"Risia në Singapor": Kur fytyra zëvendëson… pasaportën

10 Nëntor 2019, 11:33Hi-Tech TEMA

Turistët që vizitojnë Singaporin mund të regjistrohen tani nëpërmjet teknologjisë së njohjes së fytyrës në disa hotele të qytetit-shtet.

Qyteti i Azisë Juglindore, pararojë në teknologjitë e reja, po përdor një numër në rritje shërbimesh të automatizuara për të përballuar mungesën e krahut të punës.

Në kuadër të një program pilot, kjo teknologji do t’u japë mundësi turistëve që të regjistrohen vetë nëpër hotele, nëpërmjet një aplikacioni të njohjes së fytyrës në celular dhe makinerive për skanimin e pasaportave.

Të dhënat e përftuara në këtë mënyrë do t’i dërgohen Zyrës së Emigracionit për t’u verifikuar, para se klienti të marrë çelësin e dhomës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje