Të huajt “pushtojnë” Shqipërinë dhe në dimër

23 Mars 2018, 12:43Turizëm TEMA

Edhe pse në dimër, fluksi i të huajve që hyjnë në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas statistikave të INSTAT, në dy muajt e parë të vitit kanë hyrë 423 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vend të parë qëndrojnë shtetasit nga Kosova, të cilët pas “braktisjes” së vitit të kaluar, i janë rikthyer sërish shtetit amë. Sipas INSTAT, në dy muajt e parë të vitit kanë hyrë 140 mijë shtetas nga ky vend, me një rritje prej rreth 17%.

Në vend të dytë janë maqedonasit, me rritje 14% për dy mujorin, por që i dedikohet kryesisht janarit, pasi në shkurt numri i tyre ka qenë në rënie.

Në Shqipëri kanë hyrë rreth 61 mijë shtetas greke në janar-shkurt, me një rritje prej gati 19% me bazë vjetore.

Nuk shkoojnë vetëm shqiptarët në mal të Zi për fundjavë. Edhe malazezët kanë filluar të preferojnë Shqipërinë., duke u renditur të katërtit, me rritje prej 17%, me gati 50 mijë shtetas të hyrë.

Italianët vijojnë ta kenë të preferuar Shqipërinë, teksa numri i hyrjeve u rrit me 13% në 13 mijë shtetas.

Për shtetasit e tjerë hyrjet kanë qenë më të ulëta sesa 10 mijë. Anglezët, amerikanët, zviceranët, gjermanët polakët kanë ardhur në rritje.

Në sezonin e verës pritet që turistët e huaj të shënojnë sërish rritje. Hotelet kanë raportuar se ata janë prenotuar tashmë, ku kryesorët janë sërish polakët, ka rritje të ukrainase dhe risi këtë vit janë nordikët, që kanë rezervuar në Durrës, përmes agjencisë Apollo. Ndërsa italianët preferojnë jugun e Shqipërisë./Monitor/

5 komente në “Të huajt “pushtojnë” Shqipërinë dhe në dimër”

  1. co‱ says:

    Jane te gjithë shqipëtarë me pashaporta të ndryshme.

  2. Angjelini says:

    Shqiptart e Kosoves nuk jane shtetas te huaj ore gazete leshi. Kuptohet se jetojne ne nje shtet tjeter por mund te perdorni terma te tjere. Si pershembull, kaq shqiptar kane hyre nga Kosova, Maqedonia, Mali I zi, e keshtu me rradhe por jo shtetas te huaj. Turpi ju mbulofte. Jam i sigurt se te huaj do te me trajtoni edhe mua kur te vizitoj atdheun tim.

  3. ah po ta kishte zvicra apo gjermani nje vend si shqiperia,çfare investimesh kishin ber,ku bota kish pas Lakmi.
    por ne shqiperi nuk investon askush,se ps nuk mund te vjedh perpos me firmat e killa ta turke qe nuk njofin asgje ne teknologji,arkitetur e turizim industri.

  4. sapa says:

    Kur thuhet te huajt tingellon me mire per te korruptuarit” beres te shtetit”qe tju thone shqiptareve shikoni sa te huaj vizitojne shqiperine!Ne fakt te huajt e dine mire se si eshte situata ne shqiperine e krimit.

  5. alb says:

    Instati rames jep kte shifer pranojeni se na sulmon me batutat e tij i veshur me brekushe e atlete,eshte po i njejti instat i sulltan birishes qe na thoshte se ishim te dytet pas gjermanis.Ose ndoshta vinë te huajt shohin pak gallat me lali erin tu mbjell shkurre,se pista skish skan ndertuar me gjithë sto male qe ka shqiperia e bekuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje