Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi ka dalë sot para mediave për të sqaruar pozicionin e tij, pas deklaratave se ka shkelur ligjin duke mbajtur njëherazi pozicionin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate dhe kryetarit të Akademisë së Shkencave.
Ai tha se që prej 18 majit nuk është më kryetar i PSD, ndërsa detyra e tij e re si kryetar i ASH nuk është bërë ende efektive.
“Prej 18 majit unë nuk ushtroj më funksionin e kryetarit të PSD. në 24 maj jam zgjedhur nga asambleja e nderuar e Akademisë së Shkencave si kryetar i Akademisë Shkencave çka ende nuk është bërë efektive.
Kështu që ndryshe nga ç’rendin prej kohësh të thonë nuk kryej as funksionin e kryetarit të PSD e as kryetarit të ASH.
Veprimet e mësipërme janë çuar për regjistrim në gjykatë dhe në KQZ.
Dje gjykata pranoi dorëheqjen dhe zëvendësimin.
Gjykata nuk bën pranim a mospranim, por reflekton dhe KQZ ka ndërmarrë veprimet përkatëse.
Kështu që nga dje nuk figuroj as formalisht as në aktet e gjykatës as KQZ.
Ata që ngatërrojnë se datëlindja është ditë që fëmija merr frymë për herë të parë i pavarur dhe jo dita e regjistrimit në gjendje civile”, deklaroi Gjinushi.
KQZ nderkohe ka marre vendimin e zevendesimit te kryetarit te PSD-se, duke hequr emrin e Gjinushit dhe caktuar Engjell Bejtajt.
Emri i tij figuron ne fleten e votimit per zgjedhjet lokale te 30 qershorit.
Pra ” bravo ” si e ke emrin , se ta harroj , me ngritje shkon ..! Nga nje parti “koti” qe sikurse shprehen ata qe ju vine pas mendjes “jemi dhe socialiste dhe demokrate ” , pra si thote populli “mesalle me dy faqe ” , meritoni vendin e kryetarit te akademise se shkencave . .!Shume gje e madhe sidomos per njerezit e vegjel si ju qe megjithese “shkaterruan veprat shkencore ” te ngritura me sakrificat e popullit , perseri veten e mbajne per “akademike ” , “shkencetare “etj etj ..! JE I KENAQUR ME POSTIN ..?! ME KE JE TANI , ME RAMEN APO ME BERISHEN ..?! APO TE “HASH NJEHERE KOFSHEN ” E PASTAJ TE PERGJIGJESH ..!
Nje cmirzi me shume nuk prish Pune me pirgun e madh te cmirzinjve deshtake.Me emer eshte gjinushi kurse ti je kerkushi.
Ne Shqiperi, mafia e politikes e ka kapur edhe “fermen” e dijes, fatkeqesisht me pseudoshkencetare.