Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë që revista Time e ka njoftuar për ta informuar që kërkon ta nominojë “Njeriun e vitit”, po që ai ka vendosur të mos e pranojë çmimin.
Por në të vërtetë revista ka mohuar fjalët e tij: “Presidenti gabon në mënyrën sesi mendon se e zgjedhim ne ‘Njeriun e vitit, ka shkruar revista në Twitter dhe shton që ‘Time nuk bën komente për zgjedhjet e saj deri në momentin kur e bën të ditur, ose më saktë deri në dhjetor”.
Revista edhe vitin e kaluar i kishte dhënë Trump-it titullin e Njeriut të Vitit, vetëm pak javë pas fitores së tij mbi Hilary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 2016.
Në të vërtetë kopertina shoqërohej me një titull aspak simpatik: “Presidenti i Shteteve të Ndara të Amerikës”. (TemA)