27 vjetori i PS, Balla: Jemi forca e ndryshimit Europian të Shqipërisë, nxorëm vendin nga bataku ku e zhyti Berisha më ’97...

12 Qershor 2018, 19:55Politika TEMA

Nga Taulant Balla

27 vjet më parë socialistët shqiptarë nisën rrugëtimin drejt aformësimit të një force progresiste europiane në Shqipëri.

Sot, 27 vite më vonë, Partia Socialiste është krenare që mbetet luftëtarja kryesore për integrimin europian të Shqipërisë.

Për 27 vite ne kemi kontributin tonë në ndryshimin e Shqipërisë, duke ndryshuar edhe veten, duke u bërë partner të rëndësishëm të NATO-s, Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot beteja jonë është: të shtrojmë rrugën finale drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e bërë Shqipërinë pjesë reale të Europës.

Po përse duhet jenë krenarë socialistët shqiptarë sot?

Çdo socialist është krenar para qytetarëve shqiptarë, si kontribues i madh i modernizmit të Shqipërisë. Socialistët nxorën Shqipërinë nga bataku ku e zhyti Sali Berisha në vitin 1997.

Socialistët gjetën një vend në duar të bandave, mijëra kreditorë të falimentuar dhe një shtet me institucione të djegura dhe i dorëzuan pas tetë viteve kundërshtarëve të vet, një shtet të qëndrueshëm, që kishte hedhur hapat më të rëndësishme në integrimin drejt BE-së e NATO-s, si dhe kishte fuqizuar raportet me SHBA-në, të cilat i gjeti nën pikën zero.

Socialistët janë krenarë që përballuan duke qenë në qeverisje luftën çlirimtare te Kosovës dhe 1 milion refugjatë në një vend të varfër, duke u bërë kështu faktori mbështetës në suksesin e betejës së Perëndimit në Kosovë.

Socialistët shqiptarë janë krenarë që në vitet 2000 u bënë transformuesit e mëdhenj të Tiranës, kryeqytetit të mbushur me kioska dhe plehra, duke i dhënë atij një fytyrë europiane dhe duke e kthyer në shembull transformimi për Shqipërinë.

Socialistët janë krenarë, se ringritën shtetin shqiptar nga humnera e krizës ekonomike dhe nga përzierja e familjes me shtetin, ishte koha kur shteti hidhte në erë një fshat të tërë dhe kur shteti qëllonte protestuesit me plumba në mes të sheshit.

Socialistët shqiptarë janë krenarë që u rikthyen me dinjitet në drejtim të vendit në vitin 2013, duke hedhur hapin final të marrjes së ftesës për vend kandidat për anëtar të Bashkimit Europian dhe sot jemi në prag të vendimit final për hapjen e negociatave.

Socialistët shqiptarë janë krenarë që kanë transformuar çdo qytet të Shqipërisë, çdo qendër të madhe urbane të saj, duke e rilindur dhe duke e bërë Shqipërinë të jetueshme në çdo skaj të saj.

Socialistët shqiptarë janë po aq krenarë që me rikthimin tonë në krye të Bashkisë Tiranës, kryeqyteti i cili rrezikonte të asfiksohej nën “gërhimat e gjumit” të Lulzim Bashës, sot po kthehet në destinacionet kryesore europiane të turizmit me imazhin e një qyteti modern.

Socialistët janë krenarë për reformën e thellë të sistemit të drejtësisë, për standardin e demokracisë që i kanë dhënë këtij vendi, për betejat shembullore demokratike brenda nesh dhe me kundërshtarët, për civilizimin që shfaqim në debatet publike dhe mbi të gjitha, për shpresën që mbajmë ende ndezur në këtë vend, të cilin një bandë mjeranësh kërkojnë ta marrin peng për interesa të tyre.

Socialistët shqiptarë janë po ashtu krenarë para shqiptarëve që u kanë dhënë si Kryeministër një emër të nderuar në politikën europiane dhe rajonale, një udhëheqës, që e nderon Shqipërinë kudo që e përfaqëson, EDI RAMËN.

Ndaj pas 27 vitesh, jemi më kokë lart dhe më të bindur se kurrë, se jemi forca e ndryshimit Europian të Shqipërisë.

2 komente në “27 vjetori i PS, Balla: Jemi forca e ndryshimit Europian të Shqipërisë, nxorëm vendin nga bataku ku e zhyti Berisha më ’97…”

  1. zaim zajmi says:

    Sikur këto cmendurina politike kanë ndodhur para 2500 vitesh e nuk dimë se si e pse ndodhi puna e 3 gishtave dhe e flamujve grekë.
    Sa patetik e cfryrjesh111

  2. Post-op Kee says:

    AHAHAHHAHAHAHHAHA, fshatari i Librazhdit ka ndryshuar shqypnine, lol?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje