“Më 13 nëntor ’44, partizanët e Halit Tafanit na vranë babanë në oborr”: Dëshmia e rrallë dhe emrat e 37 personave që u ekzekutuan

12 Nëntor 2019, 09:24Dossier TEMA
“Më 13 nëntor ’44, partizanët e Halit Tafanit na

Memorie.al publikon dëshminë e rrallë të Islam Lleshit, ish-eksponent i Rinisë nacionaliste të Ballit Kombëtar gjatë periudhës së Luftës, lidhur me vrasjen e babait të tij, Muharrem Lleshit më 13 nëntor 1944 nga njësiti partizan me komandant, Halit Tafanin, dhe masakrën ndaj 40 nacionalistëve e intelektualëve të njohur tiranas, të cilët u ekzekutuan në bodrumet e Hotel “Bristol”-it pas largimit të gjermanëve nga kryeqyteti… 

Nga Dashnor Kaloçi

Aty rreth orës 3 të mëngjezit duke u gdhirë 13 nëntorit i vitit 1944, nga jashtë oborrit të shtëpisë sonë u dëgjua zëri i Telat Kalos që ishte mhallali i joni dhe njëkohësisht edhe sekretari i Këshillit Nacional-Çlirimtar për lagjen ku banonim ne, i cili thëriti babanë tonë, Muharremin, duke i thënë të dilte se kishte një fjalë me të. Babai u vesh shpejt dhe porsa doli në oborr, akoma pa mbërritur tek Telati, u qëllua me breshëri automatiku nga tre partizanë që ishin fshehur mbas një peme brenda avllisë sonë dhe mbeti i vdekur në vend”. Njeriu që dëshmon është Islam Lleshi, ish-eksponent i Rinisë së Ballit Kombëtar gjatë periudhës së Luftës Antifashiste dhe një nga dëshmitarët okular të masakrave që kryen forcat partizane të “Ushtrisë Nacional-Çlirimtare” të Enver Hoxhës gjatë ditëve kur luftohej për çlirimin e Tiranës në nëntorin e largët të vitit 1944.

Këto dëshmi, Islam Lleshi na i ka dhënë pak kohë para se të ndahej nga jeta dhe mes të tjerash ai dëshmonte gjithashtu per herë të parë edhe rreth vrasjes së babait të tij, Muharrem Lleshit, një nga viktimat e shumta të masakrave që kryen partizanët në ditët e para të nëntorit 1944, të cilat në historinë e Shqipërisë njihen ndryshe si “Lufta për çlirimin e Tiranës”. Po si qëndron e vërteta rreth kësaj ngjarje dhe a ka pasur vërtet luftë në mes forcave gjermane që ishin instaluar ato ditë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, dhe partizanëve të Divizionit të Parë të komanduar nga Gjeneral-major Dali Ndreu, të cilit Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare i kishte ngarkuar detyrën e çlirimit të kryeqytetit? Si hynë partizanët në Tiranë dhe si ekzekutuan ata në shtëpitë e tyre me dhjetra persona, të cilët i kishin në listat që ua kishin dorzuar më parë Këshillat nacional-çlirimtare të lagjeve? Si u krye masakra në Hotelin “Bristol” dhe cilët ishin intelektualët e njohur që u ekzekutuan në bodrumet e atij hoteli?

Marrveshja e gjermanëve me partizanët për Tiranën!

Lidhur me këto ngjarje, Islam Lleshi, i cili asokohe ishte pjestar aktiv i çetave nacionaliste të Ballit Kombëtar, kujtonte: “Aty nga fundi i tetorit ’44, forcat partizane të Divizionit të Parë (me komandant, gjeneral-major Dali Ndreu) që e kishin vendosur shtabin e tyre rrëzë malit të Dajtit, në fshatin Priskë të Tiranës, nuk hynin dot në kryeqytet, pasi gjermanët kishin tre pika kryesore ku ishin instaluar; Një në fshatin Linzë në lindje të Tiranës, një në Komandën e Xhandarmërisë që ishte vendosur aty ku sot është Kryegjyshata Bektashiane, dhe tjetrën në Tiranën e Re. Nga të dhënat që vinin asokohe, thuhej se Komanda Gjermane e cila ishte vendosur aty ku sot është korpusi i Universitetit Shtetëror të Tiranës, po priste forcat e tjera që do vinin nga Greqia, me një autokollonë të gjatë nga Korça për në Tiranë dhe do vazhdonin në drejtim të Shkodrës për t’u larguar përfundimisht nga Shqipëria. Qëllimi i forcave gjermanëve ishte tërheqja e plotë e tyre drejt Berlinit, dhe ata nuk kishin asnjë plan për të luftuar. Ata mundoheshin vetëm që të mbronin rrugëkalimet nga do të tërhiqeshin dhe pikat kyçe nga mund të goditeshin prej forcave partizane apo dhe atyre nacionaliste.

Nisur nga kjo gjë, komanda gjermane që ishte në Tiranë, i kishte dërguar fjalë shtabit partizan të Divizionit të Parë, që të mos i ngacmonte dhe të mos i krijonte probleme, sepse në datën 20 nëntor ata do të largoheshin përfundimisht nga Tirana. Për të ndërmjetsuar me partizanët lidhur me këto probleme, gjermanët kishin caktuar Petraq Pekmesin (e kishte shtëpinë aty ku sot është lagjia “Ali Demi”) i cili asokohe kryente detyrën e përkthyesit pranë komandës gjermane. Pasi gjermanët i tërhoqën dy pikat kryesore të tyre të vendosura në Linzë dhe te Kryegjyshata, partizanët hynë pa luftë deri tek Rruga “Bardhyl”. Pas kësaj shtabi i Mehmet Shehut u vendos tek shtëpia e Abdulla Qyqes, ku Petraq Pekmezi shkonte e komunikonte rregullisht me ta, sipas porosive që i jepnin gjermanët”. Kështu e kujtonte Islami Lleshi rrethimin e Tiranës dhe marrveshjen që gjermanët bënë asokohe me krerët e Divizionit të Parë partizan të kryesuar prej Dali Ndreut e Mehmet Shehut, për të mos goditur njeri tjetrin, gjë e cila asokohe u mësua prej Petraq Pekmesit, përkthyesit të gjermanëve.

Masakrat e partizanëve në Tiranë

Po si vepruan partizanë me kundërshtarët politikë dhe me familjet e tyre që ata i quanin “reaksionare”, ato ditë të nëntorit 1944 kur hynë në Tiranë? Lidhur me këtë Islam Lleshi tregonte: “Që kur Divizioni i Parë partizan ishte i dislokuar në Priskë, nëpërmjet njerëzve të tyre dhe këshillave Nacional-Çlirimtare që ekzistonin në çdo lagje, ata kishin marrë të gjithë emrat e kundërshtarëve të tyre politikë (kryesisht të Ballit e Legalitetit) dhe familjeve të tyre, të cilat i kishin shënuar në lista të sakta. Kështu pas çdo përparimi që ata bënin në drejtim të qëndrës së Tiranës (pas tërheqjes së gjermanëve) duke hyrë nëpër lagje, ekzekutonin të gjithë personat që i kishin në ato  lista, të cilat ua tregonin dhe këshilltarët komunistë të që ua nxirrnin nga shtëpitë e tyre për t’i ekzekutuar. Këtë gjë partizanët e zbatuan pikë për pikë edhe me familjen tonë nacionaliste, duke na vrarë babanë, Muharremin, sepse në atë kohë unë isha në çetat e Ballit Kombëtar me armë në dorë, dhe vëllai Sulejmani (i diplomuar në Torino për Veterinari) i cili ishte një nga të parët që aderuan me Ballin Kombëtar dhe asokohe gjendej i arrestuar nga partizanët. Kështu rreth orës 3 të mëngjezit duke u gdhirë 13 nëntori i vitit 1944, nga oborri i shtëpisë sonë u dëgjua zëri i Telat Kalos që ishte mhallali i joni, e njëkohësisht sekretar i Këshillit Nacional-Çlirimtar, i cili thërriti babanë duke i thënë që të dilte jashtë, pasi kishte një fjalë me të.

Babai u vesh dhe sapo doli jashtë, akoma pa u afruar tek Telati i cili u tërhoq disa hapa më prapa nga vendi ku thërriti, disa breshëri automatiku të tre partizanëve që ishin fshehur mbas një peme të avllisë sonë, e lanë babanë të vdekur në vend. Pas kësaj partizanët hynë brenda në shtëpi duke tmerruar nënën Fitneten, dy vëllezërit e vegjël, Njaziun 10 vjeçar (para viteve ’90-të, trainer i famshëm i basketbollit të ekipit “Partizani”) motrën Dylberen 12 vjeçare, dhe Bardhulin 2 vjeçar. Po kështu në shtëpi ishte dhe vajza e kushëririt tone, Fadil Lleshit, (Ikbalja, motra e Mustafa Lleshit, shoku i ngushtë i Kajo Karafilit) partizan, që ishte vrarë në Pezë. Kur partizanët që hynë brenda filluan të bërtisnin duke kërkuar armë, Ikbalia u tha atyre se në atë familje ishin njerzit e Mustafa Lleshit. Pas kësaj ata u shtangën dhe njeri nga partizanët që si duket ishte komandanti i tyre, u bëri thirrje të tjerëve që po kontrollonin, duke u thënë: ‘Hajde të ikim’.

Të nesërmen në shtëpinë tonë erdhën disa nga të afërmit tanë dhe babain e varrosën në oborrin e mbrapëm të shtëpisë, pasi për vetë situatën ku ndodhej kryeqyteti nën breshërit e armëve dhe bombave, nuk mund të shkonin tek varrezat e Bamit. Njerzit që vinin në shtëpinë tonë për të nga ngushëlluar, tregonin se ato ditë kudo nëpër Tiranë partizanët kishin vrarë dhe masakruar shumë nacionalistë e intelektualë të njohur. Shtabi i partizanëve me komandant Halit Tafanin që kryen vrasjen e babait tonë, u vendos aty afër nesh tek shtëpia e Ferit Vokopolës (ish deputet i Zogut) dhe pas largimit të tyre aty u gjet dhe një listë me personat që ishin pushkatuar ku bënte pjesë dhe babai ynë”. Kështu e kujtonte Islam Lleshi, ngjarjen e vrasjes së babait të tij Muharremit, duke u gdhirë 13 nëntori i vitit 1944

Dhjetra të ekzekutuar në Hotelin “Bristol”

Por ato ditë të nëntorit të vitit 1944, forcat partizane që kishin marrë detyrë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Enver Hoxhës për të marrë Tiranën, ekzekutuan nëpër shtëpitë e tyre edhe shumë nacionalistë dhe intelektualë të tjerë të njohur. Lidhur me këtë Islam Lleshi dëshmonte: “Pasi vranë babanë tonë, forcat partizane kaluan bulevardin, dhe ekzekutuan edhe Anton Mazrekun, i cili e kishte shtëpinë jo më larg se 100 m. nga ne, pranë Kinemasë “Rozafat”. Po atë natë partizanët ekzekutuan edhe disa nacionalistë e intelektualë të njohur, si: Aleks Mavraqi, Ismail Petrela, Lluka Xhumari, vëllezërit, Muntaz e Vesim Kokalari, (vëllezërit e Musine Kokalarit),gazetarin e njohur Nebil Çika, nje grua mirditore që quhej Dila (pronare e një pijetore) dhe disa të tjerë të cilët i kishin arrestuar ato ditë dhe i mbanin të lidhur në bodrumet e Hotelit “Bristol”(ku sot është Muzeu Kombëtar). Masakra që komunistët kryen në hotelin “Bristol” ishte e fundit në Tiranë, sepse pas asaj dite e deri me largimin e gjermanëve, nuk u ekzekutua asnjë nacionalist apo person tjetër në në kryeqytet.

Thuhet se urdhëri për ndalimin e masakrave ndaj nacionalistëve erdhi nga Enver Hoxha, i cili asokohe ndodhej në Berat bashkë me qeverinë provizore në pritje për të ardhur në Tiranë. Lidhur me këtë, në kujtimet e tija (seria e veprave) Enveri shkruan:‘Kur ishim në Berat më erdhi në zyrë me një frymë Sejfulla Malëshova dhe më tha: Enver në Tiranë po vrasin oficerët. Ky është gabim i madh se ata do na duhen nesër kur të ngremë pushtetin’. Unë i thashë nëse e fliste me përgjegjësi atë gjë’, shkruan Enveri në kujtimet e tij. Nga sa shihet edhe prej debabtit që Enveri ka bërë me Malëshovën, ai mund të jetë frenuar dhe ka dhënë urdhër që të ndaloheshin ekzekutimet e nacionalistëve në Tiranë.

Nga ky urdhër i shpëtoi jeta edhe Osman Kazazit, kur në mëngjezin e 13 nëntorit partizanët shkuan për ta ekzekutuar në shtëpinë e Dem Xhepës (tregtar i njohur që kishte financuar komunistët dhe mik i ngushtë i Myslym Pezës). Partizanët i kërkuan Demës që t’ua dorzonte Osmanin, por ai duke i pasur krahët e nxehta nga miqësia me parinë e komunistëve, rezistoi e nuk e nxorri duke u thënë se do ua jepte të nesërmen. Dhe vërtet Dema e nxorri të nesërmen Osmanin duke ua çuar partizanëve të cilët nuk e pushkatuan, si duket pas urdhërit që kishte dhënë Enveri”, kujtonte Islam Lleshi rreth vrasjeve që partizanët bënë ndaj nacionalistëve ato ditë nëntori të vitit 1944 dhe masakrën në bodrumet e Hotelit “Bristol”.

Në Tiranë nuk u luftua

Po a ka pasur luftë në mes forcave partizanëve dhe atyre naziste gjermane në qytetin e Tiranës në nëntorin e vitit 1944? Lidhur me këtë, Islami Lleshi kujtonte: “Që nga fundi i tetorit e deri në datën 17 nëntor 1944 kur gjermanët u larguan përfundimisht nga Tirana, nuk ka pasur fare luftë në mes tyre dhe partizanëve. Gjithë ato ditë jeta në kryeqytet ishte krejt normale, tepër e qetë dhe funksiononin rregullisht të gjitha aktivitetet tregtare në të gjitha zonat e Tiranës si në qëndër të saj, ashtu dhe në periferi. Edhe kur partizanët e Brigadës së Parë u afruan nga periferitë e kryeqytetit dhe kontrollonin gjithë zonën Lindore të Tiranës, deri tek Rruga “Bardhyl”, gjermanët rrinin lirisht pa asnjë lloj problemi, në Hotel”Dajti”, (ku ishte rezidenca kryesore e tyre) në Tiranën e Re dhe gjatë gjithë bulevardit kryesor nga stacioni i sotëm i trenit e deri tek korpusi qëndror i Universitetit Shtetëror të Tiranës ku asokohe ishte vendosur komanda gjermane.

Ajo situatë e qetë që mbretëronte ditën, ndryshonte krejtësisht natën, ku dëgjoheshin krisma bombash dhe breshëri armësh pothuaj në të gjithë Tiranën. Kjo gjë vinte sipas një plani që kishin bërë më parë partizanët të cilët kishin urdhëruar komunistët dhe ilegalët që ishin në qytet, që të qëllonin gjithë natën kot në ajër, me qëllim që popullsia e kryeqytetit të kujtonte se po bëhej luftë e madhe dhe se po vinin partizanët për t’i çliruar. Pasi gjermanët u tërhoqën nga Rruga “Bardhyl” për në qëndër, ku instaluan vetëm një tank në një gropë të madhe tek sheshi “Skënderbej”, partizanët përparuan pa shkrepur asnjë armë dhe u afruan deri aty ku sot është Estrada e Tiranës. Aty ata ngritën një barrikadë të gjatë me fuçia dhe mjete të ndryshme, duke e bllokuar krejt bulevardin. E vetmja luftë që është bërë deri më datën 13 nëntor në Tiranë në mes partizanëve dhe gjermanëve, është ajo për marrjen e bunkerit (tankut) që ishte vendosur në qendër të Tiranës.

Kjo gjë është më se e vërtetë dhe në mënyrë apsolute luftë tjetër nuk ka pasur gjatë gjithë atyre ditëve që propaganda komuniste prej vitesh ka pretenduar se është bërë luftë e madhe për çlirimin e Tiranës. Le të dalë një familje tiranase dhe të thotë se ato ditë ka parë ndonjë partizanë të vrarë brenda kryeqytetit. Nuk është aspak e vërtetë se 134 partizanët e Brigadës së Parë u vranë për çlirimin e Tiranës. Ata janë vrarë në rrethinat e në fshatrat e kryeqytetit, si: Sauk, Selitë dhe në Laprakë tek Fusha e Aviacionit, në përpjekjet për të hyrë në qytet. Vetëm gjatë tërheqjes së tyre nga Rruga e Kavajës dhe ajo e Durrësit më 17 nëntor, gjermanët ekzekutuan tek tuk ndonjë person nga popullsia civile, vetëm pasi ata u goditën me armë. Këtë gjë gjermanët e bënë pasi më parë kishin lajmëruar tërheqjen e tyre dhe se po të goditeshin, do të hakmerreshin. Kurse ndërtesat e shkatërruara në qëndër të Tiranës, kryesisht rreth e rrotull sheshit “Skënderbej”, etj, nuk janë prishur si rezultat i ndonjë lufte, por nga bombardimet e aviacionit aleat anglo-amerikan, të cilët qëllonin kundër forcave gjermane kudo ato ndodheshin”.

Kështu shprehej Islam Lleshi lidhur me ato ngjarje të largëta të vitit 1944, të cilat në historinë e Shqipërisë njihen si “ditët për çlirimin e Tiranës”, duke këmbëngulur se nuk ka pasur asnjë lloj lufte në mes partizanëve dhe gjermanëve brenda qytetit. Për të cilat propaganda e regjimit komunist për gati gjysëm shekulli me rradhë i ka bërë jehonë të madhe duke thënë se: ‘Është luftuar shtëpi më shtëpi dhe rrugë më rrugë, ku gjaku është derdhur rrëke’. ‘Gjaku që u derdh në rrugët e Tiranës në ato ditë, ishte ai i 40 intelektualëve nacionalistë, të cilët u ekzekutuan nga forcat partizane në bodrumet e hotel “Bristol”-it dhe rrugëve të Tiranës”, e përfundonte dëshminë e tij Islam Lleshi, ish-eksponent i Rinisë së Ballit Kombëtar, babanë e të cilit, komunistët e ekzekutuan pa asnjë shkak në pragun e shtëpisë së tij duke u gdhirë 13 nëntori i vitit 1944.

Memorie.al

Lista e të ekzekutuarëve në Tiranë nga njësiet partizane

Abdulla Saraçi

Muharrem Liku

Hamit Greblleshi

Muntaz Kokalari

Vesim Kokalari

Syrja Kokalari

Azis Blloshmi

Muharrem Lleshi

Akil Sakiqi

Nazmi Uruçi

Hasan Dine

Bajram Cuka

Boris Beleski

Fahri Dabulla

Faik Shkupi

Ismail Petrela

Jusuf Allamani

Jorgji Mema

Jakup Deliallisi

Mehmet Dado

Kapllan Deliallisi

Shefqet Deliallisi

Anton Fekeçi

Rifat Tërshana

Petraq Pekmezi

Selman Ali Korça

Aleks Mavraqi

Selman Shqefni

Minella Kotokoci

Ndue Pali

Selim Brahja

Selim Kelmendi

Nebil Çika

Lluka Xhumari

Rakip Kalenja

Ali Panariti

Subi Topulli

 

15 komente në ““Më 13 nëntor ’44, partizanët e Halit Tafanit na vranë babanë në oborr”: Dëshmia e rrallë dhe emrat e 37 personave që u ekzekutuan”

  1. nino says:

    Lufta ishe kunder fashizmit dhe keta qe u vrane ishin bashkepunetore te fashizmit…..

  2. ARBEN says:

    O qelbesira pse nuk publikoni listen me emrat e njerzve te vrar nga keto emrat qe keni shkrujtur me siper

    1. Ardi says:

      Mos e vrit mendjen se sapo mbaruan pune me babane tend. Me pas filluan duke vrare njeri tjetrin per 50 vite rresht.

  3. Pato says:

    Mund edhe ti kishin varur ne mes te Tiranes ashtu sic ben ne Paris, Londer, Amsterdam, Rome, Bruksel, Oslo dhe grave te tyre tu qethnin koken publikisht sic bene ne gjithe Evropen. Partizanet ishin shume here me civil e te emancipuar. Po ca do bejme tani do lexojme e degjojme kacolat e sotem, e pa imagjinushme te publikohen artikuj te tille ne France apo Angli.

  4. Dauti says:

    Ke konflikt interesi or mik, nuk te merret si e vertet kjo qe Thua. Sipas teje gjermanten nuk kan shkrehur asnje pushke ne Tirane? lexo shenimet e gjermanve (wermachtit) futi edhe nje dhalle se kthjellohesh

  5. Zylo says:

    U ngriten kembet ti bien kokes.Sado ta ilustrosh tregimin me keto portale.com nuk do tja dalesh dot.Ai vazhdon te jete komandanti i UNCl.Keshtu qe rete mbi kete vend nuk mund ta mbulojne diellin ndricues te asaj periudhe.

  6. KOZi says:

    Sec ka nje problem te pazgjidhur ne Shqiperi ! Ne Kosove nuk ekziston, nuk kane shqetesime se kur u clirua Kosova . Thjesht ato qe bashkepunuan me armikun shekullor sllav e grek jane ne anen negative te historise , kjo vlen edhe ne Shqiperi por ka ngelur nje numer qe perpiqen ta mburrin bashkepunimin me serbo – sllavet. Ne Kosove nuk mburren me luften e partizanve komuniste qe sebashku me serbet e me Fadil Hoxhen e me Titon krijuan Jugosllavine. Edhe ne Kroaci sot nuk mburren me clirimin,luften, e Titon qe ishte Kroat. Edhe Hungaria sot nuk mburret me luften ,thjeshte kane date perkujtimore me 11 nentor 1918 mbaroi lufta e pare boterore, me 8 maj 1945 mbaroi lufta dyte boterore. Ne komunizem edhe ne Shqiperi edhe ne Hungari eshte permendur – Kunderevolucioni hungarez i 1956 – i cili ishte antikomunist e anti rus dhe u shtyp me tanke . Sot ky i quajturi kunderrevolucion eshte mburrje per hungarine, perkujtohet si revolucin antikomunist dhe Ambasada Hungareze organizon ceremoni perkujtimore.
    Prandej lind pyetja ,perkujtohet 75 vjetori thjesht si mbarim i luftes apo per te perkujtuar komunizmin…….tung

  7. Tironci says:

    Ajo qe shkruhet ketu eshte e vertete.
    Nji xhai im qe nuk jeton me, me pati treguar per kete histori dhe tankun tek sheshi ne qender te Tirones.
    Ne kete menyre gjermonet kontrollonin gjithe rruget kryesore te tirones.
    Bile me ka tregu se ai dhe femije te tjere shkonin afer tankut dhe ngacmonin ushtaret gjermon dhe ushtaret perplasnin cizmet e leshonin ndonje fjale gjermanisht dhe kalamojt iknin me vrap, ndersa gjermonet shkriheshin se qeshuri, bile kishte zera se komandanti gjermon pati urdheruar te mos luftohej kunder shqiptareve, pra tirona ne ato dite ka qene e qete.
    Problem doli Kur edhen partizonet ne tirone qe u futen neper shtepite e qytetareve dhe nuk lane gjo pa vjedh nen gryken e armeve. Keta ishin banditet e vertete e jo gjermonet qe cdo gjo qe blenin e paguanin me pare.
    partizonet i udhehiqte rusi dhe ja pa hajrin shqiperia e kosova bashke ku perfunduan dhe jane duke i vuajtur pasojat edhe sot.
    Te kishte nejt gjermoni ne shqiperi sdo kishte ardhe enver muti ne fuqi por do ishte sot shqiperia lule si gjermania.
    Shikoni si eshte koreja e jugut, qe ka industrine me te fuqishme ne bote per ndertimin e vaporeve eshte me i madh ne bote pa llogaritur te tjerat.
    Te gjitha keto vuajtje te shqiptareve kusuret e komunistave jane. vazhdoni se me keq do vuani po nuk pate realitetin sic eshte dhe po nuk mbrojtet te verteten.

  8. nord.al says:

    Ato qe ju quani partizane jane nje bande terroristesh te ngjashem me demokrasit e sotem. E njejta bande dhe i njejti kapobande.

  9. DESHMITARE says:

    @@@Z. iSLAM Lleshi..”Leshi”….Mbetet duke GENJYER, dhe Mashtruar…PO ja qe na erdhi “Demokracia”..qe te Nxjerrin Koken Gjarperinjte e Strukur ne Halet e Kohes, se sotme..
    Ju Perpiqeni z.Islam Lleshi te Genjeni, sepse edhe vete Keni Cituar:”Ne varrimin e Babit” nuk munden te vinin Gjithe Njerezit se te Varrezat e Bamit degjoheshin Krismat e Pushkeve dhe Bombave….????Po pse mor Idjot…mos valle Njerezit Hidhnin kote se koti Bomba?? PRA E PRANONI edhe vete
    se kishte Lufte….
    Na thoni se Vellai Juaj ishte i Rinise se Ballit Kombetare………………Po vellai juaj..ku ishte ne ate Kohe???Apo mos po “Luftonte Gjermanet”???Nuk na the…por ..thjeshte perpiqesh te anashkaloshe Problemin…..PSE NUK NA THONI SE KENI QENE BASHKEPUNETORE ME OKUPATORIN????
    1-Eshte e VERTET se Gjermanet e Rrethuar ne Tirane Prisnin Perforcime nga Autokolonat Gjermane qe Terhiqeshin nga Greqia….por keto Autokolona ishin Vene nene Zjarrin e Luftes se Partizaneve….dhe kete e di nga DESHMITARE TE GJALLE,qe me kane Treguar se BETEJA E MUSHQETAS, eshte tamam sikure se e paraqete Filmi”Prita”….dhe kete e kame degjuar ne nje Bisede ne Fshatrat e Kerrabes ne anen tjeter te malit ku fillon Elbasani,e kame degjuar nga nje njeri i thjeshte qe ate kohe ishte me Dhite e tije,ne kullote dhe nuk e dinte se kush Luftonte…
    “Isha djale 17-te vjece na tha….Degjohej vete shkrepje Armesh nga te gjitha anet..dhe beteja zgjati 2-tre dite….
    Ne Tirane, hyne vetem nje Pjese e vogel e Gjermaneve qe munde te shpetonin nga Pritat Partizane….
    z.Lleshi:Bashkepunimi me Okupatorin, ka bere qe shume Pjesetare te ballit Kombetare,mbase edhe nga ata qe duket se “Besonin” vertet per nje “Zgjidhje te drejte”…mbase Clirimit te vendit…ti vinte direke nene zjerrin e Partizaneve sepse Ballikombatare BASHKEPUNOJ ngaushte me Gjermanet,sjell si shembull:Dorezimin e Gjeeneralit Anglez Dejvis…nga Ballistet e Ibrahim Bicakut….Bashkepunetoret me Okupatorin perbejne TRADHETI, sepse jane Shqipetare dhe DENIMI PER TA BEHET ME I RREPTE, se sa per Roberit Gjermane qe u neshtroheshin Konventave Nderkombetare….
    Une qe ju shkruaj, nuk kame pasur ne Familje Partizane..por as Balliste…ishim Njerez ne Punen tone…POR QE Gjysherit tane MBESHTETEN LUFTEN ANTIFASHISTE….strehuan..Partizanet ne shtepi u dhane Buke..si dhe Ndihme ne Para….duke besuar ne nje Lufte te Drejte… KUNDER PUSHTUESIT…dhe ja qe nuk na u “Vrane” nga Partizanet…..Partizanet EKZEKUTONIN ATA QE KISHIN SPIUNUAR , te Okupatori Nazifashiste..dhe mire Bene..Spiunet ..kane gjithemone VLEREN E TE SHITURIT, prandaj dhe duhet te DENOHEN SI TE TILLE..jame i mendimit..qe edhe sote Spiunet “Demokrate” te Serbit apo Grekut duhet te EKZEKUTOHEN..lol

  10. Andrea says:

    Ore ky kari Moli njehere thote e varrosem ne oborr se kishte lufte, njehere nuk ka pas lufte po dreka darka mes partizonve dhe gjermonve???? Ke Mol te besojme???

  11. Shqiptar says:

    Po kur Tirana ato dit ishte e qete dhe nuk luftohej pse e varroset babain ne oborrin e pasem ?! Po ti nuk di as te genjesh o tradhtar i kombit bie ne kundershtim me veten. Ysht rrac e felliqur

  12. T.Voda says:

    —–Se parit, ANTON MAZREKU;;
    == Ka qene nje nder komentatoret me brilante ne historine e trasmetimit te sportit ne radio- deri ne fund- vitet 1960-[ sepse ne televizion nuk me kujtohet te kete trasmetuar -mbase ne ato vite ka vdek] . -;-
    -===- Se dytit, ne parim, shpre keqardhje per cdo lloje viktime njerezore. — POR…,por lufta eshte luft.. Dhe kur ajo eshte dhe behet per clirimin e vendit, Atdheut , mer rendesine e nje lufte te shenjte. Keshtu , cdo bir i atij vendi, vecanerisht kur lufta po arrinte momentet finale , nuk mund te qendronte indiferent , DHE AQ ME KEQ , NE SE JE BIR I ATIJ VENDI , DHE BEHESH BASHKEPUNETOR I PUSHTUSI , DHE KUNDER NJERZVE E TE VENDIT TEND. – NUK KA ME KEQ.!!!
    == = Se treti, NE BAZE te vendimeve te Kongresit te Permetit -24 Maj 1944 . –ish BERE THIRRJE. ; = Te gjithe Shqiptaret duhet te mernin pjese ne luften kunder okupatorit’. Madje, Te gjithe atta qe dolen mbas kesaj date [24 Majit].. , kur arriten mbas clirimit moshen e pensionit , nuk e moren dot nje mije lekshin e luftes, sepse dalja partizan ishte e detyrushme per cdo shtetas.
    == PO U TREGOJ NJE SHEMBULL. Vellai nenes doli partizan me 27 Maj te vitit 1944 me Br.8 Sulmuese, . I ndoqen farcat gjermane deri ne VISHEGRAD. Atje kusheriri tij qe luftonte ne krah te tij u vra,, ndersa ai vet u plagos rend, me 2 a 3 plag, u kurua disa muaj ne spitalet e Beogradit dhe u kthye se bashku me brigaden nepermjet Qaf Thanes e u bazuan ne Elbasan , qendroi dhe 2- 3 vjet te tjera [aty mesoi edhe shkrim e kendim] dhe ju kthye parmendes dhe cekicit te muratorit ne fshatin e lindjes….POR…por kur i erdhi koha e pensionit , me gjithe se me copen e bombes ne trup deri sa vdoq, –Ai nuk e fitoi 1000 lekshin e luftes.
    — NDERSA LLESHAJT , QE I SHEBYEN , QE U SHPERBLYEN , E QE U SHKOLLUAN TEK PUSHTUSI, nuk dolen partizane as mbas 5- 6 muaj me vone, madje AS KUR LUFTA ZHVILLOHEJ TEK PRAGU I DERES SE SHTEPIS , DHE KUR U ERDHI KOHA E PENSIONIT , E MOREN NJESOJ ME PERTIZANIN QE U PLAGOS NE VISHEGDAD TE JUGOSLLAVIS , DHE U VARROS NE MOSHEN 95 VJECARE ME COPEN E BOMBES NE TRUP .
    ==VO..– Per korektes. == Partizani ne fjale quhej RUSHAN DYRMISHI, nga fshsti Bubes i Pare -PERMET.
    …………………………………….
    ”== VO== O NJEREZ TE MIR..!! — TE kujdo krahu qofshi, Mjaf i ngacmuat e u rate teneqeve dhe llamarinave te ndryshkura te kohes shkuar . Nuk ka lume e det qe i LAN VEPRIMET KOLABORACIONISTE . Aq me teper ti lash tani, me m….. e me sh…… ,mbas 75 vjetesh , me me the , e me te thash.. Ai brez…., gati u largua i gjithe nga kjo bote,. Nje pjese me copat e boombes e plagget e luftes per clirimI e Atdheut ne trup , dhe nje pjese jo vetem me njollen zeze te 2-3 viteve te luftes, por edhe me PLAGET DHE HELMIN E LUFTES FAMKEQE TE KLASAVE qe i ndoqi e perndoqi per 50 vjet.
    —- Mjaft me me format e metodat e vete-helmimit , te vete-mbytjes e te vete-asgjesimit . Ne se vazhdohet keshtu , si keto 30 vjet, ATE QE SE BENE SHEKUJT, do e beje jo shume larg dekadat e ardheshme, TRETJEN dhe SHPERBERJEN GRADUALE TE KOMBIT.
    === E kam theksuar edhe ne disa komente me pare ; NDERIMI E VLERESIMI I LUFTES PER CLIRIMIN E VENDIT , I HEROJVE, DESHOREVE DHE DREJTUSEVE TE SAJ , I KRENON DHE NDERON TE GJITHE SHHQIPTARET , PA PERJASHTIM, PA VARESISHT SE SI U RRESHTUAN FORCAR NE ATE LUFTE .Kjo kerkese ka vlera te shume fishta PER TE GJITHE SHQIPTARET , vecmas per brezat e ardhshem
    === AJO, duhet te mbetet per brezat SI E VETMJA NGJARJE MADHORE DINJITOZE nga Shqiperia E KOHEVE MODERNE , BURIM FRYMEZIMI PER TI DALE ZOT VENDIT NE CDO KOHE.. Keto lloje gojdhenash helmatisese duhen pastruar. EDHE SIKUR AJO LUFTE= Te kete doza zmadhimi, ,zbukurimi, mburrjeje , nuk i vjen asnje gje e keqe Shqiperis ,shqiptareve te cdo krahu si edhe brezave qe vine , si brenda vendit ashtu dhe tek nderkombetaret .
    — Eshte fatkeqesi, qe akoma mbas gati 3 dekadash ,..BOTA AKADEMIKE SHQIPTARE NUK KA ARRITUR TE KRIJOI NJE MENDIM TE QARTE , TE PERBASHKET DHE MBARE KOMBETAR per LANC, per te RENET DHE FIGURAT E SAJ
    –=- LE Te krijohej fryma mirkuptuse , rivleresuse dhe e nje ndjese reciproke, e te dy kraheve te luftes . KJO, duhet te quhej PERIUDHA E KONSENSUSIT DHE PAJTIMIT HISTORIK , MBARE KOMBRTAR . Pas kesaj , nuk duhet lejuar me ligj qe ne shkollat e te gjitha niveleve, ne institucione shtetrore e komunikimet zyrtare , diplomatike …etj…te kete mosperputhje me cka eshe vendos me konsensus mbare kombetar. DUHEN MIRE PERCAKTUAR PIKETAT ;- NJE KOMB , NJE QENDRIM…!!
    —- Gjithashtu, duhet bere e qarte ME LIGJ, , CFAR PERFSHIN TRADHETIA NDAJ ATDHEUT, DHE INTERESAVE TE KOMBIT NE TERESI. . Duhet te behet e qarte qe toleranca ne kete drejtim duhet te jete zero. LOJRAT QE CENOJNE RENDE INTERESAT E ATDHEUT NUK DUHEN LEJUAR, [TOLERUAR]..
    === Pershendetje — Tomor Voda — NY- USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje