Fiton 1 milion euro në lotari: Nuk i dua, janë shumë për mua

8 Janar 2018, 11:22Lifestyle TEMA

Për shumë njerëz, 1 milion euro do të ishin fundi i shumë problemeve.

Por jo për fituesin e kësaj shume në një nga lotaritë që zhvillohen në Itali.

Biagio Vigna është 64 vjeç dhe mbrëmjeve parkon markinat e të rinjve që argëtohen në diskoteka.

Ai ka mësuar se dikush kishte fituar 1 milion euro pikërisht nga një grup të rinjsh që dilnin nga diskoja.

Kjo e ka kujtuar të shohë biletën që kishte blerë vetë.

Pasi ka mësuar se ishte fitues, ai ka pësuar infarkt.

Por pas ndihmës që mori në spital, ai i ka telefonuar të bijës: “Bileta është e jotja, bëj çfarë të duash me të. Për mua janë shumë para, nuk i dua”.

Në pak orë, Biagio është bërë sensacion në internet, por edhe tema kryesore e bisedave në sheshet e Pinarolos, qytetit me 35 mijë banorë ku ai jeton.

Bashkëqytetarët e njohin si njeri punëtor dhe të qeshur, që ka bërë punë të ndryshme në vite për të siguruar paratë për të rritur të bijën.(TemA TV)

3 komente në “Fiton 1 milion euro në lotari: Nuk i dua, janë shumë për mua”

  1. Esmeralda says:

    KY ESHTE SHPIRTI I NJERIUT TE VERTETE O JU QE SHKLYENI DHE BENI GJITHÇKA ÇDO LLOJ POSHTERSIE PER PARA. BIAGIO UNA BACIO GRANDE PER TE. SEI VERO UOMO.

  2. wow says:

    jepi ca monikes qe te ndihmoje te varfrit ne shqiperi.

  3. PidhiISateme says:

    Une nuk e marr vesh ky robi perse blinte bileta llotarie, perderisa parate nuk i duhen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje