Rasti i Valdrinit, një mallkim për Ramën dhe Bashën por jo për Shkodrën

14 Gusht 2019, 18:27Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Problemi i krijuar nga e shkuara e Valdrin Pjetrit, është një sprovë e re për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Me sa duket, mallkimi i 30 qershorit ka vendosur t’i ndjekë deri në fund. Ky rast nuk është tani një histori zgjedhjesh, por një histori ligji.

Edhe pse është e pazakontë që mandati i të zgjedhurit të vihet në rrezik ende pa marrë detyrën, Partia Socialiste ka vetëm një gjest politik për të bërë, dhe atë duhet ta peshojë mirë. Debati është nëse ja vlen ta institucionalizojë formalisht Valdrinin për një minutë dhe pastaj ai të japë dorëheqjen, ose të konstituojë Këshillin dhe kryeministri të emërojë të zgjedhurin e Këshillit si kryebashkiak, deri në zgjedhjet e reja për 45 ditë.

Kaq është i gjithë debati që ata duhet të bëjnë mes tyre, duke peshuar përgjëgjësinë që kanë për të mos lënë Shkodrën pa qeverisur deri në zgjedhjet e reja pas 45 ditësh.

Ata që duhet të marrin vendime politike, janë opozitarët.

Ata së pari duhet të vendosin nëse do të hyjnë në zgjedhje në Shkodër, ose jo. Në këtë rast nuk vlen qënia e Ramës kryeministër, pasi nëse hyjnë në garë, ata e fitojnë Shkodrën.

Nëse nuk duan, punë e tyre, dhe ky le të jetë një debat brenda tyre, ku Edi Rama nuk ka pse përzihet.

Hapat për të shkuar drejt konstituimit janë detyrim dhe PS nuk mund të kalojë në paligjshmëri kushtetuese.

Së pari, duhet të konstituohet Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës dhe të vendosin nëse Valdrini duhet të bëjë betimin dhe të dorëhiqet, apo të dorëhiqet para betimit dhe kryeministri t’i delegojë kompetencat dikujt tjetër deri në zgjedhje.

Ndërkohë Partia Socialiste duhet të kërkojë me urgjencë verifikimin e e figurës se kryetarit nga Prokuroria. Valdrini le të vazhdojë betejën e tij me drejtësinë dhe të sqarojë pozicionin e tij.

Kjo çështje tani nuk është më çështje e zgjedhjeve, pasi Kodi Zgjedhor ka mbaruar veprimin e tij.

Kjo është një çështje që ka të bëjë me ligjin e dekriminalizimit dhe ai duhet lejuar të veprojë me gjithë forcën e tij.

Nëse Prokuroria konstaton papajtueshmëri në këto veprime, atehere vepron mekanizmi i papajtueshmërisë, por jo dëshirat e opozitarëve dhe socialistëve për këtë çështje.

Kryeministri në bazë të shkresave që duhet t’i dërgojë Prokuroria, duhet të shkarkojë Valdrin Pjetrin dhe ky, nëse është i sigurtë, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për paligjshmëri në këtë vendim.

Por hapat e konstituimit të Këshillit dhe vazhdimit të punës për qeverisjen e Bashkisë së Shkodrës janë detyrim kushtetues për qeverinë.

Opozita pastaj ka dilemat e veta. Nëse Lulzim Basha nuk hyn në zgjedhjet e pjesshme të parakohëshme, do ta ketë më të vështirë t’i bindë kandidatët e pavarur në Shkodër të mos kandidojnë. Po kështu dhe partitë e tjera që mund të hyjnë në këtë garë.

Dorëheqja e Valdrinit është një mallkim i barabartë për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Për të parin, për shkak të përsëritjes së precedentit të njerëzve të inkriminuar dhe për të dytin, për shkak të përsëritjes së precedentit të frikës nga zgjedhjet.

Të dy do t’i vuajnë problemet e tyre, por Shkodra nuk ka pse vuan qeverisjen e saj. Dikush duhet të zgjidhet për t’i shërbyer qytetit.

Voltana Ademi pas datës 20 gusht është e paligjshme. Por mund të rikthehet nëse kandidon.

28 komente në “Rasti i Valdrinit, një mallkim për Ramën dhe Bashën por jo për Shkodrën”

  1. Ne shkoder ashtu sic thote voltana majmunia duhet te vijne nderkombetaret sepse nuk e besoj te gjesh nje shkodran me biografi te paster sic e do partia…
    Shkodranet qe duartrokusnin kaq shume enverin,na u bene antikomunista…
    Valdrinin e moren valet e drinit ,por po ta vesh ne kandar valdrinin qe ka shit nje qese miell me saliun qe ka shit nafte dhe arme milloshevicit,qe ka vrare mashtruar e shkatrruar besoj se valdrini do ishte so pupel para saliut.
    Dhe po te vazhdojme me metoden e krahasimit me gerdecaret e ilirin e muniken ky do dilte me i paster

    1. Raimond vlonjati says:

      Po Basha ca faji ka ne kete mes , ?
      Apo meqe Rama emeron gjith kriminelet ne administrate dhe fajin e ka Basha ? Hahahaha

      1. tani says:

        per ke bashe e ke fjalen o rajmond debili per ate qe vodhi 230 milione,vrau kater te pafajshem,pagoi me para ruse per lobim etj apo per ndonje tjeter .Po te jete per te parin valdrini dhe rama bashke jane te paster si valet e drinit o haleja e vlores.

      2. bureto says:

        Jo Basha për rastin e Valdrinit nuk ka ndonjë faj, edhe pse e njihnin qysh më herët lsi ishdrejtor i tyre, por Basha ka faj se e la Shkodrën pa kandidat konkurent ndaj tij, në zgjedhjet e 30 qershorit, që solli veç shumë të tjerave dhe këtë lëmsh jurdiko-administrativ dhe pa dyshim politik. Pse e vogël të duket kjo o Mondi?

        1. Raimond vlonjati says:

          As per ate nuk ka faj Basha , sepse kushte nje dekret Presidenti qe anullonte zgjedhjet ,
          Ndaj nuk kish kuptim te vendosje kandidat

          Kreu i shtetit Shqiptar esht Presidenti , nuk esht KQZ , apo Ambasada Amerikane

    2. Karandashi says:

      Eh more Mero! Shkodra si qytet budallenjsh e hajnash tane heret asht qeveris ose nga budallenj, ose nga hajna. Numurojini me rradhe, qe nga Bilal Paruca i Enverit te Voltana Ademi e SaLulit dhe do e shifni. Po nuk ju doli me 90% fjala jeme, marria qofte mbi mue. Tung.

  2. Jugu says:

    Valdrini eshte mallkim i barabart per Ramen dhe Bashen? E ke megjithe mend. Rama shoqerohet me kriminelin, e zgjedh per kryetar bashkie, dhe qenka njesoj si Basha. Cfare po thua o Mero, je ne terezi. Basha ka ato te tijat dhe ti mbaj, por ketu ja ke fut kot dhe po e ngarkon vetem qe ti besh qejfin Rames, padronit tend te radhes.
    Kur eshte vajz thot Mero, e kan fajin barabar Rama dhe Basha. Po qe djale eshte merit e Rames vetem.

    Shkrimin dhe shkrimet e fundit duket qe me pare i paraqet te njerezit e Rames ne kryeministri dhe pastaj i boton ne editorial. She me pas Rama ben cfare thua ti ne shkrim.
    Rama duhet te mbaj pergjegjesi per kandidimin e kriminelit te denuar se te pa denuar ka kandiduar pa esap ai.

  3. Po pse nxitohesh Mero.Jane 10 000 shkodrane qe i kane dhene voten Z.Pjetri.Nuk mund te luhet me vullnetin e 10 000 shkodraneve ne kete menyre.Z.Pjetri eshte kryetari i bashkise Shkoder,deri sa te votohet e kunderta.Nje baxhelle si voltana me miliona dollare vjedhje ne bashkine e Shkodres eshte krim me i madh se ajo qe akuzohet Z.Pjetri.Rama nuk ben gjene e duhur duke mos e mbeshtet Z .Pjetri ate e votuan 10 000 vete

  4. saliu says:

    O jugu nga Vicidolli. Na cave trapin.

  5. epo kjo pune says:

    ajo qe ben pershtypje eshte se PD paska dosje per shume e shume dhe nga fillimi!!!!! mos valle deri dje prokuroria, sherbimi inteligjent etj etj ishin ne doren e partise dhe tani i nxjerrin fap nga menga sa here u lypet nga pak kaos, xhanem shume mire qe doli si informacion sepse politika duhet te pastrohet nese eshte e vertete por dhe kjo rrjedhje apo disponim informacioni nga nje parti qe sillet si te jete agjensi zbulimi apo dedektiv privat sesa parti, tregon se shteti ka shkuar per lesh, njesoj si ata tipat qe lene zyrat dhe marrin origjinalet dhe lene fotokopjet dhe pastaj mbushin faqet e facebook te tyre me informacione te arkives a te institucioneve te tjera shteterore. Nese PD e kishte kete informacion me pare, mban pergjegjesi qe nuk e ka shpalosur me pare, per me teper qe ca kane bere karriere ne te dyja kohet. Sa per Ramen, u distancua por mban pergjegjesi sepse i zgjedh me ‘pikatore’dhe prape po dalin probleme ndaj duhet rishikuar filtrimi i kandidateve per politike, te mos jete vendim i nje dore te vogel por mases se madhe te anetareve te partive perkatese. Megjithate, jane zero me xhufke kur e krahason me pislleqet e deri djeshme te atyre qe bejne sot engjellin. Duhet nje ligj i ri zgjedhor ku te zgjidhen me merite sepse listat e partive vetem pjellin arrogance dhe abuzim edhe ne kesi vendimarrjesh.

    1. Adi says:

      Problemi eshte se ai mender kryeministri, ngaqe e ka te forte sensin e shtetit, kur i kandidon nuk pyet shish-in dhe prokurorine per informacion po pyet tom doshin e kompani … dhe normal qe ky eshte rezultati. Pastaj me pak cen ne biografi i duhen se jane ushtare me te bindur. Prandaj e hoqi bushatin e vuri kete legenin se bushati kujtonte se mund te mendonte dhe me koken e vet ndonjehere, ndersa udheheqesi do ushtare te bindur e hajdute te sprovuar

  6. sapa says:

    Degjoje Saliun u jug dhe mos fol keq per Ramen!

  7. Sit back and relaks■●▪^%^* says:

    Ore po lopes kush ia vuri litarin ne qafe kur e vodhi apo VK, nuk na intereson si teme muhabeti po dalim me tema qe e relativizojn gangsterllekun. O Mero ai biznesmeni Tan Lepri ka behet, po nacut e Bales?

  8. Sit back and relaks■●▪^%^* says:

    Ore po lopes kush ia vuri litarin ne qafe kur e vodhi apo VK, nuk na intereson si teme muhabeti po dalim me tema qe e relativizojn gangsterllekun. O Mero ai biznesmeni Tan Lepri ka behet, po nacut e Bales? ?

  9. Sit back and relaks■●▪^%^* says:

    Ore po lopes kush ia vuri litarin ne qafe kur e vodhi apo VK, nuk na intereson si teme muhabeti po dalim me tema qe e relativizojn gangsterllekun. O Mero ai biznesmeni Tan Lepri ka behet, po nacut e Bales? ??

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Cfare politike te shpifur ben PD-ja.. Duke e ditur qe ky person ishte me precedent penal, e mbajti fshehur duke mos e nxjerre informacjonin.. Nje dem qe I ben nje individi ne jeten e tij.. Nje politike e shpifur ku ska meshire edhe neqoftese shkaterron privacin e tjetrit.. Me shume po e them si nje qytetar I thjeshte se nga ana politike. Imagjino nje godine joqeverritare ka te dhenat e tua personale… I definitely sue you for that.. Law of privacy, image deformation.. Cfare je ti SHISH ?!?! Kush ta dha te drejten ty te mbash informacjone te jetes sime?!?! Kjo eshte e rende.. Prokurori, jam kurjoz ta kapesh nga veshi ate Bardhin ( cdo qytetar) dhe ta pyesesh: Zoteri, ku i posedon ti kto te dhena?!? Pse sna I dorezon ne ta bejme publike?!?!! Kush ta jep te drejten te shkaterrosh imazhin e nje personi kshu?!?!

    1. Petrit says:

      Katunari optimist ;
      Ketu nuk behet fjale per nje njeri dosido.
      Ketu behet fjale per nje njeri publik qe presupzohet qe per kater vjet do te drejtoje nje qytet.
      E nqs ti flet per privaci sa te dashura ka pas.
      Ketu flitet per denim qe nuk e ka deklaruar.
      Kaq e thjeshtë eshte.
      Keshtu qe futi nje kafe e nje dopio konjak e mos u merr me keto gjana se eshte sport i veshtire e nuk e perballon dot.
      Ah me fal se soji juaj paguhet per keto shkrime.
      Buona giornata

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Denim quhet kur shkon ne burg.. Pagimi l gjobes dhe pranimi I akuzes pa burgim nuk e ben kriminel o Petriti yne me opinga italiane.. Hyn ne akuza ordinere.. Ndeshkimi ste ben automtikisht te denuar por fajtor. Ju te Shqupit I dini dashnoret mire nga vrima celsit . Njihi mire ligjet pastaj na korigjo o thinktanker..

  11. Kadriu ai i riu says:

    Shkurt e thate, si pjese e kazanit ERTV qe je, nuk ta mban bytha te shkruash kunder Rames, por duhet ta zbusesh duke perfshire dhe palen tjeter,
    Cope legeni mbetesh Mero, njerez si ti duhet ta kene te ndaluar me ligj te zoterojne media apo te kene akses

  12. lexusi says:

    Cdo gje ndodh kur , QELBESIRLLEKU flet ne emer te PASTERTISE !

  13. Altini~Berlin says:

    Shkrimi nuk eshte i keq dhe pikerishte nga ky artikull del ne pah nje e vertete se ne Qeverisjen e PS emerimet i ka bere nje kaste e mbetur nga PD te cilet sigurishte jane kurva kameleoniane.
    PD nqs do ishte objektive dhe do te kishte atdhedashuri keto fakte duhet ti nxirrte qysh kohe e kohe me pare sepse duket qe paska vite qe i disponon.
    Rama duhet te ndryshoje urgjentishte taktike e strategji ne perzgjedhjen e ketyre figurave.
    Te rimarre SHISH~in jo per ta pasur vete por per tia kaluar ate kombit shqiptar.
    SHISH vetem shet informacion drejtori i SHISH i pagezuari Andrea (Helidon) do vetem mbijetese e para, duhet te ndryshoje urgjentishte. Sigurishte bythelepirja qe keta mjerane u bejne Rames e te therve vendimmarres mund te jete joshese ne ato.momente por sjelle tollovi si kjo e Valdrinit.
    PD mos marrte kurre pushtet te Shqiperi por edhe PS duhet te ndryshoje mos te funksionoje keshtu ndryshe ne Shqiperi nuk do te kete kurre shtet duke promovuar kurvat te fustruarit e njerez pamoral.

  14. Pato says:

    Absurde ta mendosh por eshte e pabesushme si dikush para 20 vjeteve jashte shqiperise pranon fajin para nje gjykate dhe shlyhen nje denim sot quhet kriminel nga njerez te cilet ende sot refuzojne te shkojne para gjykates per vrasjet ne mes te dites te kater njerezve , ne qender te Tiranes. Ose nga te tjere qe sot qe flasim jane ne hetim per para te pista nga FBI.

    Hajde tani e merri seriozisht keta analfabete, lere me ti votosh.

  15. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Asnje here te mos mendojme se perzgjedhja e drejtuesve behet nga “krishti ” !
    Kjo perzgjedhje e pakontrolluar,por e stimuluar shoqerisht ,sjell si produkt te “shkathtet”,me vese te “ndaluara ” ligjerisht.
    Si gjithandej te pasurit ,koruptojne partiaket e ndershem,duke u propozuar nga keta,per te drejtuar shetetin dhe partine.
    Metoda per te emeruar partiak nga opozita,ne poste drejtuese,ka ofruar injorante te” shkathet “,te cilet bejne gjemen per oraret e fillimit dhe largimit nga puna !!!!
    Se fundi ,Brace ,ka shperthyer !
    Te gjithe ne plazh,por ai po ” rregullon” shezllonet .
    Me mire vone ,se kurre !
    Brace vere ne pune strukturat,shkarko te koruptuarit !

  16. sit back and relax! says:

    PIRDH MERO PIRDH SE LIROHESH ,QELBUSIRE MUTI BYTHQIR BYTHE

  17. Raimond vlonjati says:

    Po ose vetem rasti i Valdrinit ,?
    Po Froku , po ai i Kavajes , po ai Elvasanit , po Saje qorri qe e krheu policine ne bande trafikntesh

    E sa e sa te tjere

    Po Basha c’puna ka me kriminelet e Rames , apo ashtu ndjehesh ne mire ti

  18. F.A. says:

    Duke lexuar këtë editorial, të krijohet përshtypja sikur dalja nga qarkullimi e Zërit të Popullit është zëvëndësuar nga gazeta Tema. Kjo është vërtetë për të ardhur keq. E kemi ditur që kjo gazetë loz me ndjenjat idealiste të krahut të majtë, për tju bërë qejfin, si çdo ent me prirje të theksuara populiste, por të shkonte kaq skajshmërisht majtas kjo është fare qesharake. Turp Mero. Dihet prejardhja jote e majtë, përkundja qysh në djep me ninulla marksiste, por jo kaq i njëanshëm dreqi e mori, sepse e turpëron deri në kufij të paimagjinushëm misionin tënd për një shtyp të lirë dhe të balancuar.

  19. F.A. says:

    Bëra një koment këtu. Nuk fyej askënd, habitem pse nuk e shfaqni! Ju shfaqni komente që njeriut normal i vjen turp ti lexoj dhe nuk shfaqni komente serioze, thjesht pse nuk janë në përputhje ne politikën tuaj editoriale.

  20. Kruja says:

    PS ka pergjegjesi per perzgjedhjen e kandidateve dhe pike.

    PD ka pergjegjesi per publikimin e informacionit pas zgjedhjeve. Aq me teper qe ky person ka qene emertese edhe e PD-se kur ajo ishte ne pushtet. PD e ka patur Drejtorin e saj kete njeri ne nje agjenci te rendesishme te kontrollit te pronave etj etj dhe ky emerim eshte bere shume vite pasi Italia i ka ndaluar hyrjen atij. Perse PD-ja e beri kete emerim kur ishte ne pushtet?! Apo atehere lejohej vjedhja, krimi, vrasja sepse nuk kishte ‘ligj dekriminalizimi’?!!!!!!!!!!!!!!… POPULLI do t’ju tregoje vendin me vote si gjithmone. Por edhe PS do te vuajne pasojat e veta.

    Tani Rama dhe Basha ta gjejne me njeri-tjetrin por te mos ngaterrojne qytetaret me keto probleme. Ligji te zbatohet dhe pergjegjesite te merren nga te dyja palet sepse kane mekate te dyja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje