komunitetin…

Polici: Kam shtëpinë aty, kam kaluar aty, s’kam tregtuar drogë…

Gjykatësi: Cili është misioni yt a është të kapësh trafikantët e drogës?

Polici: Unë kam si mision ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, kjo është detyra ime, jam i aftë ta bëj atë

Gjykatësi: Po për të droguarit në zonë kishe informacione?

Polici: Kam kaluar në atë zonë se kam shtëpinë aty, por s’i njoh, s’kam lidhje me ta

Prokuroria e akuzon efektivin e policisë për “prodhim e shitje të narkotikëve” dhe “shpërdorim detyre”.
Sipas prokurorit së bashku me persona të tjerë ai ka shitur lëndë narkotike në zonën e Kënetës.

Lëndën narkotike e mbante në banesë të tij dhe me pas e shpërndante personave të tretë që në mënyrë demostrative e konsumonin duke u kthyer edhe në shqetësim për komunitetin.

Nisur nga këto, prokurori kërkoi që të konsiderohet i ligjshëm arresti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje