Linda Halimi u bë nënë e një vajze rreth 3 muaj më parë.
Askush nuk e zbuloi shtatzëninë e saj deri në momentin që e vogla erdhi në jetë.
E shtrirë në krevatin e lindjes, teksa qëndron në pritje të momentit të madh, këngëtarja shfaqet duke interpretuar këngën e Ariana Grande ‘God is Woman’.
“Momenti i lindjes, dita kur e gjithë jeta ime ndryshoi përgjithmonë.
Momentet para se Kaimana të bekonte jetën tonë me praninë e saj. Kjo është dita që përjetova frikën, ankthin, lumturinë, dashurinë më të madhe që ka njohur njerëzimi. Isha padyshim në gjendje të tmerrshme në çdo aspekt, qoftë fizik apo emocional.
U përpoqa që ta bëja momentin e fundit të shtatzënisë argëtues dhe kjo këngë e Arianës më dha një ndjesi krenarie dhe dinjteti që se kisha ndjerë më parë. Zoti është padyshim një femër. 1 mars 2019”, shkruan Linda në postimin e saj. (TemA)