Vettingu rikthehet më 4 janar, kush është kryegjyqtari në radhë për këtë vit

30 Dhjetor 2018, 15:53Kronika TEMA

Ndërsa shënoi një shtim të seancave gjatë dhjetorit, duket se procesi i vetingut do të vijojë me ritme të larta që në nisje të vitit të ardhshëm.

Seanca e parë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të nisë më 4 janar më kreun e Gjykatës së Sarandës Alltun Çela, për të vijuar me dy kolegë të tij magjistratë në datat 8 dhe 9.

Ndërkohë që të paktën tre seanca ka planifikuar për muajin janar edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e vetingut, ku ankimohen vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, transmeton ‘scan’.

Ritmet e vetingut vijojnë të mbeten të ulëta, duke parë se në vitin e parë të procesit kaluan në sitë më pak se 10% e magjistratëve, por gjithsesi me një efekt dramatik në sistemin e drejtësisë.

77 magjistratë kaluan në sitën e vetingut nga marsi deri në dhjetor të këtij viti.

Testit të pasurisë, integritetit e profesionalizmit nuk i kanë mbijetuar dot 45% e magjistratëve të kaluar në sitë gjatë këtyre muajve.

Nga 77 gjyqtarë, prokurorë, e asistentë ligjorë,  u konfirmuan 45 dhe u shkarkuan 35. Numri i të shkarkuarve pritet të rritet edhe më tej, ndërkohë që disa prej të konfirmuarve rrezikojnë të shkarkohen nga shkalla e dytë e vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje