VIDEO tronditëse: Shoferi amator bëhet shkaktar i dy aksidenteve

7 Prill 2018, 13:29Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur një shofer i papërgjegjshëm bën që dy kamionë të rrëzohen pasi shmangin përplasjen me të.

Në pamjet filmiket shihet makina e bardhë e cila tenton të bëjë në kthesë të papritur në autostradë duke bllokuar rrugën dy kamionëve.

Pamjet e CCTV kapën shoferin e paidentifikuar të makinës së bardhë, duke u kthyer në mënyrë të papritur drejt një dalje kur një kamion i kuq afrohej pranë tij dhe në tentativë për ta shmangur automjeti humb ekuilibrin dhe rrëzohet.

Por si të mos mjaftonte kjo, një tjetër kamion blu gjithashtu u përpoq të shmangte makinën e bardhë dhe përfundoi duke prishur disa pjesë të motorit pas frenimit të fortë.

Fatmirësisht nuk pati viktima, por ajo që bie në sy është se si shoferi i makinës së bardhë largohet nga vendngjarja edhe pse ishte ai shkaktari i dy aksidenteve.

Ngjarja ndodhi në një autostradë në Kinën lindore. (TemA)

3 komente në “VIDEO tronditëse: Shoferi amator bëhet shkaktar i dy aksidenteve”

  1. tani says:

    mos u cudisni!me ka ndodhur disa here ketu ne Kine qe ndalojne ne mes te autostrades kur gabojne daljen.jane shoferat me te papergjegjshem ne bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje