Arrestohet ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia. Mes të prangosurve dhe një ndërtues

7 Maj 2019, 09:16Politika TEMA

Ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia është arrestuar së bashku me 5 persona të tjerë.

Një prej tyre është ndërtues.

Ai është Stefan Çaushi, administrator dhe ortak i kompanisë “Ina 2004” shpk, i cili akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Ata dyshohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Gjithashtu në pranga kanë rënë Vjollca Pani, sekretare e zyrës së planifikimit të territorit dhe Miranda Dyrmishaj, kolaudatore, kontrolluese e subjekteve.

Një ditë më parë u arrestua edhe ish-kreu i Zyrës së Urbanistikës në Kashar.

Jurgen Memishaj u ndalua në akuzën për falsfikimim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në dhënien e një leje për ndërtimin e dy pallateve në këtë zonë.

Arrestimi i Memishaj u bë pas kallëzimit të njërit prej investitorëve.

Raportohet se dy ndërtues, Stefan Çaushi dhe Arben Petriti, kishin rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve me ndarjen e pronësisë 50% me 50%.

Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Çaushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumenteve të pronësisë.

I gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti ka kallëzuar në Prokurori, Stefan Çaushin.

Pas hetimeve, më pas kanë ardhur edhe arrestimet nga ana e policisë.(TemA)

6 komente në “Arrestohet ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia. Mes të prangosurve dhe një ndërtues”

  1. Vladimir says:

    Fuçia dhe shefi i tij i urbanistikes kane lejuar dhe mbrojtur ndertime haptazi te kundraligjshme, nenkuptohet qe kane pasur perfitimet e tyre. Deshiroj te deshmoj ne gjyqin kunder ketyre banditeve.

  2. Dash says:

    Nje lajm i more me ne fund….(paradoksale duket por per Shqiperinw eshte i mire)

  3. arber says:

    uroj qe ti shkojne ceshtjes deri ne fund pasi ky ka bere masaker me ndertimet te unaza e re

  4. rroku says:

    SI NUK U NGOP KY FUCIA, NGA HUNDET TE DALCIN O HAJDUT….

  5. Ada says:

    Ky Memisha vazhdon akoma dhe ben namin me leje ndertimi ne Tirane. Person injorant , dashakeq dhe arrogant.

  6. “Trimat” e PD_se ne Kashar, bossi Fuçia dhe “kovat” ne bashkepunim me të kane bere namin me pronat dhe Lejet e ndertimit. Sapo ka filluar hapja e fallsifikimeve e vjedhjeve ne Kashar e zonen perreth. Burg dhe sekuestrim familjes dhe fisit Fuçia, patjeter… PD_ja ha MUT per te tjeret per hajdute e fallsifikator, por vete eshte qe nga “lindja” shume here me MUT se te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje