Skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Besim Trezhnjeva

10 Prill 2018, 16:53Politika TEMA

Kjo është skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Besim Trezhnjeva, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, i cili do të përballet më 11 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva është një ndër 14 kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor-institucioni i ri që pritet të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai është gjyqtari i tretë që do të përballet të mërkurën me seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pas Fatos Lulos që u shkarkua nga detyra për pasuri të pajustifikuar dhe Vitore Tushës, e cila u rikonfirmua në Gjykatën Kushtetuese.

Trezhnjeva ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor dhe ka mbajtur më parë postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës si dhe ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Besim Trezhnjeva nga viti 2003 deri në vitin 2014. [Kliko këtu për skedën në PDF] 

Rritja e pasurisë së gjyqtarit Besim Trezhnjeva nga viti 2003 deri në vitin 2015.

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtari Trezhnjeva zotëronte një pasuri familjare me vlerë 9.1 milionë lekë në vitin 2003, ndërsa në vitin 2014 kjo pasuri ka arritur në 39 milionë lekë ose 4.3 herë më e lartë. Shtesa mesatare vjetore e pasurisë familjare nga viti 2003 deri në vitin 2014 ka qenë 2.7 milionë lekë.

Të ardhurat familjare të deklaruara nga zoti Trezhnjeva e kanë origjinën në 49.6 % nga paga e tij për shkak të detyrës dhe 50.4 % nga aktiviteti privat i bashkëshortes, e cila zotëron një farmaci.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 11 deklarata pasurie që iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, dy deklarata rezultojnë me probleme me një vlerë të pajustifikuar prej 4.1 milionë lekësh.

Në analizën e mësipërme u morën në konsideratë edhe llogaritë bankare në emër të aktivitetit privat të bashkëshortes së Z.Treshnjeva, të cilat gjenden në deklaratat që ai ka dorëzuar në ILDKPKI, ndonëse nuk janë objekt i deklarimit të pasurisë.

Si “flamuj të kuq” janë identifikuar gjithashtu edhe gjendja akumulative në cash prej 3.1 milionë lekësh në fund të vitit 2014 apo luhatje e vlerave të likuiditeve në bankë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklara e pasurisë para fillimit të detyrës  

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

6 komente në “Skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Besim Trezhnjeva”

  1. Kombi says:

    GJYKATA E APELIT DURRES ,MD NE KRYE KETE PLEREN JANE ME SKANDALOZE NE SHQIPERI . JANE FELLIQESIRA QE SHESIN DREJTESINE . MJERE KUSH KA HALL TE DREJTOHET TEK BERZHINJA .

  2. Kellira says:

    Kamikaz i Saliut

  3. Xeni Salisic says:

    I korruptuar ne palce. Gjasme pasurine e ka shtu gruja. Ky rruante bostanin. Keta e kane vendin ne burg ne Soac…

  4. Ta rrasi says:

    Njeri me teposhter nuk e gjen ne sistemin e drejtedise vendimet etij jsne skandaloze.Ky ka pergjegjsi per emrimet dhe mos denimet e gjyqtatve per shkeje te ligjeve se ka qene antar i kld per njekohe te gjate si mund te jete ky ne klp kjo eshte te lesh perseri drejtesine ne dore te njerzve qe e kam bete lesh e li.Ky njeri nuk eshte i pa angazhuar ne partite parlamentare,ka qene aktiv ne fushat elektorale ne Tirane,pervec se i dalin llogaritjet gabim te deklarimit pasurise ai nuk duhet te jete gjyqtar,ne vendimin qe ka mare ks ndryshuar palet ndergjyqse pas prishjes vendimit te gjykates larte .Ne rigjykim te ceshtjes ka imponuar gjyqteret K.Spahiu dhe Izet te votojne perseri ate vedim te pridhur nga gjykata e larte.Nderhyret i bente te hspura ne seance ngs xera qe hyjne gjyqtaret pershendest me dore palet qe kishte nderhyre.Ne kete vendim i kamarte pronarit te ligjshem700m2 truall ne plazh dhe ja ks dhuruar me vendim njerezve qe kane hyre pa leje ne dy ish ndertesate ish nd.kom plazh

  5. Dada says:

    Ka nje gabim tel skeda . Jo te aedhura nga biznesi por fitimi neto i biznesit jane te ardhurat e personit. .po te thuash te arfhurat nuk ke zbritur shpenzimet. Pra te ardhurat nuk eshte fitim

  6. All you says:

    More plehra po çfarë autoriteti keni ju që të vlerësoni një ikon si besimi. Por nuk keni faj ju kur u lihet në dorë disa analfabetavetave si puna juaj që të jepni mendim për një autoritet të till. Nëse jeni të indinjuar për ndonjë gjë ose ndokënd gjejeni zgjidhjen ,por jo të flisni kundër figurave autoritare si puna e këtij gjygjqtari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje