VIDEO: Vizaton profile identike fytyrash, teksa qëndron me shpinë nga tabela

20 Mars 2019, 10:48Lifestyle TEMA

Mundësinë e të punuarit me të dy duart në të njëjtën kohë, ky njeri nga Bengalore e Indisë, e  bën më së miri. 

I kthyer me shpinë nga një tabelë, ai mbanë nga një shkumës në të dy duart dhe nisë të vizatojë diçka prapa krahëve. 

Fillimisht duken vetëm vija të pa definuara, por më vonë nisin të marrin formë dy profile. 

Me vazhdimin e vizatimeve, kompletohen edhe fytyrat identike që duket po shikohen drejt në sy, ndërsa kanë edhe vathë rrethorë. 

Gjatë tërë kohës, artisti duket se është shumë i tensionuar, ndërsa nuk dihet nëse ky është punimi i vetëm që mund ta bëjë, apo ka edhe punime tjera që i kryen në këtë formë. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje