Dëshmia e shqiptarit nga Kosova: Si më kërkuan të ekzekutoja Lul Berishën, ndryshe do më vrisnin

13 Shtator 2019, 11:33Kronika TEMA

Ka ardhur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda dëshmia e Ahmet Ajetit, shqiptarit nga Kosova i akuzuar për atentatin ndaj Lulzim Berishës në vitin 2005.

Ajeti, i dënuar në mungesë me 20 vjet burg për “tentativë vrasje”, ka deklaruar se disa persona i kanë kërkuar të vrasë duke e kërcënuar, por se nuk kishte pranuar.

“Në gusht të vitit 2005 erdha në Shqipëri pasi kërkoja punë. Erdha bashkë me Osman Karpuzin të cilin e njihja që nga viti 2001.

Osmanin e kam njohur në luftën kombëtare të Maqedonisë. U ndalëm fillimisht në Tiranë tek një ndërtesë.

Aty takuam dy persona të cilët na thanë se mund të na siguronin punë. Por puna ishte në Durrës.

Udhëtuam drejt Durrësit dhe na vendosën në hotel atje. Dy personat na thanë që ishte hoteli i tyre.

Të nesërmen ata erdhën prapë dhe na sollën një armë bashkë me një fotografi.

Na thanë këtë personin duhet ta vrisni. Më shumë biseduan me Osmanin”, ka rrëfyer Ajeti.

Ai tha se më pas është vetëplagosur në bark dhe ka deklaruar për policinë se është plagosur gjatë një sherri.

“Por ne nuk donim të bënin vrasje. Ata na thanë s’keni shpëtim pa kryer veprën penale.

Atëherë vendosa të vetësakrifikohesha. Kur Osmani doli për të blerë cigare unë mora armën dhe në hyrje të ndërtesës u vetëplagosa në anën e majtë në bark.

U vetëplagosa pasi nuk doja të kryerja vrasje. Unë kisha ardhur në Shqipëri pasi jam kryefamiljar dhe vëllain e kam invalid të luftës.

Në spital erdhën dy personat dhe më thanë që nëse flet vëllain nuk do ta shikosh më.

Më mori policia në pyetje, na ka ruajtur një polic në një shtëpi.

Policisë i thashë që jam përplasur në një sherr banal me disa persona dhe meë plagosën.

Na ka shoqëruar polici që na ruante deri në dalje të Durrësit dhe ne u larguam”, ka rrëfyer Ahmet Ajeti.(BW)

1 komente në “Dëshmia e shqiptarit nga Kosova: Si më kërkuan të ekzekutoja Lul Berishën, ndryshe do më vrisnin”

  1. Xeni pa qime says:

    GJITHMONE E KONSIDEROJNE VEHTEN VICTIME TIPKE TEK KRIMINELET AMATORE DHE KY PER TE MOS VRARE LULEN PLAGOSI VEHTEN ATEHERE TA BEJME DESHMORE SI HAJDARIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje