FOTOT emocionuese: Dy shoqe ritakohen 58 vite pas ngritjes së murit të Berlinit

15 Gusht 2019, 10:30Lifestyle TEMA
FOTOT emocionuese: Dy shoqe ritakohen 58 vite pas ngritjes së murit të

Dy gra janë ribashkuar 58 vjet më pas, që kur u shfaqën në një foto, tani të famshme, duke shtrënguar duart mbi Murin e Berlinit.

Rosemarie Badaczewski dhe Kriemhild Meyer u fotografuan kur struktura ishte akoma mjaft e ulët për t’u parë.

Fotoja u shkrep vetëm disa ditë pasi ndërtimi i murit,  i cili e ndau Berlinin fizikisht dhe ideologjikisht, filloi më 13 gusht 1961.

Vajzat që u njohën ndërkombëtarisht si “Vajzat e murit”, ishin simptomatike të ndarjeve të strukturës së krijuar.

“Unë vrapova drejt e te muri, pa parë majtas a djathtas”, kujton Badaczeëski teksa pozonte me shoqen e saj të vjetër në të njëjtin vend ku ishte bërë fotografia.

Muri 155 kilometra i gjatë simbolizoi ndarjet e thella nëpër Evropë dhe përplasjen midis komunizmit të lindjes dhe kapitalizmit të perëndimit. Ai u shemb në nëntor të vitit 1989.

Fotografia u bë kur vajzat ishin 15 vjeç në një muze në Johannisthal, Berlin.

Autoritetet filluan një apel vitin e kaluar për të gjetur “Vajzat në mur” dhe dyshja u gjet shpejt.

Prokurorët e Berlinit thonë se 1 969 njerëz u vranë duke u përpjekur të iknin nga regjimi në lindje midis viteve 1961 dhe 1989. Thuhet se shifra ishte shumë më e lartë. /Euronews/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje